Etydë
Gëten në çantë, jakën pak sport,
me hijen time dielli po lot.
U shfaq një fletë nga libri i tij,
në trotuar po ec, një fëmijë.
Një fije bari, një zog përtej,
dhe pak më poshtë nje trung i prerë.
Në çantë Gëte, pak poezi,
dielli lexon librin e tij.