Lidhja kineze e shputave
Përkthyesja: Luljeta Krasniqi
Tradita e lashtë kineze e lidhjes së shputave u ka shkaktuar shumë vuajtje të përjetshme grave kineze, të cilat e përjetonin atë. Duke hulumtuar rreth arsyes të lidhjes së shputave, një prej gjërave më të vështira është gjetja e fakteve dhe njohurive të shkruara për të, para shekullit 20të. Shumica e datave historike janë mbledhur nga shkrimet, vizatimet dhe fotografitë nga shekulli 19të dhe ai 20të. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se dokumentet historike janë dëshmi e raporteve të misionarëve dhe letërsisë së shoqërive të ndryshme, të cilat ishin kundër lidhjes së shputave. Këto grupe vepronin në mënyrë të tërthortë për shkak të qëndrimeve të tyre opozitare. Dokumenti i parë, i cili e paraqet lidhjen e shputave ishte nga Dinastia Jugore Tang në Nanjig (Vento 1). Megjithëse historia e lidhjes së shputave është shumë e paqartë, ajo zgjati për të paktën një mijë vjet me radhë.
Teksti i mëhershëm i referohet Dinastisë Han, si njerëz që mendonin se gratë kanë këmbë të vogla (Vento 1). Vento gjithashtu pohoi paraqitjen e parë të dokumentuar të lidhjes së shputave, që ishte aktuale dhe që vjen nga Dinastia Tang në Nanjig (1). Para Dinastisë Sung, lidhja e shputave ishte vetëm një shtrëngim i lehtë, i cili mundësonte lëvizje të lirë, ata gjithashtu ishin të mendimit që ta përdornin lidhjen e shputave për t’i mbyllur gratë. Dinastia Yuan paraqiti lidhjen e shputave në pjesën qendrore dhe jugore të Kinës. Ajo mund të ishte edhe tërheqje e vëmenedjes, për të bërë një dallim të qartë kulturor në mes të Kinezëve dhe pushtuesve të tyre, Mongolëve. Lidhja e shputave ka qenë më e popullarizuara gjatë Dinastisë Ming, nëse prindërit kujdeseshin për bijtë e tyre ata nuk mund të lejonin lehtë studimet e tyre dhe nëse ata kujdeseshin për bijat e tyre ata nuk mund të lejonin lehtë lidhjen e shputave të tyre (Levy, 47-49). Një studim i mëvonshëm vlerëson se ekzistojnë akoma një milion gra në Kinë me shputa të lidhura. Gruaja e fundit kineze, e cila akoma jeton me shputa të lidhura në Havai, ishte më 1994 (Kam, D-6).
Ekzistojnë shumë legjenda se si filloi lidhja e shputave, një legjendë e tillë është ajo për Lady Yao, vallëtare dhe konkubinë e Princit Li Yu, e cila vallëzoi me aq hir, saqë Princi kërkoi nga ajo që t’i lidhte shputat e saj, në mënyrë që t’i ngjanin hënave të reja, gjatë gjithë kohës. Një tjetër, tregon se ajo filloi me keqardhjen për Empress Takin, e cila kishte shtrembërim të lindur të këmbëve (Aero, 112-113). Megjithëse akoma nuk është vërtetuar se si filloi lidhja e shputave, njëra prej arsyeve më të mëdha që kjo praktikë vazhdoi për më tepër se 1000 vjet ishte joshja seksuale(Kam, D-1).
Njerëzit kanë dëshmuar vullnetin e tyre për të bërë të mundur-të mirën, djallëzoren, apo diçka të ngjashme për seksin. Lidhja e shputave është një çështje e turpshme, për të cilën shumica e kinezëve nuk dëshirojnë të flasin. Disa burra u ndien të shqetësuar, sepse supozohej që burrat ishin të zotë t’i shfrytëzonin pozitat e tyre shoqërore për t’i detyruar gratë që t’i nënshtroheshin zakonit grotesk dhe të deformuar. Gratë ndiheshin keq, sepse nuk ishte e këndshme të mendohej, që të parët e tyre i kishin gjymtuar bijat e tyre vetëm që t’u përshtateshin sjelljeve dhe standardeve të shoqërisë. Në të kaluarën pornografia kineze ka reflektuar preokupimin për shputat, si dhe burrat që i adhuronin ato quheshin “dashnorët e lotusit”. Kjo u bë vulë e kulturës Brothel. Prostitutat do t’i ekspozonin këmbët e tyre “në kthinat private”, ku ishte e zakonshme që burrat të qëndronin përmbi këmbët e vajzës, t’i fshikullonin, t’i nuhasnin dhe t’i lëpinin ato dhe gjithashtu t’i zhytnin ato në çaj para se ta pinin atë. Kënaqësia më e madhe për ta ishte të hanin bajame prej mesit të gishtërinjëve të thyer të këmbëve. Këmba e vogël është parë qysh në shkrimet poetike dhe ato të këngëve në Kinën e vjetër (Vento, 3-4). Me peshën e trupit përmbi thembra, ecja shkaktonte shtrëngimin e muskujve të vaginës, në këtë mënyrë burrat kinezë deklaroheshin, që të bësh dashuri me gruan me shputa të lidhura ishte njësoj sikur të bësh dashuri me një virgjëreshë. Pjesa më e rëndësishme e këmbës ishte hapësira e rrumbullakët, e cila krijohej gjatë thyerjes së harkut të shputës së këmbës, gjatë procesit origjinal të lidhjes së shputave. Kjo hapësirë e rrumbullakët ndonjëherë trajtohej si një vaginë e dytë për të bërë dashuri (Jackson, 108). Në shoqëritë perëndimore ne gjithashtu i admirojmë këmbët e vogla, madje disa gra, për këtë arsye mbathin këpucë me madhësi shumë të vogël. Në kohën e Viktorit gratë i shtrëngonin belet e tyre me korsetë prej 14 inç, duke penguar frymëmarrjen e tyre dhe duke dëmtuar organet e tyre (Kam, D-1). Disa gra sot bëjnë transplatimin e gjinjëve, edhe pse janë të vetëdijshme për rrezikun nga kanceri. Disa gra dhe burra shkojnë deri në ekstrem vetëm e vetëm që të përshtaten me vlerat e shoqërive. Bukuria e shputave të lidhura ishte një vlerë thellë e rrënjosur në psikën seksuale kineze (McDowell, 63-64). Shputat ishin të çliruara vetëm për të pastruar dhe për të bërë dashuri. Kjo u lejonte burrave të fantazonin lidhur më këmbët. Atyre u ishte thënë që po të shikonin këmbën e lidhur e të pambështjellur, përgjithmonë do të humbte kënaqësia e tyre estetike (Seagrave, 9). Deri më sot, madje edhe një burrë kinez i shtyer në moshë do të shikojë këmbët e një gruaje para se të shikojë fytyrën e saj. Vajzave u lidheshin shputat në moshë shumë të re, në mënyrë që të përfitohej nga butësia e eshtrave të tyre. Para se të fillonte lidhja e shputave, këmbët njomeshin në ujë të ngrohtë në mënyrë që ta zbutnin lëkurën. Përbërës të ndryshëm do të shtoheshin aty, siç janë bajame kopshti, rrënjë manaferrash, rrënjë të tjera, si dhe bimë, duke menduar që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës në mënyrë që të mundësohej lidhja më e mirë. Familjet, përcillnin nga gjenerata në gjeneratë recetat e tyre speciale të njomjes së lëkurës. Gjaku i ngrohtë i kafshëve ishte gjithashtu një tjetër ilaq zbutës. Në provincën Shanxi, praktika e sakrificës së qengjit dhe vendosja e këmbëve të fëmijës brenda në të nuk ishte e panjohur. Në provincën Jiagxi, pula e gjallë përdorej ndonjëherë për të njëjtin qëllim (Jackson, 32). Zakoni i krijimit të këmbëve të vogla gjithashtu ka për pasojë humbjen e muskulit të këmbës, i cili kalbej.
Për të bërë lidhjen e shputave nevoitet një fashë përafërsisht dy inç e gjerë dhe e gjatë dhjetë këmbë. Katër gishtërinjtë shtyhen me forcë nën shputë drejt thembrës së këmbës. Fasha vendoset mbi kurriz të këmbës dhe mbështillet rreth gishtërinjëve të këmbës, duke i mbajtur ata në drejtim të kundërt të thembrës. Fasha do të mbështillet nga prapa dhe përreth thembrës, duke i bashkuar thembrën dhe gishtërinjtë bashkë. Thembra përfundimisht merr formën e pjatës së filxhanit të rrafshur (Jackson, 34). Lidhja e shputave shpesh bëhej përmes qepjes me pe të fortë, në mënyrë që t’i mbanin ato të mos shthureshin dhe më e rëndësishmja ishte, që t’i pengonin vajzat e vogla të mos i zgjidhnin ato. Gjatë ecjes, pesha duhej të binte mbi thembrat. Dhembje të shumta pasonin përgjatë një viti me radhë. Megjithëkëtë, dhembja nuk zhdukej plotësisht përderisa eshtrat e fëmijëve nuk rriteshin plotësisht. Këmbët duhej të pastroheshin dhe rilakoheshin përafërsisht çdo të tretën ditë. Çdo të dytën javë ato duhej t’i ndërronin këpucët, çdo palë këpucë të reja duhej të ishin për një ose dy të dhjetat më të vogla (Ferguson, 1). Këmba ideale ishte e ashtuquajtura “zambaku i artë”, e që ishte e gjatë 3 inç (7 cm), megjithatë, kjo ishte një gjë e rrallë, si dhe ato të cilat ia arrinin këtij qëllimi, zakonisht martoheshin në shtresën më të lartë të shoqërisë (Kam, D-6). Ndërmjetësuesit e martesave nuk pyesnin “A është e bukur ajo”, por “Sa janë të vogla këmbët e saj”. Ata besonin që fytyra është e krijuar nga qielli, por që këmba e gjorë e lidhur keq ishte shenjë e dembelisë. Komplikimet si ulçeroza, paraliza dhe gangrena ishin jo të rralla. Këmba shpesh pastrohej ndaras prej pjesës tjetër të trupit për ta mbrojtur atë nga infektimi (Vento, 2-3). Ishte zakon të vendosej një këpucë dy inç e gjysmë në altarin e perëndeshës Kwan Yin, një natë para se këmbët e bijave të tyre të lidheshin. Gjithashtu një stilolaps u ipej vajzava ta mbanin në dorë gjatë lidhjes së parë, sepse ekzistonte besimi që këmbët pastaj mund të bëheshin aq të spikatura sa edhe stilolapsi (Gottschalk, C-3).
Disa burra, kryesisht aktorë dhe meshkuj të përdalë, gjithashtu i lidhnin shputat e tyre. Kjo praktikë erdhi e u bë standarde për bukurinë në oborrin mbretëror, duke shkuar mëtej në aspektin shoqëror dhe gjeografik, ashtu siç provonin klasat më të ulta ta imitonin elitën. Vajzat nga shtresa më e ulët e shoqërisë janë detyruar shpesh të prisnin deri në moshën e hershme të adoleshncës, për ta filluar procesin dhe shpesh ishte më vështirë të lidheshin shputat e tyre për të mundësuar një lëvizshmëri më të lehtë, përderisa vajzat nga shtresat më të larta mund ta fillonin këtë qysh herët, rreth moshës katër vjeçare (Vento, 3).
Lidhja e shputave në aspektin psikologjik nuk dallon shumë nga heqja e vetullave, apo operacionet plastike të fytyrës sot. Gatishmëria për ta gjymtuar vetveten në mënyrë që të arrihen standardet e vendosura nga shoqëria. Kur ne ndihemi të pranuara në shoqëri, kjo na bënë të ndihemi më mirë në brendinë tonë. Disa nga efektet fizike ishin si: 1) tumori i jashtëm i abdomenit, 2) gjurma në formë brazde, poshtë, në qendër të shpinës e shkaktuar nga tensioni i muskujve të shpinës, 3) lakimi i përparmë i unazave lumbale, 4) kur gruaja me shputa të lidhura ecte, pjesa e poshtme e trupit të saj ishte e tendosur, duke shkaktuar kështu bërjen e lëkurës shumë të shtrëngueshme, 5) të ndenjurat bëheshim më të mëdha (Levy 34).
Popujt jo Han, si Mongolët dhe Tibetianët nuk i lidhnin shputat e tyre. Në pjesën e plantazheve të orizit në Kinë kjo nuk praktikohej për arsye të nevojës, që vajzat të punonin në fusha. Reformatorët, të cilët ishin kundër lidhjes së shputave, shumica misonarë,:1) i edukonin kinezët, duke iu shpjeguar atyre që pjesa tjetër e botës nuk i lidhte shputat e grave dhe që nëse ata vazhdonin ta bënin këtë, kjo do t’i shpiente drejt humbjes së imazhit të Kinës, 2) edukimi shpjegonte avantazhet e këmbëve natyrale dhe disavantazhet e këmbëve të lidhura, 3) ata formuan shoqëritë me “këmbë-natyrale”, ku anëtarët zotoheshin të mos i lidhnin shputat e bijave të tyre, si dhe të mos i lejonin bijtë e tyre të martoheshin me femra të cilat i kishin shputat e lidhura (Vento, 3-4). Ndalimi i fundit nga Qeveria Kineze ishte në vitin 1949, megjithëse kjo praktikë vazhdoi deri rreth viteve 1950të (Kam, D-1).
Jo më të mëdha se katër vjeçare, vajzat kineze ishin të detyruara t’i lidhnin shputat e tyre. Asnjëra prej tyre nuk e shtronte pyetjen pse duhej ta përjetonte këtë lloj torture. Megjithatë, kur ato rriteshin ishin krenare që kishin këmbë të lidhura bukur. Posaqërisht, kur ato martoheshin për djemë të shkolluar dhe bëhëshin pjesë e shtresës “së njohur”, familjeve të mëdha dhe të vjetra. Lidhja e shputave ishte një traditë shoqërore e rëndësishme. Ajo gjë të cilën një shoqëri e konsideron si gjë të gabueshme, një tjetër mund ta konsiderojë si të drejtë, varësisht prej kontekstit të kulturave të tyre të besimit.