Kutia
Njeriu i marrë kërkon të dijë ç’është kutia,
troket gjithnjë dikush atje, tak-tak,
njëri prej tyre e kthen kutinë në këmbanë kishe,
po njeriu i marrë jo,
ai kërkon veten.
Në sipërfaqe gërvishet uji,
në thellësi flenë të mbyturit,
prej atyre gjithë që rrojnë janë të përmbysur.
E kthen ai nga ana tjetër,
të shohë ata që s’duken,
nga ata që duken,
të gjejë kush ka vdekur,
kush ka mbetur gjallë,
sepse gjithçka është kaq e volitshme.
Atëhere e kupton,
përse është kuti.