Rekuiem për trangullin
MËKATAR I VETMUAR
Me kordele lidhe mëkatin
s’mbeti gjë veç shpirti që vajton në erë
një cigare mbetur aq herë fikur gjysmë
ca kohë shoqe të jetë
SHKREPE
Mik të pata larg në kohë
nuk qaj se të ndjej ende
hesht ti mbahesh e ç’fshihet prapa
sytë mjegulluar shikimi humbur
sot të dua më shumë se çdo dje
shkrepe mik
shpëtomë nga ky ankth
ëndrra të mbetet peng në kohë
malli me vaj pa lot
fole një fjalë burrë
të fundmen fjalë me mua
apo të humbën në grykë të mbetën
ta përfundojmë këtë kapriço të thjeshtë
shkrepe
të prehem në ëndrra përtej vdekjes e teje
i humburi im i budallepsur
MJAFT
Ta hajë dreqi më edhe këtë valle
zihemi për gjëra të imëta
fantazmat dëshmitar i kemi
le t’jetë kjo nata e fundit
çastet e mbrama këto bashkë
le t’mos kurvërojmë me shpirtin.
REKUIEM PËR TRANGULLIN
Çdo isha unë pa ty trangull i verdhë
me ditët pa ngashërimet
tënden injorancë përkrahë
do frymoja, do ndjehesha gjallë
pa dilema ekzistence
kërkim identititeti
me kohën veç për vete
pa strese të të qenit viktimë
si do t’ ishte toka, bota
filizat që mugullojnë
a do lindte dielli-
apokalipsë a do kishte
gardhet a do t’kishin sy
e muret vesh , se …
s’është gjë jeta pa trangullin
se unë kudra do vdes pa kend pranë
e dhoma do të kundërmojë
se do t’i qelbi shtatë krajli
pa burrë pa fëmi
mos për inat të botës
duhet t’lidhim një kontratë mirëkuptimi
sado fallso të jetë – nuk na ndjekë ligji
u dashka të t’përgjërohem
për një mbiemër për një status?
Të urrejë ty botë trangujsh.