P.S. Këngë trishtimi për jetën e vërtetë

Autori: Ronny Someck

Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj

Nuk u linda në Virginia. Im atë ishte dryn heshtjeje në
derën e buzëve të veta,
qysh se dha shpirt e ndjek në ndenjëset e pasme
të autobusit numër 61.
Kujtesa mbushet frymë nëpër ndalesa, hap derën,
i bie ziles dhe, kur nuk gjen vend për t’u ulur, enjtet.
Nën rrota rreh zemra e asfaltit
dhe unë, në shpinën e këmbëtores,
vazhdoj t’u bie kamzhik thembrave të mia me gremça.