* * *
Përkthyesi: Arian Begaj
Bravo ty imitim besnik. I mësove përmendsh fjalët
e britmës së fortë.
Mbush me shpresë përsëdytjen e saj
se kësaj here ndofta dëgjohet.
Veçse si oktapod egërsisht e godet
mbi shkëmbinj vonese dhe zgavra kaotike
aq sa frikohem se do ngordh
sekretimi bojëzi paralajmërues i rrezikut
para syve të mi.