Kuvendime
55.IA KUJTOJ FYTYREN
Një herë kam parë një vajzë fisnike
E të vockël,
Që mblidhte në luadh lule,
Dhe s’ia kam harruar fytyrën.
56.GJINESHTRA E ARTË
Gjineshtra e artë
Rritet gjatë bregut.
57.VAJZAT…
Vajzat që u ka ardhur koha të martohen
Thurin kurora.
58.ME ZËRIN…
Vajzat me zërin prej mjalti.
59.DHE KURORAT
Dhe kurorat thureshin me majdanoz të egër.
60.PASTAJ NË MESDITË
Pastaj në mesditë,
Bulkthi
Poshtë flatrave
Nxori shpatën, prej këngësh të ëmbla,
Ashtu si perëndia e diellit që derdh në dhe
Rrëketë prej flake.
61.MË VJEN MIRË TË MENDOJ
Më vjen mirë të mendoj,
Se kam një vajzë të bukur e të vogël,
Të dashur si lulja e artë,
Klean, që e adhuroj shumë.
As me tërë Lidinë he Lesbon,
(Sado të çmuara të më jenë!)
Nuk do ta këmbeja.
62.BESOJ SE I DUAN…
Besoj se fëmijët i dua më shumë sesa Gello,
Që ka një dashuri kaq të thekshme për ta.
63.MNASIDIKA…
Mnasidika ka një pamje të bukur,
Sesa e mira Girino.
64.MNASIDIKES
Ti, o Dika, që thur kurora,
Me gishtërinjtë e brishtë,
Do që të stolisësh flokët e hijshme me degëza kopre,
As Hiret e bukura e plot shkëlqim,
Me veshjet e qëndisura me lule,
Nuk janë më të hijshme.
65.PO TË FLAS HAPUR
Po të flas hapur,
Nuk vepruat aspak mirë, Dika,
Prandaj nuk kam sesi të ta fsheh.
Ju kënduat plot këngë,
Në shtëpinë e Pentilesë…
Kjo më ngjasoi si një lloj zhurmërimi i ëmbël,
Prej zërash të padukshëm e të mjaltë,
Ndërsa kënga e thekshme e bilbilave,
Ishte për shpirtin si pika e freskët e vesës!
66.JU MUND TË QESHNI…
Ti mund të qeshësh, Leda,
Por ata thanë,
Se një herë gjehet vesa
E fshehur nën fletët e zymbylit.
67.NE PO SHKOJMË…
Ne po shkojmë të vallzojmë,
Pra, ejani tani,
O Hire të brishta
Dhe ju, o Muza, me gërsheta të madhërishme.
68.PO…
Po,
Unë e mësova më mirë atë,
Sesa Heroja,
Vajza, vrapimtare e shpejtë
Prej Giares.
69.ÇFARË ËSHTË…
Çfarë është ajo,
Me tingull me të ëmbël se liria,
Më e artë se sa ari,
Më e butë se sa kadifeja,
Më e bardhë,
Sesa lëvozhga e vezës?
70.FJALËT E AFËRDITËS…
Fjalët e Afërditës ishin këto:
“…Eros, ti je skllavi im,
Dhe natyrisht gjithashtu edhe ti,
Safo!”
71.UNË NUK JAM…
Kështu, pra, unë jam e vetmja grua,
Që kam ardhur shpesh në Shpellën Latmian.
72.JU THEM ME PLOT GOJË
Jua them me plot gojë, se Muzat e stolisura
Me kurora manushaqesh kanë qenë bujare me mua!
73.ATO…
Ato më bënë të famshme,
Por dhurata e tyre ishte vetëm puna.
74.YLLI I MBRËMJES
Ylli i mbrëmje,
Është më i kthjellët se çdo yll tjetër.
75.YLLI I MBRËMJES…
Ylli i mbrëmjes,
Hesperus,
Gjithçka
Që përhumbi në dritën e ditës,
Ti e ktheve përsëri.
Ti i kthen dhentë në vathë,
Kthen dhinë harrakate,
Dhe nënës i kthen vajzën e dashur!
76.I PESHPËRITA VEGLËS MUZIKORE
Vegël heshtake prej gëzhualli breshke,
Fillo të më mërmërisësh fjalë hyjnore!
77.PËLLUMBAT E PËRGJUMUR
Pëllumbat e përgjumur
Kanë varur kryet e lodhur,
Kanë mbledhur flatrat,
Dhe zemra u është ftohur.
78.EJA SËRISH…
Eja sërishmi, Gongila, trëndafili im,
Tek unë këtë natë, me lirën lidiane.
Rreth teje ndrin gjithnjë
Një hijeshi e lakmuar.
Veshja jote më lëbur sytë.
E magjepsur e tëra, unë që dikur
I qahesha perëndeshës të lindur në Qipro,
Me përgjërim tani të lutem:
Mos t’u errësoftë kurrë shkëlqimi,
Eja më shpesh drejt meje!
Mes kaq grave të vdekshme,
Veç ty kam kaq fort mall të të shoh!