Dy duar

Autorja: Anne Sexton

Përkthyesja: Enida Rusi

Nga deti erdhi një dorë,
injorante si një peni,
e ngatërruar me kripën e mamasë së saj,
memece nga heshtja e peshqve,
e shpejtë nga altarët e baaticave,
dhe Zoti zgjati gojën e Tij
dhe e quajti burrë.
Më pas dora tjetër erdhi
dhe Zoti e quajti grua.
Duart duartrokitën.
Dhe kjo nuk ishte mëkat.
Ishte ashtu siç duhej të ishte.

I shoh tek enden rrugëve:
Levi që qahet për dyshekun e tij,
Sara që studion një buburrec,
Mandrake duke mbajtur filxhanin e kafes,
Sally duke i rënë daulles në një ndeshje futbolli,
Johni duke mbyllur sytë e gruas që po vdes,
Dhe disa që janë në burg,
madje në burgun e trupave të tyre,
si Krishti i burgosur në trupin e Tij
derisa erdhi triumfi.

Çpërdridhuni, duar,
ju pëlhura merimangash engjëllore,
çmbështilluni si unaza e një flamuri që valëvitet,
bashkohuni dhe lereni veten të mbushet me diell
dhe duartrokit, botë,
duartrokit.