1878
Nga Korfuzi erdhën. Më dhanë
një nxehtësi mijëra herë më të nxehtë
se dielli i largët.
Kokën dhe trupin ma humbën
duke më lënë prapë vetëm
hi dhe këngë. Këngë dhe hi.
E leckosur do të rilind,
fukara fshatare, zvarrë në dhe,
e braktisur.
Thjesht do të më thonë
Porti, sikur në Portugali të isha.
Do të rilind e vogël. Do të rilind
dhe nuk do të mungojë dita
kur të jem prapë bukuroshja e detit
me emrin e ri plot shkëlqim dhe kuptim.
E di. E di unë. Megjithatë
zgalemet e shpresës ende mbështillen në tym,
që nuk e lë diellin ta depërtojë
për t’u shpëtuar. Terri vazhdon.