Murgesha Violë

Autorja: Lindita Arapi

Jargavanë, jargavanë, jargavanë.
Dekolte.
Në dritare rri
Murgesha Violë
Pasditeve ëndërron lavdi pas xhamit
Derisa të dalin yjet.
Del.
Me lavdinë e ëndrrës së shkretë
Por asnjëherë s’e kalon dot
Kthesën.
Aty mbet.
Me frymëmarrjen e ngjirur
Zgjat duart lart:
Po ai qiell i vjetër.

Jargavanë, jargavanë, jargavanë
Të palidhur, bulërojnë
Përçart.
Aroma, kërcenj, petale.
Çlirojnë energjinë e saj
Që të vdesë.