Raport i monitorimit të shtypit – 2003
SHKURT- PRILL 2003
GAZETAT E MONITORUARA:
- Koha Ditore
- Bota Sot
- Zëri-D
- Epoka e Re
- Kosova Sot
- Zëri-J
PSE PO E MONITOROJMË SHTYPIN ?
Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përkatësisht Qendra e saj Informative dhe Dokumentare, tash sa kohë është duke e bërë monitorimin e shtypit Kosovar lidhur me pozitën dhe trajtimin e gruas në shoqëri.
Kësaj radhe jemi përqëndruar tek monitorimi i shtypit mbi dhunën ndaj gruas në një periudhë të caktuar(Shkurt-Prill-2003).
Qëllimi kryesor i këtij monitorimi është : të hetohet nese e vërteta për dhunën ndaj gruas në familjen Kosovare dhe në përgjithësi në shoqërinë Kosovare,i ka kapërcyer muret e heshtjes,dhe për të flitët dhe shkruhet si për një plagë që kërkon shërim ?…
Ky fakt është me rëndësi kur e dimë se dhuna ndaj gruas (dhunë që ushtron burri ndaj gruas, babai ndaj vajzës ose ndonjë M , tjetër i familjes ndaj F) tradicionalisht është endur si hije në familjet tona, ka qenë pjesë e hidhur e realitetit, për të cilën gjë është heshtur, e heshtur nga frika dhe nga turpi?!…
A do të thot kjo se nuk ka më dhunë në shoqërinë tonë, apo ajo është në rënje?
-Fatkeqsisht Jo! I vetmi ndryshim është bërë ne faktin se po shtohen rastet kur gruaja flet hapur për dhunën që ushtrohet ndaj saj, shpeshherë është ajo vet që denoncon burrin tek organet e rendit, për dhunën e ushruar ndaj saj, kuptohet, kjo ndodh atëher kur Ajo arrinë t’u shpëtojë kthetrave të burrit!
Është e vërtetë se të trajtohet tema e dhunës ndaj gruas nuk është punë e lehtë, por inkurajon fakti se janë shtuar shkrimet e hapura për të dhe kundër saj.
PËRCAKTIMI I KONCEPTIT TË DHUNËS
Dhunë ndaj gruas- nuk do të thotë vetëm: vrasja, dhunimi ose edhe forma të tjera të dhunës ndaj Saj që për pasojë sjellin lëndime fizike.
Pikërisht gratë janë ato që zunë të flasin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre.
Ato, në fillim ishin shumë të ndruajtura të pasigurta për rezultatet e kësaj lëvizjeje, por heshtja u thye, zëri u ngrit. Ato filluan së pari vetëdijësimin e pjesës tjetër të po kësaj gjinie: Se dhuna ndaj gruas –të gjitha format e kësaj dhune, duhet luftuar poashtu me të gjitha format.
Në këtë mënyrë është bërë një përpjekje serioze për t’a ndryshuar edhe bindjen e atyre grave që tradicionalisht kanë jetuar nën dhunë, të vetëdijshme se kjo që po bëhet ndaj tyre nuk është gjë e mirë, por të pafuçishme për të ndryshuar, kanë heshtur, janë pajtuar duke u nënshtruar.
SI DUHET LUFTUAR DHUNËN ?
Kur e them këtë e kam parasysh faktin se për të arritur emancipimin e vërtetë,gruaja,duhet t’a bëjë hapin e parë, kurse, hapi i parë është fillimi i këtij procesi, mbledhja dhe shpenzimi i energjisë përsonale dhe kolektive për t’a bërë të njohur dhe publike dhunën ndaj gruas, e pastaj duke e analizuar, edhe duhet bërë përpjekje për t’a luftuar po këtë dhunë, e cila është, dhe vazhdon të paraqitet në shoqërinë tonë në forma të vjetra dhe të reja.
MONITORIMI I SHTYPIT SHKURT – PRILL – 2003
Janë monitoruar këto gazeta:
Koha Ditore
Bota sot
Zëri-D
Epoka e Re
Kosova Sot
Zëri-J
Në këtë raport-analizë kemi përfshirë artikuj që kanë pasqyruar dhunën ndaj gruas-pa e përfshirë trafikimin si një lloj të veçantë të dhunës për të cilin do të bëjmë trajtim dhe analizë poashtu të veçantë.
Qëllimi i këtij monitorimi është evidentimi i problematikave lidhur me dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave gjatë dy muajve(SHkurt-Prill -2003)
Kjo formë e monitorimit, besojmë se do të na ndihmojë që t’a bëjmë hetimin e dhunës gjinore, duke u përqendruar në disa aspekte që i paraqet sot shtypi ynë i përditshëm, aspekte këto që përshkruajnë në përgjithësi situatën në të cilën jetojnë sot gratë dhe vajzat në Kosovë.
Dhuna ndaj gruas,si një formë e veçantë e diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave njerëzorë,ka zënë të pasqyrohet më shumë në shtypin tonë sidomos viteve të fundit,edhepse as ky pasqyrim nuk kënaq kur e dijmë se ka dhunë më shumë se sa që flitet a shkruhet për të. Kohët e fundit kanë zënë të flasin më zëshëm dëshmitarët, por edhe vet viktimat e kësaj dhune.
Në këtë analizë të thjeshtë do të përpiqemi t’i përcaktojmë :
Çështjet e dhunës gjinore që janë pasqyruar më shumë në faqet e shtypit të përditshëm;
Llojin e dhunës më të përhapur gjatë muajve Shkurt – Prill – 2003-
Mjediset e dhunshme (familja, vendi i punës, rruga, etj.)
Dhunuesit më të shpeshtë ( bashkëshorti, partneri, kolegu, eprori, etj.)
Rëndësi e veçantë gjatë këtij monitorimi do t’i kushtohet veçanërishtë hapsirës që ofrojnë gazetat për pasqyrimin e kësaj problematike,në raport me problematikat tjera që poashtu e mundojnë popullin e Kosovës në përgjithësi.
Jemi të vetëdijshëm se përmes këtij monotorimi nuk do t’a ndryshojmë shumë gjendjen ekzistuese, por jemi të vendosura t’a bëjmë hapin e parë: Të flasim hapur,pa turp, pa ngurrim, pa fshehur as minimizuar asgjë për dhunën ndaj gruas, duke dashur t’a paraqesim si problem ekzistues, i cili e dëmton shoqërinë tonë që nga thelbi(familja)e më tej, me të cilin, të gjithë duhet të merremi më seriozisht.
Mbikqyrja- monitorimi, apo në njëfarë mënyre kontrollimi i shtypit, sa u përket shkrimeve për dhunën ndaj gruas, nuk ka qenë edhe punë e lehtë, jo pse ka aq shumë gazeta dhe në to shumë shkrime që rrahin këtë problematikë,e ne s’u dalim dot në krye, por, mu pse ato shkrime janë të margjinalizuara , janë aq të shkurtëra dhe sipërfaqsore ,të shumtën e rasteve kalohen vetëm si një informatë e shkurtër dhe e shpejtë, nuk ofrojnë të dhëna të mjaftuara për rastin, prandaj dhe nuk arrinë fare t’a zgjojnë kurreshtjen e lexuesit. Poashtu, hapsira, apo këndi që artikulli zë në gazetë, zakonisht është një këndë’’i fshehtë’’ që lë përshtypjen sikur do,apo duhet të fshihet nga syri i lexuesit.
Janë disa faktorë që bëjnë të nxjerrim këtë përfundim:
Njëri është se : gazetari-ja është ai,ajo që ka shkruar vetëm kalimthi për atë se ç’ka dëgjuar ose ndonjëher edhe parë,kurse asnjeherë,asnjeri nuk ka hulumtuar ndonjë rast për të dhënë hollësi të tjera, a bërë ndonjë analizë lidhur me këtë problematikë.
Këto ‘’lëshime’’ bëhen sigurisht, edhe për arësye se gazetat janë shumë të zëna me ,,çështje serioze” politike , sociale, apo me polemika dhe konfrontime të hapura mes individëve dhe partive politike, sa nuk u ngelet hapsirë e lirë për,, çështje të grave’’.
GAZETAT E MONITORUARA SHKURT – PRILL – 2003
Koha Ditore —— 7 artikuj;
Epoka e Re ——- 4 artikuj(Shkurt- Mars)
Bota Sot ———- 12 artikuj
Kosova Sot ——- 6 artikuj(Shkurt – Mars)
Zëri – D. ———- 7 artikuj
Zëri – J. ———— 3 artikuj
Sipas shenimeve të dhëna më lart mund të shihet një pasqyrë e përafërt me atë se sa është përfshirë kjo problematikë në shtypin kosovar.
SI E TRAJTOJNË MEDIAT E SHKRUARA PROBLEMATIKËN E DHUNËS NDAJ GRUAS
Artikujt e publikuar nëpër faqet e gazetave dhe revistave që dalin në Kosovë e që pasqyrojnë dhunën ndaj gruas, janë të karakterit vetëm informativ. Në përmbajtjen e tyre nuk duket as një përpjekje më e vogël për t’a bërë një analizë të problematikës apo së paku një qasje pak më ndryshe ndaj kësaj problematike ose vet viktimës.
Gratë janë ato që të parat e thonë ndonjë fjalë, atëher kur u ipet rasti dhe hapsira.
Ato shpeshherë përmes organizatave të tyre, ndërsa më rrallë si individ e bëjnë analizën e kësaj problematike.Nuk kemi parë ndonjë përpjekje më serioze që të analizohet shtruar dhe hapur dhuna si dukuri.
Kur them kështu gjithnjë mendoj në dhunën ndaj gruas të shprehur në formë : dhunimi, rrëmbimi,rrahje apo vrasje, pasiqë gadi të gjitha shkrime edhe i referohen vetëm kësaj forme të dhunës :
,,Masakrohet kosovarja në Itali, policia kërkon vjehrrin’’ (Kosova Sot-13. 02. 2003) ose – ,, Leonora Atashi u vra për motive të ulëta ‘’ ( Koha Ditore- 20. 02. 2003)
ose – ,, Një Kosovar 42- vjeçar vret vajzën e tij 16- vjeçare’’ ( Zëri- D. 18. 03. 2003)
ose – ,, Kindapon dhe përdhunon ish-gruan e tij’’ (Koha Ditore 18. 03. 2003)
ÇKA ËSHTË E ÇKA S’ËSHTË DHUNË NDAJ GRUAS
Po e zëmë se artikujt që pasqyrojnë dhunën ndaj gruas janë ashtu siç do të duhej të jenë : të dukshëm për lexuesin, të rrethuar, të nenvizuara, të shejuar që në ballin e gazetës, pra i kanë të gjitha elementet e duhura që e bëjnë një shkrim të mos i shpëtojë syrit të lexuesit, por a është dhunë ndaj gruas vetëm vrasja, dhunimi apo rrëmbimi i saj- nga gjithmonë gjinia tjetër-burri ?
– Gjatë muajve Shkurt – Prill – 2003, kur është bërë ky monitorim , kanë qenë vetëm tri shkrime ku nuk është pasqyruar as vrasja, as rrëmbimi as dhunumi si forma të veprimit dhunues ndaj gruas, por dhunë tjetërfare poashtu ndaj gruas:
,,Dhunë trivjeçare ndaj bashkëshortes” (Kosova Sot – 13. 02. 2003),(fq.8)
,, Cak i sulmit femra e vetmuar” (Kosova Sot –13.02. 2003),(fq.8)
,, Në Kosovë ka femra të abuzuara seksualisht në vendet e punës” (Koha Ditore 24. 02. 2003); (fq.9)
Gjatë po këtij monitorimi kemi hasur vetëm një artikull të vetëm ku është vënë në pah ndonjë formë e dhunës tjetër(psikologjike,sociale,seksuale, tradicionale,etj.) ndaj gruas që bëhet në familjet kosovare apo në përgjithësi në shoqërinë tonë:
,, Gratë e intelektualëve më të abuzuara” (Koha Ditore – 20. 04. 2003)
A do të thot kjo se nuk ka më shumë këso forma të dhunës ndaj gruas tek ne, pasiqë ato si të tilla nuk janë pasqyruar në shtyp, apo shoqëria jonë,ne që e përbëjmë këtë shoqëri akoma nuk e kemi definuar se çka është e çka s’është dhunë ndaj gruas ?
A ËSHTË DHUNË TRAJTIMI ,, TRADICIONAL” I GRUAS NGA BURRI …?
,, Më malltreton pa ndërprerë…” Ishin fjalët që ia thot motra të vëllait, duke u ankuar në bashkëshortin e saj:
,,Plumba dhëndrrit : Keqtrajtoi motrën”( Kosova Sot – 24. 02. 2003)
Këto fjalë lexohen në artikullin e njerës nga të përditshmet tona.
Por, edhe ky artikull është publikuar vetëm atëher kur edhe kjo formë e dhunës ka pasur për pasoja lëndimet trupore që e kanë detyruar gruan të flasë hapur.
– Prandaj, edhe zgjidhja e enigmës së kësaj problematike qëndron Këtu-mu tek të folurit hapur!
Shumë gra, për shumë arësye, ngurrojnë të flasin.
,, …A.K. një grua tjetër me fat të njejtë, por që deshi të mbetej anonime,për,, K.D” thot të ketë përjetuar dhunë të rëndë psikike dhe fizike nga burri i saj.Në fillim dhuna ishte e karakterit psikik dhe emocional” përshkruan ajo rrugën e peripetive nëpër të cilat kishte kaluar gjatë jetës bashkëshortore.
Këto raste ,kur flitet hapur dhe zëshëm kundër dhunës ndaj gruas, që nuk shihet me të lëshuar sytë, janë të vetmuara sepse akoma është shumë i madh numri i grave tek të cilat mbizotëron bindja se Trajtimi dradicional i gruas nga burri i saj ose edhe nga pjestarët tjerë –burra-të familjes, është pjesë normale e jetës martesore,tek ne.Këtë fakt e vërtetojmë me shembuj të shumtë të rastësishëm,sepse fatkeqsisht nuk mund të thirremi në rezultatet që kanë dalur pas ndonjë hulumtimi të bërë në këtë fushë.
ÇKA KUPTOJMË ME TRAJTIM TRADICIONAL
TË GRUAS NGA BURRI…
Nuk kemi të dhëna deri sot për ndonjë rast, kur gruaja, motra, vajza, reja…t’a kenë paraqitur te organet e rendit apo denoncuar burrin, babain, vëllanë, kunatin,etj,
Për shkak se e kanë trajtuar keq: nuk e ka thirrë me emër,por me përemër si : Oj TI;Hej; Moj; pastaj me emër të përgjithshëm: grujo; qiko;bijo,fisnike,herife;ose edhe me fjalë e shprehje si: a po n’ien etj.
-Për shkak se e ka urdhëruar në format më të rrepta: Bukën(Për t’a shtruar drekën psh.)
këpucët,(për t’ia lustruar këpucët,psh)ose Mbylle gojën; kqyr punën tande(dmth te fshesa dhe shporeti);kush po të vet Ty etj, të ngjashme si këto.
Poashtu nuk dimë të jenë ankuar kundër tyre për fyerje dhe vënje emrash të kafshëve( të buta dhe të egra):
,, Asnjëher nuk më thërriste në emër.Më drejtohej gjithnjë me emërtimet: Lopë, kuçkë, pelë, tregonte një grua kur po e denonconte të shoqin në polici pasi i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. (,, Gratë e intelektualëve më të abuzuara’’ Koha D.
20.04.2003)
Prandaj, as shtypi ynë nuk nxjerr më shumë shkrime për këtë formë të dhunës ndaj gruas, sepse nuk ka ku ti,, marrë”përderisa askush nuk i hulumton për t’i emëruar pastaj me emrin e vërtetë.
Gjatë bisedave private ,zbulojmë se këso rastesh ka shumë në familjet tona, por në të shumtën e rasteve këto konsiderohen sjellje normale për marrëdhënjet familjare. Është për t’u brengosur se ,sjellje normale konsiderohen prej vet grave ndaj të cilave është ushtruar kjo formë e dhunës, nga ato gra që kanë qenë dëshmitare të kësaj forme të dhunës,nga ato gra që kanë parë të përseritet dhe të përcillet tek brezi i ri po e njejta formë e dhunës. Ato nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ta kundërshtuar,për t’a denoncuar as ndëshkuar,por përkundrazi duke heshtur e kanë pranuar shpeshherë edhe përkrahur,bile dhe preferuar për brezin e ri si mjet efikas për ruajtjen e një bashkëshortësie tradicionale :
Sigurisht nuk po i dëgjojmë për herë të parë shprehjet si :
,,Me t’sha burri nuk asht marre’’;
,,Me t’rreh burri nuk t’koritë- ai asht burrë’’
,, Burrit i ka hije edhe me gabu,se e ka burrninë’’ etj.
ROLI I MEDIAVE (TE SHKRUARA) NE TRAJTIMIN E FENOMENIT TE DHUNES NDAJ GRUAS
Ndikimi i mediave-veçanërisht atyre të shkruara ,në trajtimin ose në përpjekjet për parandalimin e dhunës ndaj gruas është me ndikim, i dukshëm bile edhe më i madh se ç’mendohet. Hapi i pare në këtë drejtim është përpjekja serioze e mediave të shkruara për “zbardhjen” e këtij fenomeni të errët që vazhdimisht tenton të mbetet i fshehur.
Arsyet e fshehjes janë: turpi dhe frika. E para se viktima turpërohet se asaj po i ndodh diçka fyese dhe poshtëruese dhe e dyta nga frika se poqese flet për dhunën që ushtrohet ndaj saj do të ndëshkohet edhe më rëndë në shenjë hakmarrjeje.
E dime poashtu se “aktorët” e dhunës kujdesen mire që “vepra e tyre”, mos t’i kapërcejë muret e shtëpisë. Prandaj, në këtë rast, viktima-gruaja, do të detyrohet të durojë, të nënshtrohet dhe të mos flasë. Kjo praktikë është zbatuar gjithmonë edhe nga shkaku se gruaja nuk ka gjetur përkrahje as tek anëtarët e familjes, as organet e rendit e as të gjyqësisë.
Mediat mund të ndihmojnë në zbulimin e kësaj dukurie duke hulumtuar këso raste edhe kur ato nuk paraqiten në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe duke shkruar për to në mënyrë kritike.
Terminologjia e përdorur në media nuk duhet të jetë neutrale, por duhet vënë thumbi i kritikës në personin-gjininë që ushtron dhunë ndaj tjetrit. Pra, rrallë here lexojmë që dhuna të jetë trajtuar në kuptimin e vërtetë gjinor: “Leonora Atashi u vra në mënyrë tinzare…” Që ne titull të artikullit vëhet dyshimi se Leonora mund të jetë vrarë nga dikush, por nuk potencohet se një vajzë është vrarë nga një burrë;ose “Gratë e intelektualëvë më të abuzuara” (prej kujt?).
Ka aty këtu përpjekje të gazetarëve për ta paraqitur gruan si viktimë, për të vënë në dukje se shkelja e të drejtave të saj është krim dhe duhet dënuar, por në përgjithësi mungojnë analiza më të thella dhe të vëmendshme.