Gruaja në ekonomi
Është e drejt e çdo gruaje që të mare pjesë në mënyrë aktive dhe të kontriboj në zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Megjithatë, gratë dhe burrat kanë përgjegjësi të ndryshme, kur është fjala për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme, kanë nevoja dhe prioritete të ndryshme dhe kanë obligime e përgjegjësi të ndryshme.
Për femrat puna dhe familja janë të lidhura ngusht dhe femrat në shumicën e rasteve bëjnë punë të papaguar dhe aktivitetet e tyre të kryera nështëpi nuk kanë ndonjë masë sasiore dhe në shumicën e rasteve nuk vlerësohen. Kurse, për mashkujt puna është e lidhur me pagesë të rregullt dhe orar të caktuar zakonisht jashtë shtëpisë.
Për shkak të kohës së gjatë të shpenzuar në kryerjen e aktiviteteve shtëpiake, gjë që nuk është e zakonshme për mashkujt, gratë kanë probleme të kombinojn përgjegjësitë në kryerjen e punëve shtëpiake, kujdesin për fëmijët, kujdesin për të moshuarit me punën e paguar. Kjo tregon se gratë i kontribojn zhvillimit përmes punës së papaguar shtëpiake, por ato i kontriboj zhvillimit edhe përmes punës së paguar, përmes pjesmarrjes në prodhimin e të mirave materjale dhe kryerjen e shërbimeve. Dhe ndonëse grate marin pjesë me 50% në popullsin e Kosovës, ato në përgjithësi janë shumë më pak prezente në jetën publike dhe shoqërore. Është e zakonshme gruaja të jetë mësuese (rreth 1/3 e mësimdhënësve në sistemin kosovar të arsimit janë femra dhe vetëm në edukimin parashkollor pjesëmarrja e femrës në procesin edukativ është më e madhe se sa e mashkullit 56%), infermiere, kujdestare kopshti, mjeke, juriste, ekonomiste. Por, është shumë i vogël numri i femrave drejtoresha, profesoresha, menaxhere, shkenctare, dekane dhe prodekane të fakulteteve apo diplomate.
Ja p.sh. disa statistika. Në KTK nga 35 anëtarë vetë 4 ishin femra. Nga numri i përgjithshëm i delegatëve të zgjedhur në Asambletë komunale, vetëm 8% ishin femra. Të dhënat mbi regjistrimin e bizneseve tregojn se në Kosovë nga afro 40000 biznese të regjistruara vetëm 6% të tyre menaxhohen nga femrat. Po ashtu, shënimet e siguruara nga Enti për punësim vënë në dukje një konstatim shumë shqetsues, shkallën shumë të lartë të papunësis, ku nga muaji në muaj 43% e personave që kërkojn punë janë femra, dhe afro 60% prej tyre janë të pakualifikuara.
Gratë në përgjithsi janë më pak të arsimuara se mashkujt, edhe ato që punojn (është e vogël pjesmarrja e tyre në sektorin privat, e po ashtu për shkak të dëbimit nga puna që kishte ndodhur nga okupuesit serb) dhe mos rimëkëmbjes së ekonomis pas luftës është e vogël edhe pjesmarrja në sektorin publik. Punëtorët kosovar nuk gëzojn mbrojtje në punë e as gratë, as mbrojtje sociale, kurse rregullorja e miratuar kohëve të fundit nga UNMIK ato i ven në pozitë shumë të palakmueshme për sa i përket pushimit të lindjes dhe ati mjekësor.
Si në të kaluarën edhe tani nuk u kushtohet rëndësi profesioneve dhe sektorëve ku dominoj femrat, dhe nuk promovohet të themi një qasje adekuate në ato profesione dhe sektor të cilët tradicionalisht u përkasin mashkujve.
Këto të dhëna tregojn se ekzistojn dallime të konsiderueshme për sa i përket pjesëmarrjes së burrave dhe grave në strukturat ekonomike në shoqëri. Ekziston një mungesë dhe një pjesëmarrje e vogël e grave në proceset vendim/marrëse, në formulimin e politikave në ekonomi, duke përfshir këtu formulimin e politikave financiare, monetare, komerciale, dhe tatimore.
Zhvillimi i këtyre strukturave dhe politikave ekonomike mund të themi se ka ndikim direkt në pjesëmarrjen e burrave dhe grave në burime ekonomike dhe në fuqizimin e tyre ekonomik, e si pasojë edhe shtimin e mosbarazis midis tyre, si individual ashtu edhe familjar dhe shoqëror në tërësi.
Mospjesmarrja e barabart e burrave dhe grave në formulimin e politikave makroekonomike dhe sociale ka si pasojë edhe prezencën e varfësis e cila është e lidhur direkt me mungesën e mundësive ekonomike dhe pavarësis, mungesën e pjesëmarrjes në burimet ekonomike, mungesën e pjesmarrjes në arsim dhe munesën e pjesmarrjes në proceset vendim marrëse.
Tërë kjo ka si pasojë krijimin e mos barazis midis dy gjinive dhe ndikimin negativ në zhvillimin e shoqëris.
Sipas publikimeve të Bankës Botërore mëse 50% e popullsis në Kosovë janë të varfër dhe kanë nivelin e konsumit nën të ashtuquajturën linjë e varfërisë (e cila nënkupton shpenzimet prej 2100 kcal në ditë) dhe 12% e popullsis jeton në kushtet e varfëris ekstreme (personat e zhvendosur shtëpitë e të cilëve janës shkatrruar nga lufta, pa rroga, pensione, kursime, me shumë jetim, personat e vjetruar, personat me paaftësi etj.). Kësaj kategorie i përket numri më i madhë e femrave vetëmbajtëse të familjeve të cilat si pasojë e luftës kanë ngelur me fëmijë, në shumicën e rasteve janë të reja për nga mosha dhe nuk janë mjaftë të arsimuara e as të përgatitura profesionalisht.
Së këndejmi duke ndërlidhur konstatimet e më sipërme me rolin e mediave të shkruara apo radiotelevizive në vetëdijsimin e opinionit mbi qështjet e përmendura në përgjithësi dhe rolin e gruas në ekonominë kosovare në veqanti mendoj se:
- Duhet inkurajuar vetë mediat për zhvillimin e programeve specifike lidhur me rritjen e njohurive mbi rolin e gruas në familje dhe shoqëri . Natyrisht, kjo do të mund të arrihej më lehtë përmes rritjes së pjesmarrjes së grave në nivelet vendimmarrëse dhe në bordet të cilat influencojn politikën e mediave, sepse siq është cekur edhe në ftesën për këtë takim ekziston një mungesë e ndieshmëris për qështjet gjinore dhe një mungesë e pjesmarrjes së grave në të gjitha nivelet e medias.
- Duhet të punohet në rritjen e pjesmarrjes së barabart të përgjegjësive në familje, nëpërmejet të fushatës në media që theksojn barazin gjinore dhe rolet jostereotipe të burrave dhe grave mbrenda familjes
- Të prezentohen materjale në media mbi gratë e sukseshme si ndërmarrëse, menaxhere, profesioniste, nëna etj. Ku ato do të sillnin përvojat jetësore duke përfshirë eksperiencën në punë dhe përgjegjësitë familjare. Kjo do të inkurajonte kontributin e tyre dhënë famijes apo shoqëris.
- Mediumet duhet ti ofrojn opinionit informacione të nevojshme mbi nevojën e përmirësimit të kapacitetit ekonomik të grave , qasjen në infomata dhe teknologji, qasjen në punësim dhe kushte më të mira për punë dhe kontroll mbi burimet financiare.
- Të promovojn harmonizimin e punës dhe përgjegjësive familjare për burrat dhe gratë të cilat do ti dedikoheshin komunitetit në përgjithësi në mënyrë që të rritet vetëdija për barazin gjinore dhe rolin e të dy gjinive mrenda familjes dhe shoqëris.
Tërë kjo mendoj se duhet të arrihet në partneritet me mashkujt, sepse kërkesa e grave për barazi gjinore nuk duhet të nënkuptohet si kërkesë që gratë të jenë të veqanta, apo të kenë pëparësi .Për më tepër sot gratë kanë nevoj për fuqizimin e tyre ekonomik, për barazi gjinore, për një statut dhe për një tretman të barabart me mashkujt në shoqëri.