Poezia e saj
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
Vetmia rrasur si laps në barkun e mprehtësit. Kokë plumbi
e rruar, maja ther lëkurën e letrës së shtrirë
në fytyrën e vajzës, fletoren e hapur me poezi.
Ku janë xehet e arit, dua ta pyes, dhe ajo ndërron faqen,
duke treguar ndryshkun e fjalëve që mbyll, rresht për rresht, në
vathën e perëndimit të diellit, lotët dhe krahët shqyer nga shpatullat
e djalit, përqafuesit të dikurshëm.
Kam blerë, dua t’i them, vëthë
dhe top për të shquar veshët,
por, ndërkaq, nën vetull
zhbirimi i syve
mundon kundrimin e saj.