38.S’MUNDEM ME TË SHKRUAJ…
S’mundem më të shkruaj,
Qetësohu, moj zemër!
Asnjë këngë magjepëse,
Asnjë himn për Adonisin,
Më nuk shpërthen prej teje,
Që të mikloj zotat,
Me shpirtin kaq të trazuar!
Afërditë, moj mundimtare zemrash,
Ma bëre zemrën të drojtur dhe heshtake,
Ndërsa joshëtarja Peitho
Nga plloska e artë
Më derdhi ndër rremba mendime të trazuara
Dhe nektar dehës!