Korça, Korça!
Muzgu, një pemë jargavani mbjellë,
në pragun e shtëpisë,
dy palë muret me gëlqere të rrugicave,
ngjasin me krahë pëllumbi,
në fletë të pastra fletoreje janë kthyer,
rrugët e posambuluara me borë.
Pas pak do të bjerë nata,
dhe qielli do të bëhet blu nga një kallamar shkrimi,
i derdhur prej një vajze të vogël,
që rrëshqet në akull,
e që më thotë “shkruaj!”