Medalion
Përkthyesja: Brikena Smajli
Përtej portës me yje dhe hënë
Punuar brenda drurit të çvoshkur të portokallit
Gjarpri i bronxtë theket në diell
E palëvizshme si një lidhëse këpucësh; e vdekur
Por prapë elastike, nofulla e tij
E rregullt dhe ngërdheshja e kërrusur.
Lëpin një gjemb të ngjyrosur trëndafili.
Përmbi dorën time e var atë
Syrin e tij të kuq, flakërues.
Ndezur me një flakë qelqi.
Pasi e kthej kundruall dritës;
Kur dikur copëtova një shkëmb.
Zmeraldi u gri dhe u dogj si ky.
Pluhuri i veshi shpinën me okër
Ashtu si dielli djeg një troftë.
Prapë barku i digjet në zjarr
Duke ecur përmes armaturës,
Xhevahiret e vjetër digjen me të mekur.
Në çdo këmbëz – barku, të errët:
Perëndimi i diellit duket si përmes gotës së qumështit.
Dhe unë e pashë unazën e bardhë me larva.
E hollë, si gjilpërat e mavijosura
Ku të brendshmet e tij enjten si
Të kishte qenë duke gëlltitur minj.
Si thika, ai është mjaft i qashtër,
Vërtet metal i vdekur. Flakja e tullavcë kopshtarit përtërin qeshjen e tij.
Të kopshtarit përtërin qeshjen e tij.