Blerimet e të dielës

Autorja: Rita Dove

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

Ajo do ta dëgjojë
verën kah derdhet.
ajo do ta shijojë
ndryshimin. Ajo do
që kuzhina t’oshëtijë
nga krenaria deri sa të shkëlqejë
si kashta, ajo do

që mishi pa dhjamë
të zëvendësojë traditën. Kofsha godet
vegshin, kocka
fund e krye, secila
në pranga
mishi.

Shtëpisë i vjen era e keqe
si kafaztores në verë,
ndërkohë i shoqi
ende fle në katin e epërm.
Me mlojsën hedhur
sipër krahut dhe
lulësorit të djeposur,

ajo mbushet frymë, kujton
t’ëmën rrufeshëm
humbur në trishtim,
dhe ato rripa,
xanxarë,
duke kënduar.