Flokët

Ilire Zajmi

I dua flokët e mi. Ashtu si janë më pëlqejnë pa masë.
Dhe nuk dua ti lë të rriten kurrë. Nëse ndryshoj
pamjen apo gjatësinë e tyre, filloj të dyshoj se nuk
jam unë e as vetja ime. Jam shndërruar në një grua të
panjohur, pa biografi, pa jetë intime. Historia e
flokëve të mia është e kahershme. Nga flokë të gjata e
të zeza, i shkurtova në një të prerë “ala italiana”.
Dhe gjithcka ndryshoi. Me gjatësinë e tyre lashë prapa
edhe paragjykimet e vjetra, dhe fillova ta shoh botën
me këmbë teposhtë, ashtu te shëmtuar e lakuriqe me
bukuritë e saj. Pastaj më pëlqen ti ngjyros ti ndërroj
ngjyrat, e të bëj eksperimente me pamjen time të
jashtme. Unë jam grua dhe dua ti shoh të gjitha
trajtat e pamjes sime të mundshme. Biondinë,
zeshkane, brunetë, e kuqe, sipas modës së fundit apo
edhe laramane e pazakonshme, ekstravagante deri në
ekstrem. Aq më bën cka flasin bota për flokët e mi. Aq
më bën pse pyeten pse i mbajë gjithnjë të prera
shkurt. Është shija ime. Unë nuk e kuptoj pse merren
me flokët e mi, e nuk I shikojnë flokët e tyre.
Unë nuk vras mendjen për flokët e huaja. Por kur shoh
ndonjë grua me flokë të prera keq më dhemb shpirti.
Pse nuk I shijojnë ato flokët e tyre në pasqyrë?

Kështu dukem e re e freskët dhe mbajë aromë gruaje të
dashuruar.
E ndjej se kështu të pëlqej edhe ty dashuria ime,
ngapak agresive shumë moderne dhe seksipile me flokë
të prera si mashkull. Unë se kuptova kurrë pse
meshkujt i duan flokët e gjatë te femrat. Mua më
pëlqejnë flokët e shkurtë, dhe ty të pëlqenë të më
ngjitesh për to kur bëjmë dashuri. A nuk janë flokët e
shkurtë seksi?