Njëri – tjetrin
Përkthyesja: Engjëllushe Shqarri
Besoj se yt vëlla do të vijë përsëri? .
– Mundet. .
Ai e detyroi vetën t’i rrinte asaj me shpinë, teksa po rregullonte kravatën, jakën dhe kthente nofullën sa nga anjëra anë në tjetrën, për të kontrolluar si ishte rruar. Pasi i harxhoi të gjitha sebepet, qëndroi i ngrirë, me dorën mbi nyjen e kollares, duke parë nga pasqyra përtej faqes së majtë trupin e të shoqes, të derdhur plot hijeshi mbi shtrat, duke peshuar mbi bërrylin e djathtë, me parakrahët e bardha, që kryenin lëvizje të detyrueshme për të rregulluar thonjtë. Ai e lëshoi dorën dhe e pyeti i vendosur: – Ç’do të thuash me mundet? Ajo nuk i dha përgjigje, por ngriti lart njërën nga duart duke e parë me kujdes, për të kontrolluar pesë shigjetat e kuqe. Ishte një vajzë e hollë, shumë e hollë, zeshkane, rreth të tetëmbëdhjetave. Mënyra e qëndrimit, e të kontrolluarit të thonjve, këmisha e saj me vija të kuqe e cila zbulonte një palë këmbë të gjata, të holla dhe të bardha – i gjithë qëndrimi i saj prej modeleje, ishte një përpjekje për të fshehur një ankth po aq të thellë sa edhe i tij; sepse frymëmarrja e saj, ashtu si e tija, ishte e shpeshtë dhe e dendur.
Ai nuk u gënjye. Ethet e dëshpërimit në sytë e saj të zinj, muskujt që i kërcenin si një topth në pjesën e epërme të krahut i dhanë të kuptonte se ajo mezi po priste ikjen e tij; kurse ai mendoi të ikte sa më shpejt, për shkak të nevojës së madhe që ndjente për të: “Ka diçka të pashëndetshme në gjithë qenien e saj, po…”. Kjo fjalë e bëri të ndihej fajtor. E pranoi dhe e la mendjen, e cila ishte tejet e tendosur, teksa përpiqej të gjente shkakun e shqetësimit të tij, të shtonte: “Po, diçka të papastër, të ndyrë”. Por kjo e fundit e çuditi dhe i solli ndërmend kujdesin e saj të tepruar për trupin, flokët, thonjtë, si dhe orët e gjata që kalonte në vaskë. Po, e ndyrë, vazhdonte të ngulte këmbë armiqësia që sa vinte e rritej brenda tij.
I armatosur me këtë ndjenjë, ai mundi të kthehej, ngadalë, për ta parë drejtpërsëdrejti dhe jo nëpërmjet xhamit të ftohtë. Ishte një djalosh me trup të ngjeshur, të mirë, i krehur e i larë, i cili një muaj më parë, gjatë dasmës, kish qëndruar bri saj disa centimetra më i shkurtër, por me besim në burrërinë e tij, që kish mundur ta zotëronte adoleshencën e saj të frikshme. Vazhdonte ta zhbironte me vështrimin e syve të kaltër që ishte edhe ftues. (gjë që nuk i shkonte ndër mend), edhe agresiv, si një kërcënim për të. Ndërkohë, mund ta kontrollonte përçmimin, edhe pse e dinte që do t’i zhdukej menjëherë, sapo ajo të kapte krahët drejt tij.
– Ç’do të thuash, me mundet? – pyeti përsëri.
Pasi ndjenji disa çaste pa folur, ajo tha, ashtu plot përtim, duke rrotulluar dorën e saj të brishtë sa nga njëra anë në tjetrën: – Thashë se mund të vijë.
Ishte një dialog i gjithëpranishëm për të dy, jo vetëm në ato pesë minuta; por edhe nga kujtimet e mëngjeseve të tjera, ndonëse më së shpeshti, nuk e kishin zënë në gojë. Ishin mu në buzë të greminës. Por bashkëshorti i ri ishte bërë vonë për punë. Hodhi sytë nga ora e dorës, gjest që e bëri, edhe pse në mënyrë jo bindëse, vetëm sa për t’u hequr burrë: – Unë shkoj në punë, kurse ti rri këtu shtrirë… Pastaj ai bëri një kthesë të plotë dhe shkoi te dera, duke ngadalësuar çapat. Ndaloi. Tha: – Mirë, atëherë nuk po vij për darkë.
– Si të duash, – ia pat ajo, me përtesë. Pastaj, u shtri në shpinë dhe tundi duart para fytyrës për të tharë manikyrin e gishtave që, gjithsesi kishin tre ditë që ishin lyer.
Ai tha me që të lartë: – Freda! Vërtet e kam. Nuk kam ndërmend të… Dukej njëkohësisht pa rrugëdalje, por sfidues; megjithatë, i vendosur të bënte ç’të mundte për të ruajtur respektin për veten, të qenit mashkull, përpara – po përpara kujt? Buzëqeshja e saj e lehtë drejtuar atij ishte diçka (ndryshe nga gjithçka tjetër që kish bërë qysh se ishte zgjuar atë mëngjes) që as ajo vetë nuk e kuptonte. Sigurisht që nuk mund ta kuptonte vrazhdësinë e tmerrshme të buzëqeshjes së saj të lehtë, edhe mirëdashëse, edhe përçmuese? Sepse në të kishte edhe ftesë; dhe ishte pikërisht kjo gjë, triumfi i saj i pavetëdijshëm që e bëri të shoqin të zverdhej, të fillonte të belbëzonte: – Fre-Fre Fred-Freda…, por hoqi dorë dhe u largua nga dhoma. Ikur papritur, megjithëse qetësisht, po të kihet parasysh sa i madh ishte tmerri i tij.
Ajo ndenji pa lëvizur, duke dëgjuar hapat e tij tek zbrisnin shkallët dhe derën e jashtme të mbyllej. Pastaj, pa u nxituar, ngriti këmbët e gjata, të holla e të bardha, të cilat mbaronin me dhjetë koraca të vogla të kuqe, kapërceu buzën e shtratit dhe qëndroi në këmbë te dritarja, për të parë kokën e krehur mirë të të shoqit, duke u larguar me vendosmëri përgjatë trotuarit. Kjo ishte një nga rrethanat e Londrës dhe atij i duhej të shkonte në qytet, ku punonte si nëpunës me të ardhme premtuese: edhe shumica e njerëezve të tjerë në rrugë po ashtu në punë po shkonin. Ajo soditi atë dhe ata, deri te qoshja ku ai u kthye, me fytyrë të zgjatur nga ankthi, dhe ia bëri me dorë paturpësisht, pa buzëqeshur. Ai ktheu vështrimin mënjanë, sikur t’i kujtohej ndonjë makth; kurse ajo ngriti supet dhe u largua nga dritarja pa e parë përshëndetjen dhe buzëqeshjen e tij të vonuar e të dëshpëruar.
Pastaj qëndroi e vrenjtur para pasqyrës së gjatë të garderobës së re; një vajzë shumë e gjatë, e përkulur nga gjatësia, gjithë bërryla dhe gjunjë, që dukej edhe më qesharake për shkak të këmishës së shkurtër të natës. E hoqi atë nga koka, duke marrë siguri nga një vështrim anash, që i hodhi gjinjve të mbushur dhe mesit të rrumbullakosur; pastaj hodhi sipër një penjuar të bardhë me dantella, përgjatë fundit dhe përreth qafës, nga ku dilte koka e saj e dëshiruar. Tani dukej shumë më mirë, ngjante me një modele. Krehu flokët e zinj të shkurtër e të shndritshëm, ua nguli vështrimin syve të saj të thllë e plot ankth dhe u fut prapë në shtrat.
Atë e kaploi një ankth sapo dëgjoi të hapej dera me ngadalë; dhe të mbyllej, prapë me ngadalë. Mbajti vesh, ashtu si njeriu i padukshëm që dëgjonte dhe shihte përreth; sepse ky ishte një apartament me dy dhoma, i marrë me qera e i kthyer në një shtëpi gjysmë më vehte. E zonja e shtëpisë banonte në apartamentin poshtë këtij, në katin e parë; kështu që bashkëshorti i ri e kish bërë zakon ta pyeste atë si pa dashje, çdo mbrëmje, ose të dëgjonte, si pa dashje, të dhënat që ajo ia jepte me lehtësi, për ata që hynin e dilnin në apartamentin e tij dhe për lëvizjet e të shoqes. Por hapat po vinin vendosmërisht drejt saj, dera u hap, me shumë kujdes dhe ajo ngriti sytë, fytura i rrezëlliti nga gëzimi kur në dhomë ia behu një djalë i ri shumë i gjatë, i hollë dhe i zeshkët. Ai u ul buzë shtratit pranë të motrës, ia mori dorën e hollë në dorën e tij të hollë, ia puthi, ia kafshoi me dashuri dhe pastaj u përkul ta puthte në buzë. Gojët e tyre qëndruan të bashkuara, ndërsa dy palë sy të zinj e të thellë u ngërthyen me njëri – tjetrin. Pastaj ajo mbylli sytë, ia mori buzën e sipërme mes dhëmbëve dhe ia lëpiu me gjuhë. Ai filloi të zhvishej para se ajo ta lëshonte; kurse ajo e pyeti, pa as më të voglën athtësi që përdorte për të shoqin: – Nxiton sot?
-Më duhet të bëj një punë në rrugën “Exeter”.
Duke qenë elektricist, ai nuk ishte i lidhur pas ndonjë tryeze zyre.
U fut në shtrat lakuriq përkrah të motrës, duke mërmëritur: – Vaj Ulliri.
Shtati i saj i gjatë u ngjesh pas të tijit me një përdëllim kënaqësie dhe mirënjohjeje kur dëgjoi emrin e dashurisë, emër që nuk ishte pranuar kurrë në mënyrë kaq absolute nga i shoqi, siç bëhej nga ky burrë; dhe ajo ia ktheu, me po të njëjtën mërmëritje gjithë dashuri – Lulkuq. dy palët e syve iu ngulën sërish njëri – tjetrit në një largësi prej dy – tre centimetrash. Të tijtë, edhe pse të thellë e të futur në gropa kockore si të sajat, ishin të dalë, kokërdhokët i rroulloheshin nën një lëkure të hollë, tashmë të rrudhosur dhe të skuqur. Të sajët, megjithatë, ishin të rrethuar me lëkurë të pastër të bardhë dhe ai i puthi kopjet e përsosura të syve të tij të shëmtuar, dhe tha, ndërsa ajo shtrëngohej pas tij: – Prit, prit, Vaj Ulliri, mos e merr me kaq yrysh, se do ta prishësh fare.
-Jo, nuk do ta prishim.
-Prit, të them.
-Mirë pra…
Dy trupat, duke marrë frymë thellë, ndenjën pa lëvizur për një kohë të gjatë. Dora e saj, në pjesën e pasme të qafës së tij, bëri një lëvizje të lehtë, rrethuese dhe shtypëse, duke e afruar atë drejt vetes. Ai i kishte duart në pjesën e sipërme të kofshëve të saj, duke e mbajtur pa lëvizur. Por ajo ia doli dhe ata depërtuan te njëri – tjetri, dhe ai prapë tha: – Prit. Mos lëviz. Ata ndenjën krejtësisht pa lëvizur, me sy të mbyllur.
Pas një çike, ai pyeti papritur: – Hm, po mbrëmë e bëtë?
-Po.
Ai ia ckërmuti dhëmbët mu te balli dhe tha: – Besoj se ti e nxite.
-E pse thua ti e nxite?
-Ti je dosë.
-E mirë, pra, po Alice-a?
-Oh, ajo. Mbrëmë klithi dhe tha: Mjaft. Mjaft.
-Kush është derr atëherë?
Ajo bëri një rrotullim, por ai e mbajti, duke ia shtrënguar vithet dhe duke i mërmëritur me dashuri: – Jo, jo, jo.
Përsëri qetësi. Në dhomën e vogël e të ndriçuar të gjumit, ku hynte dielli periferik, era i fryu brenda perdet e reja jeshile, të cilat u fshikën lehtazi pas mobiljeve të reja, shumë të mëdha, ndërsa dy trupat e gjatë e të bardhë vazhdonin të rrinin pa lëvizur, gojë më gojë, symbyllur, të bërë njësh nga frymëmarrja e tyre e thellë dhe e butë.
Por frymëmarrja e tij u shpeshtua; thonjtë u ngulën thellë në kockat e vitheve të saj, e liroi gojën dhe tha: – Po Charlie atëherë?
-Edhe ai më bëri të bërtisja nga kënaqësia, – mërmëriti ajo, duke i lëpirë gushën, me sytë e mbyllur. Kësaj rradhe ishte ajo që ia mbante kofshët palëvizur dhe i thoshte: – Jo, jo, prit se do ta prishësh fare.
Vazhduan të rrinin shtrirë, pa lëvizur. Një qetësi e gjatë, një heshtje e gjatë. Pastaj perdet fëfëllitëse e zgjuan vajzën, këmba i ishte mpirë dhe ajo e fërkoi butësisht pas këmbës së tij. Ai i tha me inat:
-Pse na e prishe? Ky ishte vetëm fillimi.
-Është shumë më qejf kur bëhet me vështirësi. Ajo u shtri dhe i tendosi muskujt e brendshëm për ta vështirësuar edhe më, duke iu ngërdheshur si për ta sfiduar, kurse ai ia vuri duart rreth qafës duke e shtrënguar gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht për ta ndaluar, njëherazi duke hyrë e dalë prej saj me po të njëjtën etje sfiduese, qesëndisëse, por të dhembshur që po shfaqte edhe ajo – për të parë deri ku mund të arrinin. Pas pak të dy nisën t’i shkulnin flokët njëri – tjetrit, të kafshoheshin e të zhyteshin mes kockave të holla dhe pastaj, tamam para shpërthimit, u shkëputën nga njëri – tjetri në të njëjtin çast dhe ndenjën veçmas, duke u dridhur.
-Ia dolëm, – tha ai me ngrohtësi, duke i përkëdhelur flokët.
-Po. Kujdes tani, Fred.
-Përsëri në krahët e njëri-tjetrit.
-Tani do të jetë përsosmëria vetë, – tha ajo e kënaqur, me gojën e pështetur pas fytit të tij.
Dy trupat, duke u dridhur nga sforcimi, rrinin përbri njëri – tjetrit dhe herë pas here kërcenin përpjetë pavullnetshëm. Po gradualisht e qetësuan. Frymëmarrja e tyre, fillimisht e parregullt, erdh e u qetësua. Merrnin frymë gojë më gojë. Qenë bërë një trup, shqitur e ngjitur, të nginjur e të fikur.
Për shumë kohë, për shumë kohë, për shumë…
Një veturë kaloi poshtë, në rrugën që zakonisht ishte e heshtur, me shumë zhurmë dhe djaloshi hapai sytë dhe vështroi fytyrën e butë të motrës.
-Freda.
-Ohhh.
-Duhet të shkoj. Duhet të ketë ardhur ora e drekës.
-Prit pak.
-Jo; se do vijmë prapë në qejf dhe do të prishim gjithçka.
U ndanë butësisht, por lëvizjet e të dyve, dy palët e duarve të buta në vithet e njëri – tjetrit, kur larguan trupat, dukeshin më shumë si një bashkim. Të ndarë, ata qëndruan pa lëvizur, duke i buzëqeshur njëri – tjetrit, duke prekur fytyrën e njëri – tjetrit me majat e gishtave duke lëpirë qepallat e njëri – tjetrit me lëpirje të vockla prej maceje.
-Po e bëjmë gjithnjë e më mirë.
-Po.
-Me kë shkove kësaj here?
-Ti e di.
-Po.
-Me kë shkove?
-Ti e di. Me kë ishe?
-Po. Ma thuaj.
-Nuk mundem.
-E di, po ma thuaj.
-Me ty.
-Po.
-Atëherë, a s’jemi dy trupa dhe një shpirt?
-Po.
-Po.
Përsëri heshtje. Ai erdhi prapë në vehte.
-Ku do të punosh sot?
-Të thashë. Në një furrë në rrugën “Exeter”.
-Po pastaj?
-Do ta çoj Alice-n në kinema.
Ajo kafshoi buzët, duke i dënuar ato dhe atë, pastaj ia nguli thonjt në sup.
-E dashura ime, unë vetëm sa ia bëj, kjo është e gjitha, e bëj të vijë, ajo nuk kupton më shumë se kaq.
U ngrit, filloi të vishet. Pas një çasti, ai ishte një djalosh shtathedhur, serioz, i veshur me një pulovër blu të errët. Krehu flokët me furçën e bashkëshortit të ri, si të banonte aty, ndërsa ajo vazhdonte të rrinte e shtrirë e zhveshur, duke e soditur.
U kthye dhe i buzëqeshi, i dashur dhe me ndjenjën e pronësisë, tamam si një burrë. Në fytyrën e saj kish një dëshpërim të humbur, që e bëri fytyrën e tij të ashpërsohej. U ul galiç pranë saj, i vrejtur, duke skërmitur dhëmbët, duke ia vënë butësisht gishtin e madh në mollëzën e fytit, duke e parë ngultazi në sy. Ajo merrte frymë me zor dhe u kollit. Ai e la gishtin e madh t’i rrëshqiste poshtë.
-Ç’ishte kjo, Fred?
-Betohesh që nuk e bën këtë me Charlie-n?
-Si mund ta bëj?
-E pse jo? Mund ta mësosh edhe atë.
-E pse? Pse mendon se do të doja ta bëja? Fred!
Dy palët e syve të thellë, të rrethuar nga mishi i lënduar, shihnin të dëshpëruar me pasiguri njëri – tjetrin.
-Nga ta di unë se çfarë do ti?
-Ti je budalla, – ia pat ajo papritur, me një buzëqeshje prej nëne.
ai vari kokën mbi gjoksin e saj duke marrë frymë sikur të psherëtinte, kurse ajo ia fërkoi kokën butësisht, me vështrimin te muri përballë, duke ia larguar lotët nga sytë dhe dha: – Ai nuk do të vijë sot për darkë. Është i nevrikosur.
-Vërtet?
-Flet vazhdimisht për ty. Sot më pyeti nëse do të vije.
-Pse, dyshon? Ngriti kokën rrëmbimthi nga gjoksi i saj i butë dhe me fytyrë të hidhëruar, e nguli vështrimin te sytë e saj. – Pse? Nuk besoj se je treguar budallaqe, apo jo?
-Jo, por Fred… por pasi rri me ty, kam frikë se ndryshoj…
-Oh, Krisht. Ai kërceu përpjetë, i dëshpëruar, duke nisur dhe ndalur lëvizje që shprehnin dëshirën për të ikur e për të shpëtuar, dhe urrejtje.
-Çfarë do prej meje atëherë? Do që të të bëj të vish? Hm, kjo është punë fort e lehtë, apo jo, nëqoftëse do këtë. Mirë, pra, shtrihu dhe do të të bëj të vish gjersa të këlthasësh nga dhimbja dhe kënaqësia, nëqoftëse kjo është e gjitha… Ishte gati t’i hiqte teshat; por ajo u ngrit vrik nga shtrati, duke e mbështjellë sakaq me tantellat e saj të bardha, nga instikti për të mbrojtur atë çka kishin arritur. I qëndroi përkrah, e gjatë sa ai, duke ia mbajtur duart poshtë. – Fred, Fred, shpirt, zemra ime, mos e prish, mos e prish gjithçka tani që…
-Tani që ç’farë?
Ajo e përballoi vështrimin e tij të egër me guxim, duke thënë qetësisht:
-Ç’farë pret ti, Fred? Ai nuk është budalla, apo jo? Unë nuk jam… Ai bën dashuri me mua, hm, ai është im shoq, apo jo? Dhe…hm, po ti me Alice-n, edhe ju të njëjtën gjë bëni, është normale apo jo? Ndoshta po të mos kishim Charlie-n dhe Alice-n për të na sjellë në qejf, nukd o ta bënim dot ashtu siç duam ne, po këtë e ke menduar ndonjëherë?
-A e kam menduar ndonjëherë? Hë, po ti ç’mendon?
-Epo mirë, normale është, apo jo?
-Normale, – tha ai me tmerr, duke i ngulur sytë në fytyrën e saj të dashur, si të mos donte ta besonte atë fjalë. – Normale, apo jo? Nëse do të vazhdosh të përdorësh fjalë të tilla… lotët nisën t’i rrëshqisnin në fytyrë dhe ajo filloi t’ia puthte me pasion si të donte të mbronte dashurinë e tyre.
-Pse më detyrove të martohem me të? Unë nuk doja, ti më shtyre.
-Nuk mendova se gjërat do të arrinin gjer këtu.
-Por kjo nuk na ka prishur, Fred, apo jo? Asgjë nuk mund të jetë si ne. Si mundet vallë? Ti e di këtë nga Alice-a, apo jo Fred? Tani ishte ajo që kërkonte me dëshpërim të sigurohej për ndjenjën e tij. Ia ngulën sytë njëri – tjetrit, pastaj i mbyllën, bashkuan faqet dhe qanë duke shtrënguar duart e dashuruara të njëri – tjetrit, nga frika se mos ajo çka ishin mund të përbaltej nga burri i saj dhe gruaja e tij.
Ai tha: – Ç’fare nise të thuash?
-Kur?
-Ja tani. Ti dhe, mos e prish punën tani që.
-Më zë frika.
-Pse?
-Po sikur të mbetem me barrë? Tani, një ditë duhet, është e drejtë ai do fëmijë. Po sikur të më lërë? Ka raste kur duket se është gati të më lërë, siç ndodhi sot. Në fakt ai nuhat diçka… është normale. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem kur jam me të, ti e di që ai e ndjen… Fred.
-Ç’farë?
-Nuk ka ndonjëligj kundër kësaj, apo ka?
-Kundër kujt?
-Dua të them, një vëlla dhe një motër mund të ndajnë një vend për të jetuar, askush nuk mund të thotë gjë.
Ai u largua prej saj, i tmerruar. – Ti je e çmendur.
-Pse jam e çmendur? Pse Fred?
-Ti nuk po mendon fare. Kjo është e gjitha.
-Ç’farë do të bëjmë atëherë?
Ai nuk i dha përgjigje dhe ajo psherëtiu me kokën e mbështetur pas supit të tij, fare pranë kokës së tij, me qëllim që ai t’ia ndjente sytë e hapur dhe qerpikët e lagët në qafën e tij.
-Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veç të vazhdojmë kështu, këtë ti duhet ta kuptosh.
-Atëherë duhet të jem e mirë me të, ndryshe do të më lërë dhe nuk i vë asnjë faj.
Ajo qante në heshtje, kurse ai e mbante pranë, i heshtur.
-Gjithçka është kaq e vështirë. Unë jetoj me shpresën që të vish ti, Fred, ndërkohë duhet të shtirem gjithë kohës.
Qëndruan në heshtje, me lotët që po u thaheshin, me duar të shtrënguara. Dalëngadalë u qetësuan, në dashuri dhe në keqardhje, në të njëjtën mënyrë siç qetësoheshin gjatë heshtjeve të gjata kur trupat e tyre ngërtheheshin nga dashuria, në buzë të shfrimit, derisa vinin e treteshin të dy në një flakë ngjashmërie.
Më në fund u puthën, si vëlla e motër, me ëmbëlsi dhe ngrohtësi.
-Do bëhesh vonë, Fred. Do të të heqin nga puna.
-Mund të gjej një punë tjetër.
-Edhe unë mund të gjej një burrë tjetër…
-Vaj Ulliri… sa bukur dukesh me këtë penjuarin e bardhë.
-Po, jam nga ato që nuk duket mirë zhveshur; kam nevojë të vishem.
-Ashtu është, duhet të iki.
-Do vish nesër?
-Po, rreth orës dhjetë?
-Po.
-Mbaje mirë me të. Ta – ta.
-Kujdesu për vete, kujdesu për vete, i dashuri im, kujdesu për vete…