Pikëzohet
kjo pikë uji,
ritmikisht,
pikë,
pikë,
mbi qelqin e hollë
të ndjenjës sime.
godet.
nuk mundem t’i shpëtoj gërryerjes.
kjo pikë e rëndë uji
pikëzohet
si fiksimi im i pashërueshëm.
në të njëjtën pikë.
kur
do të vijë ajo ditë,
ky qelq të kriset,
dhe unë
të shpëtoj nga pesha
e një pikë uji.