43.MOS ME NDODHTE KURRË…

Safo

Të tmerruar nga shtrëngata e furishme detarët flakën në detin
E tërbuar, gjithë ngarkesën dhe e ankoruan anijen në breg.

O Zot, mos më ndodhtë kurrë qqë të udhëtoj në dimer
Drejt ndonjë vendi, nëpër një det plot shtrëngatë.

Apo të detyrohem të flak tej pasurinë e plaçkën.
Ah, ç’turp e ç’tmerr i llahtarshëm do të jetë!
Mos më ndodhtë kurrë që tërë pasuria e fituar me mund,
Të më gllabërohet nga dallgët e detit dhe nereidet
Me këngë funerale…