Vdekje artistike
nesër,
kur e diel është,
më duhet të shkoj,
për shpirt të Personit Tim të Vdekur
të ndez
një qiri në kishë.
ca para për shpirt bamirësie
artistit të varfër tek porta do t’ia lë
e sikur nesër tingujt e flautit të tij
të më shoqërojnë tek largohem
atëherë do ta di,
se vizita e përshpirtjes
në prehje më ka dërguar.