Mbrëmje dhe Mëngjes

Autorja: Natasha Lako

Mbrëmja është një derë e madhe,
nga kaloj drejt natës.
Nata është korridor pa fund,
ku eci për të takuar ditën.
Dita është një dhomë e pastër,
që ka dritare qiellin,.
Qielli është një xham i tejdukshëm,
që thyhet kur eci.
çudi, nuk kam çati,
as mbrëmje, as mëngjes.