52.NGUSHËLLOJE VETEN, ATISA

Safo

Shpesh në Sardi, Anaktorias së dashur,
I bredh mendja këtu.

Këtu, ku ne jetuam e gëzuam së bashku,
Ku e adhuronim si perëndi
E ti, Atis i thurrje me shpirtin plot zjarr këngë.

Tani ajo ndodhet larg nga gratë e Libisë.
Ashtu si hëna, që kur perëndon dielli,
Çapit mes yjesh,
Duke derdhur dritë në detin e kripur
Dhe në fushat me lule, ku ëmbëlsisht
Ndrin pika e vesës, dhe çel gonxhen trëndafili.

Harliset fieri dhe bari i bletës,
Kështu baret dhe ti, Anaktoria,
Duke sjellë nëpër mend Atisën fisnike,
Gjersa zemra e dhembshur
Të rëndohet nga malli,
Dhje nis e na thërret: “Ejani!”

Ne e dëgjojmë këtë thirrje,
E dëgjon me veshët e saj dhe nata,
Këtë pëshpëritje mbi det dhe mbi kudo përreth.