Alice Adams (14 gusht 1926 – 27 maj 1999) ishte autore e njëmbëdhjetë romaneve dhe gjashtë koleksioneve me tregime. Mori tre herë çmimin O. Henry për tregime. Ajo lindi në Fredericksburg, Virxhinia. Karriera e saj letrare rrëfen më shumë se gjysmë shekulli ndryshimesh shoqërore për gratë amerikane. Në shkrimet e saj, Adams përshkroi ato ndryshime në jetën e grave pas Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), ashtu si F. Scott Fitzgerald, me të cilin ajo është krahasuar për stilin në prozë dhe dokumentimin e shoqërisë, posaçërisht shfaqjen e gruas së re pas Luftës së parë botërore.