Ah Prishtinë, e Zhurmshme Prishtinë
Ah Prishtinë, e zhurmshme Prishtinë,
teatri luan klimë kontinentale.
Ah Prishtinë, e zhurmshme Prishtinë,
në thinjat e tua dimërore rrëshqasin fëmijët.
Ah Prishtinë, e zhurmshme Prishtinë ,
livadhet e tua i var kasapi.
A Prishtinë ,e zhurmshme Prishtinë,
lulet çelin në një pranverë të pakapshme.
Ah Prishtinë, e zhurmshme Prishtinë,
teatri luan verë dhe dimër.