Lutje

Autorja: Marina Cvetajeva

Krisht edhe Zot! Pres një çudi
Tani, njitash, sa dita u zgjua!
O, nëm ti vdekjen, nëse e di
Se jeta si libër do jetë për mua.
I ditur, ti nuk thua egër:
“Duro, për ty ende shumë shpejt”
Ti vetë më dhe mua – aq tepër!
Kam et’ tani – për rrugët krejt!
Dua gjithçka: me shpirt ciganeje
Të shkoj me këngë të grabis,
Të vuaj për njerëz nën tinguj organoje
Dhe amazonë në luftë të nis;
Ta gjuaj fatin yjesh në kullën e tmerrshme,
Territ fëmijët t’i nxjerr në dritë…
Të jetë legjendë – dita e djeshme,
Të jetë e marrë – çdo ditë, çdo ditë!
Dhe kryq e shall e kaskë m’i kënda
Ky shpirti im një gjurmëz, shpejt…
Më dhe fëmininë – përrallat e ëmbla
Dhe na jep Ti vdekjen –
Shtatëmbëdhjetë vjeç!

26 shtator 1909