Të patruptë
Përkthyesi: Arian Begaj
Misterioze atmosfera. Si tym i gjunjëzuar
i një flake që s’u ndez e megjithatë është shuar.
Përplot lulelimona trotuaret – barela.
Dhe siç përgjoja kambanat e pikëlluara
të shuplakojnë të pafetë aromatike faqe të erës
të qëllojnë me gurë magdalines akacies që
erëmira ranë nga kati dashuror i lulëzimit
në këmbët e korrespondencës së Krishtit të kryqëzuar
e shastisur më zu këmba në trung dëshire të fortë
pas kaq e kaq ndërmjetësirash të argjendta pabesie
të kungoj trupin e papërlyer të kujtimit
nga kupa e kungimit te sasia e shenjtë qoftë e një
luge të vogël
-prapë koprac? Hajde, do qaras unë gjakun.