Larg vetes
Mes lisave që lëshojnë hije
nga fritë e perëndimit
simfoni gjethesh
në qetësinë e amshueshme
një puhi ndjell ndjenjën
e rehatisë vetmake
mes thanave e pemëve dardhane
larg sybiruesve e evshbiruesve
larg vetes së shitur qytetërimit
Sa kohë duhet të ikën njeriu
që të jet ë i lirë me veten
Nëpër kokë përvidhen dhëmbë të mprehur
arrijnë gjarpërinjtë e lidhen rreth fytit
zogjëve u stërriten krahët
pas çdo druri lugetërit zën pritë
frika këmbëve ua jep vrapin
andej nga kanë ikur
larg vetes kah vetja
(Nënqielli, Rilindja, Prishtinë, 1990)