Ne

Autorja: Anne Sexton

Përkthyesja: Enida Rusi

Unë isha mbështjellë me pellush
të zi dhe pellush të bardhë dhe
ti më çmbështolle
më vendose në dritën e artë
dhe më pas më kurorëzove,
ndërkohë që jashtë derës
bora binte në kube diagonalë.
Kur bora dhjetë pëllëmbë
Zbriste si yjet
në fragmente të vogla kalçiumi
ne ishim në trupat tanë
(në atë dhomë që do të na varrosë)
dhe ti ishe në trupin tim
(në atë dhomë që do të jetojë pas nesh)
dhe në fillim t’i thava këmbët
me peshqir
sepse isha skllavja jote
e ti më pas më quajte princeshë.
Princeshë!

Oh, më pas
u ngrita me lëkurën time të artë
dhe flaka tutje psalmet
flaka tutje rrobat
dhe ti lëshove frerët
lëshove kapistrën
dhe unë zbërtheva kopsat,
lockat, hutimet,
kartolinat e New englandit
natën e janarit të orës dhjetë
e ne u ngritëm si gruri,
akër pas akre me ar,
dhe ne korrëm,
korrëm.