42.HERES

Safo

Zonjë e dashur Hera, në trajtë të hijshme,
Shfaqm’u para sysh të mi në ëndërr,
Bash ti, që mbretërit e lavdishëm, Artridët,
T’u lutën e t’u përbetuan.

Pasi pushtuan dhe plaçkitën Trojën,
Përpara se të ktheheshin në vatrën e lindjes,
Duke çarë me anije përmes Skamandrit plot dallgë,
Ndeshën pengesa të shumta e s’ia dolën dot.

Gjersia i’u drejtuan me lutje, moj hynore,
Të gjithpushtetshmit Zeus,
Dhe birit të dashur të Thionit,
Kështu si ata po të lutem dhe unë e mjera:

Më kthe, si më parë dëlirësinë,
Dhe shoqërinë me vajzat e Mitilenës.
Do t’u mësoj atyre këngët e vallet,
Po me atë zell si më parë ditëve të festës sate.

Gjersa ndihmove bijtë e Atreut,
Të largoheshin me anije nga Troja
E rrënuar, ndihmomë edhe mua zemërplasurën,
Që të kthehem sërishmi në pragun e shtëpisë!