Deti dhe ti

Autorja: Natasha Lako

Të gjerë, të paanë kisha detin dhe ty.

Këtu,
kushedi sa gurë u gërryen prej dallgësh,
kushedi sa shekuj me shekuj u përplasën
dhe mbeti,
deti, deti, deti…

Të gjerë, të paanë kisha detin dhe ty.

Këtu,
edhe dallgët kanë ardhur të gërryejnë dallgët ,
dhe mbeti,
de-ti-de-ti-de-
ti…