Tjetres

Autorja: Marina Cvetajeva

Kushdo qofsh ti, e shenjtë a mëkatare,
Drejt ecsh a shtrembër, s’ka rëndësi
O, veç ta duash, t’i jesh ti ledhatare!
Si djalth të njomë përkunde mu në gji
Dhe mos harro, pa dhelë ëndrra vdaret,
Me përqafim të beftë gjumit mos e ngri.
Qofsh gjithnjë me të: ty besën ta mësofshin
Trishtim i tij dhe ai vështrim i mitur.
Qofsh gjithnjë me të: dyshimet mos e lodhshin
Me sy në e qortofsh, ti bëju motër e dhimbsur,
Por nëse ëndrrat të pamëkata qofshin,
Mëso të ndezësh zjarr të llaftarisur!
Guximin mos e shit, sido të vijë dita.
Në shpirt mallin e djeshëm vër përfund.
Për të qofsh ti ajo që unë, në fre, s’arrita:
Endrrat e tij, e trembur, mos ia humb!
Për të qofsh ti ajo që unë, ajme, nuk dita:
Pa masë dashuro dhe duaj gjer në fund!
                                                1909