Tipari tjetër

Autorja: Lindita Arapi

vuajtja
është forma e shfytyruar
e ovales së ngrohtë të fytytrës.
rrëshqanthi
zvarritet duke e rrudhur syrin e djathtë
e pastaj
merr formën e buzës që ikën drejt
perëndimit.
vuajtja
është asimetria
në fytyrat e rregullta
të shqiptarëve të heshtur
të cilët
i dalloj së largu
edhe pa i njohur
e i përshëndes në njërin
nga qytetet simetrike të europës