Fundi i romanit të dashurisë
Përkthyesja: Luljeta Krasniqi
Kur unë isha vogëlushe, e gjithë bota besonte në dashuri. Nëna ime, si komuniste dhe romantike që ishte, më thoshte, “Ti je e mençur dhe duhet të bësh diçka për veten tënde, por gjithmonë mbaje në mend një gjë, dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën e një gruaje”. Matanë rrugës sonë, nëna e Grace Levine, një grua që ndizte qirinj çdo mbrëmje të çdo të premteje, dhe e cila frikësohej nga gjithçka që lëvizte, i pëshpëriste së bijës, “Mos vepro siç kam vepruar unë. Martohu me njeriun të cilin e do”. Në anën tjeter të këndit të rrugës, nëna e Elice Goldberg-ut duke i rrëshqitur krihët e saj në gëzofin prej lëkure të qingjit persian, ashtu me supe të mbledhura thoshte, “Është po aq lehtë të biesh në dashuri në një burrë të pasur, sa edhe në një të varfër”, dhe kjo ishte çfarë ajo mendonte. Dashuria ishte një botë e fuqishme.
Në Bronks ekzistonte një klasë punëtore, e imigruar nga fqinjësia. Shumica e shtëpive tona ishin të kapluara nga një atmosferë e indiferencës emocionale, nëse jo e një atmosfere anatgonizmi të hapur. Nuk e besoj që më ka rënë të hyj në ndonjë shtëpi, ku mund ta ndiesh që prindërit e duan njëri tjetrin, ose të paktën dikur e kishin dashur njëri tjetrin. Qysh herët e kisha kuptuar që njerëzit, përreth meje, ishin martuar mes vete për shkak të një grupi nevojash, më tepër sesa për një mungesë pasioni. Akoma, secili besonte në dashuri. Jetët tona edhe mund të ishin të vogla dhe të frikëshme, por në jetën (e quajtur) ideale, kishte një gjë që ndihej- jetën e edukuar, jetën e guximshme, jetën në këtë botë – dashuria jo vetëm që duhej kërkuar, por duhej edhe që të realizohej; dhe në momentin kur të arrihej ajo, duhej që ta ndërronte ekzistencën; të krijonte një prozë të pasur, të thellë, e të strukturuar jashtë raporteve ordinere të jetës së pëditshme. Premtimi i dashurisë, siç ishte, mund të na jep kurajon, që një ditë t’i lëmë këto hapësira të mbrujtura me rreziqe dhe t’i kthejmë fytyrat tona nga: përvoja. Kjo ishte, në të vërtetë, ajo që kërkohej. Dashuria, e ne e dinim këtë, do të na vendoste në qendër të përvojës sonë. Në të vërtetë, vetëm po ta zhvendosnim ne vetën tonë mbi pasionin, pa kufizim dhe pa një siguri të kontraktuar, vallë a do ta kishim përvojën.
Oh po, ne në Bronks e dinim që dashuria ishte një e arritur supreme. Ne e dinim këtë, sepse, ne gjithashtu, e kishim lexuar Anna Karenina (Ana Karenina) dhe Madame Bovary (Zonja Bovari), si dhe The Age of Innocence (Mosha e pafajësisë), përgjatë gjithë jetës sonë, po aq sa edhe dhjetëra mijëra versione “mesatare” të këtyre librave, si dhe romane të librarive jo shumë të njohura gjithashtu. Ne e dinim këtë, sepse ne jetonim në një kulturë të njomur me bindjen se dashuria kishte fuqi transformuese: ta njohësh pasionin, do të thoshte t’i thyeje vargonjtë e frikës, e të injorancës. Duhej që, natyrisht, të paguaje çmimin për këtë. Dikush do të rrezikonte, që të humbaste strehën e respektueshmërisë, po të binte në dashuri me ndonjë person të gabuar, por kjo rezultonte me nje humbje të atillë, sa që dikush do të fitonte të vetmen njohuri të vlefshme që kishte. Kuptimi i vetëm i rrezikimit njerëzor, ishte i rrënjosur në kërkimin e dashurisë.
Ne në Bronks, besuam siç besuam, për arsye se për njëqind e pesëdhjetë vite, në Perëndim ideja e dashurisë romantike ka qenë emblematikë e kërkimit të vetë-kuptimit; një influencë që preku çdo aspekt të çdo iniciative botërore. Në letërsi, shkrimtarët e mirë, e të mëdhenjë shquheshin për thellësi të mendimit dhe emocion, gjë që i bënte lexuesit ta ndienin jetën përbrenda vetes së tyre, në prani të fjalëve të shkruara me qëllim që t’i gëzonin fuqitë e dashurisë.
* * *
Më kujtohet ishte hera e parë – nuk ka shumë kohë – kur unë e shfletova faqen e fundit të një romani dhe më erdhi të mendoj, se dashuria si një metaforë kishte përfunduar. Libri titullohej The Age of Grief (Mosha e pikëllimit), e Jane Smiley. Do ta mendoja si një punë të mirë, duke rezonuar me vite të tëra mes vrojtimesh për diçka të thellë, por ajo më goditi si një gjë fare e vogël, por e mirë dhe fare mirë e kujtoj veten të ulur me librin në prehër e duke u menduar. Pse vallë vetëm një gjë e vogël dhe e mirë? Pse nuk më ngacmonte një sens, për gjëra të mëdha, që të ndodhnin aty? Thuaja se përnjëherë iu përgjigja vetes me këtë konstatim, Dashuria ishte problem aty. Ishte një katalizator i gabuar. Ajo nuk e përmubushte çështjen, por e zvogëlonte atë. Ky mendim më trembi. Nuk kisha menduar, kurrë më parë, që dashuria mund ta zbehte fuqinë e romanit të mirë, në vend që ta ngërthente atë në vetvete.
Romani The Age of Grief (Mosha e pikëllimit) na flet për një çift, rreth të tridhjetave, të cilët ishin së bashku dhjetë apo dymbëdjetë vjet me radhë, duke jetuar në një qytet të vogël, prindër të tri vajzave të vogla. Zëri i narratorit, për burrin kishte këtë shpjegim: serioz, intelegjent, e i besueshëm. Në një mbrëmje dimri, flitet për të, derisa ai po voziste për në shtëpi, duke u kthyer nga një koncert i mbajtur në kishë, e në të cilin gruaja e tij kishte performuar – ai në timon me njërin nga fëmijët prapa, ndërsa ajo ulur prapa me dy fëmijët e tjerë – ai papritmas e dëgjon atë duke thënë, “Unë kurrë më s’do të jem e lumtur”. Ai e shikoi fytyrën e saj nga pasqyra vrojtuese anash. Përnjëherë e kuptoi, që ajo kishte një aferë dashurie dhe e vetmja gjë, që ai tanimë po dëshironte ishte që ajo mos ta pranonte këtë gjë.
Çfarë e pasoi tregimin pastaj, është një rrëfim i mrekullueshëm, për muajt e jetës familjare, të cilët po kalonin me shpresat e burrit, që t’u shmangej krizave të hapura, si dhe me bredhjet e gruas, si një mace e sëmurë, duke provuar të ngatërrohej qetësisht përmes shqetësimit dhe dëshirës së vet të fshehur. Pika kulminante e rrëfimit ngjan, kur e gjithë familja shtrihet e sëmurë nga gripi dhe burri kujdeset për ata, gjatë për bukuri, shumë denjësisht, sa që ju, lexues, do të qanit, duke lexuar këtë ritregim të ndërgjegjshëm, të etheve që i kishin kapluar së fundmi të gjithë. Një ditë, pasi që edhe fëmija i fundit mori veten, gruaja iku. Dhe pastaj u kthye përsëri.
Aftësia gjeniale e rrëfimit mbështetet në qetësinë e tejskajshme, me të cilën burri i rradhiste javët e muajt e dyshimit dhe të palumturisë, edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe, një pjesë e njohjes së padëshiruar po mblidhej vazhdimisht në të. “Unë jam tridhetë e pesë vjeç”, na thotë ai, diku në mes të tregimit të tij, “dhe po më duket se tani kam arritur moshën e pikëllimit. Të tjerët arrijnë atje edhe më shpejt. Përafërsisht, asnjëri nuk arrinë shumë vonë…nuk është vetëm që ne e dimë se dashuria merr fund, fëmijët janë të “vjedhur”, prindërit e tyre vdesin duke ndier që jetët e tyre kanë qenë të pakuptimta…ka edhe më…pas gjithë atij mësimi, gjithë atij kujdesi…kupa e fatit do të të vijë përreth, s’mund që të kalojë nga ti, dhe ajo është një kupë fati, e njëjtë me dhimbjen, prej së cilës pi çdo vdekëtar”. Atje. Ai e tha atë të cilën dëshironte ta thoshte, edhe atë fare qartë bile.
Paragrafi i fundit shkruan: “A duhet të them se unë i dëshirova mirëseardhje gruas sime përsëri, me një dhembje të madhe, të cilën nuk e kisha ndier asnjëherë më parë? Mua më bëhet sikur martesa është një kontenjer i vogël, pas të gjithave, mezi arrinë t’i mbajë disa fëmijë. Dy jetë të mbyllyra, dy meditime jetëgjata për çfarëdo kompleksiteti, shpërthejnë përtej e përtej saj, duke e plasaritur atë, duke e deformuar atë. Apo, ndoshta, nuk është fare një gjë, diçka që nuk ekziston fare, unë nuk e di, por, unë edhe s’mund të ndihmoj që të mendohet për këtë.
Kjo lloj situate do të ishte e denjë për Tolstoy-in, apo Flaubert-in, apo Wharton-in -pra, një çift protagonistësh, duke lëvizur nëpër vogëlsinë e jetës, duke u zhytur në kaos, kur njëri prej tyre hidhet përpjetë në erë për një moment , duke refuzuar që t’i përshtasë shtigjet e mëtutjeshme – dhe përderisa Jane Smiley mund t’mos i posedojë shkathtësitë e mjeshtërit, dhuntitë e saj janë megjithatë të konsiderueshme. Akoma, për mua, The Age of Grief (Mosha e pikëllimit), s’arriti të bëhej e gjerë. Rrëfimi më ka shtyer mua në pikëllim dhe keqardhje, por, ajo s’mund të më katandisë në tragjedi apo pashmangshmëri. Unë e kam gjetur vet duke u grinder atë me premisat e saj.
Ishte e nevojshme, që unë të besoja, që gruaja ishte udhëhequr të rrezikonte, vetëm për një përjetim, i cili premtonte që t’ia kthente asaj veten, të cilën ajo kishte dështuar ta realizonte në martesën e saj; por bindja që një njohuri e tillë. do të bëhej e saj, po qe se ajo ikte me njeriun me të cilin ishte tani, më digjte për refuzimin, që të ushtronte fuqinë përmbi mua. Ashtu siç po vazhdonte romani, unë pash që kisha filluar të mendoja, nëse kjo grua do ta lë burrin e saj, për gjashtë muaj kjo do të kthehet prapa, aty ku kishte filluar. Nuk ekziston asnjë arsye në botë për t’i besuar, që ajo do ta njihte vetveten më mirë me burrin e dytë, se që e njohu me të parin. Ky pasion i saj është një fiksion i përgjumur. Ne të gjithë kemi kaluar nëpër të me mijëra herë. Ajo është e marrë të mendojë, që dashuria do ta mbrojë atë. Unë mesiguri që se besoj.
Dhe përsëri, po mendoja, nëse ajo do të shkonte, çka në të vërtetë ajo po rrezikonte. Kur Emma Bovary, po i humbiste qëndrimet e saj me njeriun, i cili ishte tjetër nga burri i saj, apo Anna Karenina, kur po ikte nga i shoqi i saj, apo Newbold Archer, “po mbytej” nga agonia nëse do të ikte nga New York-u me Ellen Olenska, të gjithë këta njerëz në të vërtetë, po rrezikonin gjithë këtë, vetëm për dashurinë. Respektueshmëria borgjeze kishte fuqinë, që të krijonte nga këto karaktere “raste” sociale të dëbuara nga shoqëria. Nevoitej një forcë, që të parandalohej ekzili. Jashtë prej ndërmarrjes së një rreziku të tillë, mund të vie një shtërngim i vuajtjes, i cili sjellë kthjelltësi dhe mprehtësi. Sot, nuk ekzistojnë ndëshkime për të paguar, s’ka botë të respektueshme, prej së cilës mund të mallkohemi. Një shoqëri e tillë borgjeze ka marrur fund. Po qe se gruaja në veprën The Age of Grief (Mosha e pikëllimit), do të largohej nga martesa e saj, ajo do të vendosej në një shtëpi tjetër, në pjesën tjetër të qytetit, bashkë me një njeri me emrin Jerry, në vend të njërit të quajtur Dave, brenda dhjetë minutash, do të krijonte një jetë shoqërore të barabartë me një, të cilën ia kishte ofruar martesa e saj e parë dhe për dy vite ajo dhe burri i saj i ri, do të ndodheshin në një darkë festive, në të cilën gjendeshin edhe ish-burri i saj dhe gruaja e tij e re: secili duke u biseduar miqësisht. Dy vite më pas, në një mëngjes në kuzhinë, ose në një mbrëmje në dhomën e gjumit, ajo do të flejë dhe do të pëshpërisë Jerry Dave, dhe pastaj që të dy do të qeshnin me njëri tjetrin.
Një karakter i tillë i etur për pasionet erotike në momentet kyqe, kur ajo dorëzohet përkundër gjithë asaj që ka dhe asaj që nuk ka bërë me jetën e saj, mua më godet në mënyrë të papranueshme. Ajo është dashur të mendojë më mirë, po mendoja. Në anën tjetër, nëse lumturia ishte ajo për të cilën gruaja ishte dhënë pas, pastaj tregimi do të mund të zgjerohej, vetëm nëse autori i tij do ta ftonte atë në tregim. Por, Jane Smiley nuk e ftoi atë. Ajo kishte përdorur pasionin e paligjshëm të gruas drejtpërdrejtë – njashtu, siç ajo priste nga unë, lexuesi, të pranoj pasionet e përvëluara me një këmbëngulje, që ngjallte mjaft respekt për t’i sjellur brenda një ngushëllimi të rëndomtat shokante të këtyre jetëve të goditura. Por, unë nuk e pranoja këtë. Nuk mundja. Unë di mjaft shumë lidhur me dashurinë. Ne të gjithë dimë mjaft shumë. Nuk mundja ta pranoja si të vërtetë, se një aferë dashurie do të mund ta sillte gruan (dhe për rrjedhojë mua), që ta ndijë thellë pasojën e synimeve të saj të pamjaftueshme origjinale. Dhe kjo ishte arsyeja pse, përkundrazi, romani i shkëlqyeshëm më goditi mua si një gjë e vogël por, e mirë. E mbërthyer, ashtu siç ishte në marrëveshje, jo e vërtetë, mendjemadhësia vetë e pengonte shkrimtaren, që të shtronte pyetje të nevojshme për një mendim të thellë dhe aksion.
* * *
Vetëm para dyzet vitesh, shumica prej nesh e pushtuam botën, në mënyrë të jashtëzakonshme, lirshëm nga përvoja e drejtpërdrejtë. Ne u rritëm me pritjet se do t’i përsërisnim jetët e prindërve tanë; doemos, ne i përsëritëm banalitetet e tyre. Megjithatë, më tepër se shumica prej nesh e kanë imituar vajzën apo djalin e ideve të avancuara, ne të gjithë (në mënyrë sekrete, apo sidoqoftë), ashtu siç përshkruhet tek fabulat e Aristofanit ishim: diku larg atje ekzistonte “gjysma tjetër” e fatit tonë, një dashuri e vërtetë, e cila do të na shpëtonte nga vetmia dhe sorollatjet. Kjo pritje ishte në qendër të jetëve tona: gjë që në mënyrën tjetër nënkupton profeci të vetë-përmbushjes.
Kur dashuria-dhe-martesa dështuan të na qonin neve në “tokat” e premtuara, ne u dëshpëruam, u mllefosëm dhe u bëmë konfuz. Menduam se ishim të mashtruara. Ne akoma po besonim në dashuri, por qartas tani: ti mund edhe të gaboje. Mund që ta merrje Të keqen për Të mirë dhe më pastaj martesa jo vetëm që dështoi të të mbrojë, por, erdhi e u bë një ferr ekzistencial.
Ekzistonte gjithmonë, natyrisht, divorci, por, para dyzet vitesh ne nuk dinim asnjërën që u divorcua. Ne gjithashtu kishim dëgjuar edhe për “psikëanalizën”(nga filmat dhe romanet), por në Bronks një tretman i tillë merrej si dëshmi e një dështimi të pandreqshëm – kërkim vështirë i legjitimuar për të shpëtuar nga konfuzioni, nëpër të cilin shumica prej nesh po i kalonte jetët e tyre. Deri më tash s’ka mbetur asgjë përveq durimit. Ne u dhamë pas përgjigjes në këtë ironi, në romanet e dashurisë, ashtu siç dikush do të bënte, me shtypje gishtërinjësh në plasarimën afër një ulçere të hapur.
Shkrimtarët e mirë, natyrisht, që kishin guximin të sillinin raporte kufinjësh nga vendi i pikëllimit dhe zhgënjimit të martesës, dhe këto raporte pranoheshin me një ngacmim morbid. Në të pesëdhjetat, tregimet e John Cheever për disiluzionet martesore dukeshin të thella. Momenti më i famshëm e kulminant te Cheever ishte, kur burri e kuptoi që gruaja e tij e shikonte atë me mospërfillje, apo kur gruaja kuptoi që burri i saj po e shkilte kurorën bashkëshortore, këto momente sillnin “ngarkesë elektrike”. Dijenia e shifruar në ta, nënkupton një trullosje të vërtetë, lënjen e karaktereve të copëtuara, jetët e tyre të shkatërruara. Kush është ai, që pas gjithë kësaj do të mund të vazhdonte? Pastaj vjen ngjarja tronditëse – gjëja që e kishte bërë tregimin më të gjerë, të frikshëm , të tmerrshëm – ata vazhduan jetën në këtë mënyrë. Lexuesi arriti deri te fjalia e fundit dhe u ndal duke shikuar hutueshëm në hapësirë, zbrazëtira hapej në çapat e saj.
Bota po ndryshonte, por, akoma s’kishte ndryshuar; prandaj edhe tregimet e Cheever ishin kaq të fuqishme. Dashuria-e madhe-duke përfunduar-në martesë ishte akoma pritja përmbi të cilën jetët predikoheshin; deri në momentin kur këto pritje treteshin, kjo dukej një gjë e pandryshueshme. Ne po i jetonim tregimet e Cheever, por ne nuk po e dinim si të krijonim një sens më të madh gjërash, që ai i kishte krijuar në to.
Pastaj, brenda një gjenerate, gjithçka, gjithëkund në botë përpiqej që të na bëjë neve të kuptojmë. Përnjëherë u paraqit divorci. Dhe Psiko-analiza. Dhe seksi, feminizmi dhe droga; njashtu si edhe krimi në rrugë. Për një kohë të shkurtër, ndodhi “Rënja e Romës”. Nga një fund i qytetit tek tjetri. Edhe në Bronks madje. Frikshëm, por emocionues, gjithashtu. Ne të cilët ishim martuar, ishim më të lehtësuar: nga liria për të përmirësuar gabimet. Ne do të mund të binim në dashuri përsëri dhe kësaj here do ta bënim këtë në mënyrë të drejtë. Tani, ne mund ta shkurorëzonim vetveten, duke u ngritur mbi të mirën, krijesa të lira, ne gjithmonë e kemi ditur se mund të ishim. U divorcuam dhe shkuam ne terapi. Dhe ja se çfarë ndodhi:
Dashuruam njëherë dhe dashuruam keq. Dashuruam përsëri, dhe përsëri dashuruam keq. E bëmë këtë edhe për herë të tretë dhe tanimë s’po jetonim më në botën e lirë nga pësimi. E pamë që dashuria s’na bëri më të ndieshme, më të ditura, apo më të mëshirshme. Nën ndikimin e saj, ne u dorëzuam ose nga frikërat tona, ose nga zemërimi. Përbrenda uneve tona ne ngelëm të pandryshuara. Evolucioni qe i habitshëm: asgjë nga ajo që ishte pritur. Atmosfera u bë e ngarkuar me apokalips dhe ajo ndryshoi në mënyrë të përhershme, erdhi e u bë kulturë.
Disa vite më parë, në një darkë me në çift, të cilët po i njihja prej vitesh – ai është akademik, ajo poeteshë; ai fiton para, ndërsa ajo jo – pata rënë në disa biseda të paqëllimta lidhur me martesën, në mes të së cilave burri përfitoi nga rasti të deklarojë pamenduar, “Natyrisht, është e thënë se ai, i cili bënë mbështetjen materiale, mbanë tjetrin, i cili është i mbështetur, me përbuzje”. Gruaja ia nguli sytë atij. Ai ia ktheu. Pastaj ajo gulçoi, “Henry, unë vështirë se mund ta besoj se ti e thua, atë të cilën e the tashmë” Ai e shikoi atë i qetë. “Çka është ajo?”, pyeti ai shtruar. “A është kjo një gjë që ne të gjithë nuk e dimë?”. Heshtja e kaploi shoqërinë. Ajo dukej e zymtë, ndërsa ai mbeti i pandjeshëm. Një minutë më vonë, ajo tha diçka të ngjajshme, që t’ia hidhte atij. E kujtoj që po mendoja, nësë jeta do të ishte akoma si në tregimet e Cheever, ky do të ishte një moment kulminant, por, tani që jemi në vitin 1995, kjo është vetëm një pauzë, gjatë bisedës.
Henry po e thoshte një të vërtetë të thjeshtë, të vështirë, të cilën ne të gjithë e absorbuam. Dashuria, kjo e vërtetë na flet, sikuse edhe ushqimi apo ajri, është e nevojshme, por e pamjaftueshme: ajo s’mund të bëj për ne, atë që ne patjetër duhet bërë për vetveten. Sigurisht, ajo s’mund më, që të veprojë si një parim organizues. Dashuria romantike tashmë duket e zjarrtë që të zhytet thellë në ndjenja dhe të kthehet përsëri në sipërfaqe e ndryshuar në mënyrë magjike; kur kjo kërkohej për të bërë një vete, që është e paramenduar në kërkim të vetëdijes. Duke e ditur këtë për të qenë një e vertetë e madhe, ashtu siç shumica prej nesh bëjmë, ideja e dashurisë si mjet i ndiçimit – në letërsi, si edhe në jetë – tanimë vjen e bëhet si diçka, që është zhgënjim. Nëse në një tregim (ashtu si edhe në aktualitet), si karakteret, ashtu edhe narratori e kupton, “që për të filluar me”, dashuria nuk është ajo çka duhet të jetë e gjitha për të, pastaj tregimi do ta paraqiste, në përmbylljen e tij, vetëm atë çfarë do ta dinte që në fillim. Një rrëfim i tillë mund ta themelojë një keqardhje të dhimbshme dhe sentimentale, por, ai s’do të mund të realizojë sensin e tragjikës, apo të së paevitueshmes. Paniku me të cilin njerëzit zbulojnë se jeta, të cilën ata e jetojnë, është e vetmja jetë të cilën ata janë në gjendje ta bëjnë – ky panik nuk mund të adresohet, nëse ngjarja e madhe në tregim do të jetë një aferë e re.
Nuk do të thotë se mijëra njerëz nuk e bëjnë saktësisht atë çfarë burri dhe gruaja në The Age of Grief (Mosha e pikëllimit) bëjnë – natyrisht, që ata bëjnë, madje çdo orë Brenda çdo ore. Çfarë ndodh tashmë, është se situatat e tyre tanimë nuk tregohen më. Ajo s’mund ta paraqes brendësinë, ajo vetëm mund ta përsërisë pamjen e gjërave, të cilat sot ndihen dëshprimisht të lodhura dhe të pafuqishme që ta bëjnë tjetrin t’i shikojë përsëri. Diçka si ikje – askund s’analizon çfarë ne deklamojmë sërish e sërish, për çfarë ne kemi dështuar në mënyrë të përsëritur të veprojmë. Një dështim i tillë e transformon intuitën brenda ritualit. Rituali e mbronë status quo-n. Kur pacienti e përsëritë intuitën në mënyrë rituale, ai jeton në një fat të keq: pa intencionalitet: në robëri drejt dëshirimit pasiv. Kur shkrimtari ulet që të shkruaj një rrëfim bazuar në përjetimin, i cili në të vërtetë është bërë “ritual”, është njëlloj sikurse të jetosh në fat të keq.
Në romanet e mëdha ne gjithnjë e ndiejmë se shkrimtari, në atë kohë në të cilën e shkruan atë, din aq sa edhe çdonjëri përreth, që mund të dijë dhe lufton të krijojë një sens se për çfarë është perceptuar, diku në fundet e nervave, nëse jo akoma në ndjenjat e kulluara. Atëherë, kur romani na ofron më pak sesa se që ne dijmë – dhe ka përmbajtje nga ajo çfarë është dhënë – ne e kemi bërë shkrimin me vlerë mesatare. Një shkrim i këtillë – pavarësisht se sa i zgjuar që të jetë autori, pavarësisht se sa e shkëlqyeshme të jetë proza – është më afër sentimentales, se sa reales. Lexuesi e ndien se shkrimi është sentimental për arsye se metaforat janë të pasakta: të përafërta, jo të plota. Që të vie deri te këto mbarime “nervore”, metafora duhet të jetë e saktë, jo e përafërt. Metafora e saktë është floriri i shkrimtarit.
Njëqind vite më parë, dashuria jepte një flori të këtillë. Kur Lawrence, James, Stendhal shkruanin, lexuesit e ndienin praninë e një burri, i cili po zhytej poshtë në thellësitë. Për këta shkrimtarë dashuria ka qenë një vijëz gjarpëri, ndërsa martesa një dramë kërcënuese. Njohuritë e tyre ishin të mbushura plot e përplot me ankth, tregimet e tyre të akumuluara me tmerr. Dashuria, pastaj paraqiti kontekstin brenda të cilit një shumë e pamasë mundi dhe e tha. Shkrimi premtonte nënkuptim në vete – që vetë të jepte një kurajo për jetë – dhe këtë e shprehi.
Madje edhe pesëdhjetë vite më parë – kur shumica prej nesh e pushtuam jetën e lirë nga përjetimi – ajo akoma mund ta shprehte këtë dhe në duart e shkrimtarëve të cilët ishin të mirë, por jo të mëdhenjë. Në vitin 1995, Rosamond Lehmann – në vitet 1930të, ajo ishte kopja e Jane Smiley – shkruajti një roman në të cilin në qendër e rrëfimit ishte situata e një burri, i cili bie në dashuri me një çift motrash. Ai martohet me njërën dhe brenda disa vitesh fillon të flejë me tjetrën. Kjo histori, në kohën kur është shkruar, i ka goditur lexuesit si një gjë e pacipë, rrënqethshëm, në mënyrë dramatike. Unë e mora këtë libër në dorë para disa vitesh, e gatshme që ta përjetojë kuriozitetin letrar, por mua m’u duk romani i fuqishëm dhe i paharrueshëm. Lehmann ka krijuar nga ajo situatë një kontekst të jashtëzakonshëm për dobësitë e intensitetit njerëzor dhe i ka lënë karakteret e saj që të jetojnë mjaft gjatë, në mënyrë që ta shohin, se secila nga jetët e tyre kishte marrur formën, sipas dobësive. Romansieri i formuar në kohën kur dashuria ishte çdo gjë, e ka përdorur dashurinë që ta eksplorojë në mënyrë të plotë shkëndijën e intuitës së vërtetë. Unë e pata kthyer faqen e fundit të librit duke u ndier e mbushur plot me mjerimin e jetës.
A do të mund që ky libër të shruhej sot? Kurrë. Fuqia e tij është tërësisht e varur nga kualiteti statik i botës, kundër së cilës karakteret luftojnë. Çdo gjë që ata mësojnë dhe bëjnë dhe bëhet, shërben kundër kësaj pengese. Kjo ndodh, sepse ata nuk mund që t’i shmangen asaj, që intensiteti krijon dhe kështu ata i thyejnë tabutë. Tabutë e thyera u lejojnë atyre t’i takojnë vetvetes. Kështu është mënyra se si tregimi thellohet.
Vendose dashurinë romantike sot në qendër të romanit dhe kush mund të bindet se në përpjekjet e tyre, karakteret do të fitonin diçka të madhe. Ajo dashuri do t’i shkatërrojë ata, kundër vetes së tyre në një mënyrë të tillë, që ne të gjithë do të mësojmë diçka të rëndësishme lidhur me faktin se si ne mund të bëhemi ata që jemi, apo se si koha në të cilën ne jetojmë, mund të jetë ajo që është. Asnjëri, më duket mua. Sot, unë mendoj që dashuria si metaforë është një akt nostalgjie, jo më zbulimi.