Si ta lexojmë moshën e kalit. Poezi dashurie
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
Zakonisht, pë të lexuar moshën e kalit, duhen shikuar dhëmbët.
Dy vjeç, ka gjashtë syresh, dhe këta rriten derisa
të qumështit zëvendësohen nga të përhershmit.
Dhjetë vjeç, shfaqet një plasë në dhëmballët e pasme dhe, kur
kali mbush tetëqind e dy javë, zë gjysmën e tyre.
Njëzet e pesë vjeç, kjo nis e zhduket.
Zakonisht, për të lexuar moshën e dashurisë, duhen shikuar dhëmbët e qumështit.
Një dregëz e vogël kallëzon ç’është hequr dhe ç’ka mbetur.