Ringjallja

Autorja: Edi Shukriu

Bini daullle të fisit bini

jeni bërë nga lëkurë e trupit
andaj bini fort e më fort

le të pëlcasë pëlhurë e shpirtit
dhe zemra bashkë me të

ndoshta sjellin ringjalljen

dua të vallëzoj
në ritmin e tingujve paganë
sa të përgjaken thembrat
nga thepat e gurëve të zhvendosur
e trupi të përplaset
në muret e mendjes së mykur

pastaj
le të më quajnë bishë
edhe le të qeshen gjarpërinjtë
aq më bën

dua të bien daullet

(Syri i natës, Rilindja, Prishtinë, 1986)