Motkeqi i preteksteve

Autorja: Kiki Dhimulla

Përkthyesi: Arian Begaj

E shtyve. Motkeqi i madh, ranë borëra
u mbyllën rrugët, akuj, rrëshqitje e madhe.
Mirë bëre. Nëse nuk është e rrëshqitshme dëshira
nga ç’drejtim të vijë?