Zonja liri mes nesh

Autorja: Rita Dove

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

mos i ulë sytë
ose kqyr drejt përpara mu aty ku
mendon se duhet të jesh duke shkuar

mos nëpërdhëmb oh jo
mjaft më
fillo nga puna lësho balona
shko e varros kocka

me skandale të dala mode
me fustan plumbi
me faqe të njollosura dhe favorite dhe pirgje me vogëlima
ajo ka lindur mes nesh në qortim të çiltër

ajo i ka rregulluar flokët nën një kapele ma-hidh-mua
të cilën e ka lartësuar me pupla dhe yje
flakur mbi supe ajo mban
shtresat e ylberuara të bamirësisë dhe pëshpërimave
krejt ju madje edhe më të paktët nga ju

mos kalo në anën tjetër të sheshit
mos mendo për të shuar mu ndonjë gjë tjetër urinë e turistit

merreni parasysh vështrimin e saj të kulluar vetullën e saj
shkëlqimtare

të asaj që prapë e solli mëshirën nëpër rrugë
dhe s’do të kthehet njerëzisht te varreza e varfanjakëve

pasi ka pranuar lëkurën e trashë të këtij qyteti
këputjen e tij të zhavorruar zhuritjen dhe verbimin prej diellit
ajo prehet ne pupëlanjën e kunorzuar
eshtramadhe e vendosur

mos mendo se mund ta harrosh
as mos u mundo kot
ajo s’e ka ndërmend të luajë nga vendi

s’keni zgjidhje tjetër jepini hapësirë
kunorzojeni me qiellin
se ajo është një nga të shumtit
dhe secila nga ne

më 1993