Një Gjethe Vjeshte Ra mbi Flokë

Autorja: Natasha Lako

Një gjethe vjeshte ra përmbi flokë,
e vajza ende këtë s’e di.
Vajzës diçka kërkon t’i thotë,
diçka t’u thotë flokëve të zinj.
Një gjethe vjeshte mbetur në flokë,
e unë vajzës emrin s’ia di.
Po unë e di stinën e ngrohtë,
unë e di ç’do të thotë vajzëri.
Dhe ja tani më nuk fryn era,
po vajza kthen kokën nga i dashuri i saj,
dhe e rrëzon papritur pranvera,
gjethin e vogël, të artë të saj.