Djali fqinj me Johannesburg-un
Përkthyesi: Ukzenel Buçpapaj
Në Afrikën e Jugut fëmijët e Zinj e pyesin njëri tjetrin: ende s’të
kanë rrasur brenda?” dhe “Sa herë të kanë rrasur brenda?”
Djali i mëposhtëm nuk jeton në Johannesburg. Atij nuk i lejohet
të jetojë atje. Ndoshta ai jeton në Soveto.
Udha ime nis te brenga dhe mbaron te çudia.
Djali i Zi fqinj me Johanesburgun, burrë
në kohë burrash.
Ata njerëz
s’e durojnë të Zezën mes ngjyrave të tjera.
Ata kanë qejf
që vendin tonë të mos e quajnë tonin.
Ata thonë se endi ynë nuk është yni.
Ata njerëz.
Enden nëpër botë siç endem dhe unë.
Ata njerëz.
E bardha e tyre është i zhubrosur dhe mizor.
Për Babain tim flet vetë puna. Babai Im.
E kish shtatin e plotë derisa e Rrëzuan.
Pa pritur pa kujtuar.
Me një plumb tek.
Por, para kësaj, i gjatë dhe truplidhur mes nesh,
vdiste çdo ditë. Çdo çast.
Babai Im…
E para ishte koritja.
Jo. E para ishte Grusht-a urrejtja.
E mbramja ishte koritja. Të bëjnë
rrogoz të shkelur, jo, jo,
ky nuk është Im At.
Po Nëna Ime?! Nëna ime
qe gazi në kupë të qiellit
nën dritën e diellit, nën dritën e yllit në shoqëri.
Nëna ime është ende gazi në kupë të qiellit!
Përsëri lëviz drejt kah Përmbushja-e-Burrërisë (siç e quan ajo).
O ç’sy i fortë është nëna Ime!
Përveçse kur duket se nuk na u ka shkujdesur vështrimi.
Mirë, mjaft më me bajga, mjaft më me Rrenën Plakë.
Si shtizë e pastër zjarri
jam duke lëvizur. Nuk jam e vdekur. Jam gjallë
për të qenë gjallë.
Do të vërvitem
Në Kohë Burrash.
Sonte rrugëtoj me
njëqind shokë e shoqe loje drejt vendit
ku e Zeza e lënduar e lëkurës tonë ndalohet rreptësisht.
Atje, në terrin që është terri ynë, atje,
një puls që rri shtrirë në tokën që është toka jonë, atje,
atje, duke ngadhnjyer, bash Atje, atje, duke ruajtur fytyrën, atje,
duke brohoritur (o Babai Im)
do të çajmë përpara me Grusht-a-Urrejtje:
do të vërvitem në Kohë Burrash:
për jetë a jetë
për jeë a jetë