Burrë dhe grua

Autorja: Anne Sexton

Përkthyesja: Enida Rusi

To speke of wo
that is in marriage…

Ne nuk jemi dashnorë.
Ne as që e njohim njëri-tjetrin.
Ne ngjasojmë
por s’kemi gjë për të thënë.
Ne jemi si pëllumbat…
ai çifti që erdhi në periferi
gabimisht,
duke braktisur Bostonin ku ata përplasën
kokat e tyre të vogla pas një muri qorr,
pasi kishin prishur barakat e frutave në Skajin Verior,
dritarja e lartë prej ametisti e sheshit Luisburg,
ndenjëset mbi Cammon
dhe trafiku që vazhdonte të shkelte
e të shkelte.

Tani ka shi të gjelbër për këdo
i zakonshëm si të lash sytë.
Tani ata janë bashkë
si të huaj në një shtëpi me dy dhoma
duke ngrënë e duke ndenjur së bashku.
Ata kanë dhëmbë dhe gjunjë
por nuk flasin.
Ushtari është i detyruar të rrijë me një ushtar
sepse ata ndajnë të njëjtin pisllëk
dhe të njëjtat godije.

Ata janë mërgimtarë
të njollosur nga e njejta djersë dhe nga ëndrra e pijanecit.
Kështu ata mund vetëm të rrijnë
kthetrat e tyre të kuqe lëndojnë si byzylykë
rreth të njëjtës gjymtyrë.
Edhe vetë kënga e tyre nuk është diçka e sigurt.
Nuk është gjuhë;
është një lloj frymëmarrje.
Ata janë dy azmatikë
fryma e të cilëve hyn e del me ngashërim
nëpër një gyp të vogël pushtor.

Si ata
edhe ne as flasim e as i qartësojmë fytet tona.
Oh i dashur,
ne gulçojmë së bashku pas kanatës së dritares,
të dehur nga ëndrra e pijanecit.
Si ata
edhe ne s’mund veçse të rrijmë.

Por ata do të na e çponin zemrën
nëse do të mund ta kapërcenin distancën fluturimthi.