Pseudoliria

Ilire Zajmi

E urrejë lirinë e shpifur
të mendimit
lëvizjes
shprehjes
së lirë
I urrej fotokopjet e lirisë
partiake
kombëtare
idelogjike
dogmatike
postmoderne
E urrejë imitimin e lirisë
nga politikanët
karrieristët
krimbat
yjet
I urrejë të gjitha ata
që shpihin
gënjejnë
vjedhin
shajnë e lëvdojnë
vrasin e pështyejnë
në emër të lirisë.
Liria nuk shpifet
fotokopjohet
imitohet
Liria
është
Një