40.JAM MJAFT E NDJESHME…
Dhe, fëmijë, iu çova të gjithëve
Tek pemë e madhe që ngrihet në liman.
Pamja që na hapej para syve, ishte mahnitëse.
Një vorbull lumturie më pushtonte krejt shpirtin.
Vajzat me të cilat shëtisja më përfytyronin
Të zymtë, të heshtur e të drojtur.
Mezi i dëgjoja,
Çdo gjë që më kapte veshi më kthehej në zhurmë.
Shpirti im i gjorë mirrte arratinë.
Këto që më gëzonin, sikur ishin caktuar nga fati.
Mblodha mendjen, t’iu shihja, o krijesa fisnike,
Por ju u larguat prej meje.
(Sa shpejt arritët në gjysmën e udhës),
Kështu që s’më mbeti veç të sodisja si vegim
Atë që më mundonte e më drithëronte:
Rrobet që të valëviteshin pas kurrizit.