Fenomeni i virgjinave të betuara

Autorja: Antonia Young

Fenomeni i njohur si “virgjinat e betuara “, i dokumentuar në të shkuarën, është menduar se është zhdukur gjhatë regjimit komunist 1). Megjithatë edhe sot ka shumë gra të tilla që jetojnë në Shqipërinë e Veriut. 2) Jo gjithmonë ato njihen nga njerëzit, sepse sapo prindërit e tyre ose vetë ato zakonisht, fëmijë ose adoleshentë,betohën të bëhen burra, vishen dhe sillen si burra dhe si të tillë ato pranohën dhe respektohën në komunitetin e tyre. Arsyet e ndryshimit të rolit të gjinisë dhe kalimit nga grua në burrë janë të ndryshme. Të dhënat e hershme tregojnë se alternativa e vetme e pranueshme për një grua që të mos martohet me burrin që i qe lidhur krushqia ishte të bëhej “virgjinë e betuar” (me këtë shpëtohej nderi i të gjithëve). Deri rreth viteve 1920, mbi 30% e burrave vdisnin nga vdekja me dhunë, duke rritur vlerën e pasardhësve meshkuj. Jo shpesh mungesa e djemve korrigjohej, ndreqej duke zgjedhur një vajzë për t’u bërë si djalë. Kjo traditë ka mbetur e gjallë në Alpet e Shqipërisë së Veriut, ku gjakmarrja është rigjallëruar.

Studimi i mëposhtëm është rezultat i kërkimeve arkivore dhe empirike për një periudhë kohe disa vjeçare.
Për here të parë unë u interesova për këtë problem gjatë udhtimit tim dhe studimit të këtij problemi nga fundi i viteve 50. Ekziston një literature e gjërë, shumica e shkruar nga udhëtarë të huaj që kanë ardhur në Ballkan në shekujt 19-20 deri në Luftën e Dytë Botrore
3) Ndër këta visitorë kishte figura të njohura si Lord Bajron dhe Eduard Lear. Pothuaj se të gjithë këta shkrimtarë i referohën kanunit dhe shumë prej tyre “‘virgjinave shqiptare”, gjithashtu në këtë shekull edhe antropologët dhe etnografët shqipëtarë kanë shkruar për këtë dukuri. Në mënyrë të veçantë dua ta përmend udhëtaren dhe antropologen autodidikate angleze Mary Edith Durhan që kaloi pjesën më të madhe të çerekut të parë të këtijë shekulli në të gjitha pjesët e Ballkanit dhe mbi të gjitha ndikoi në politikën e jashtme angleze në këtë zone.
Siç do ta shohim, Durham hoqi dorë nga përkrahja e hershme eSerbisë dhe iu kushtua përgjithmonë Shqipërisë. Durhami takoi shumë “Swarn virgins”, disa prej të cilave janë përshkruar në librin e saj “High Albania “gjatë një vizite në Shqipëri aty nga mesi i viteve 30. Disa ditë para udhëtimit shkrimtari udhëtar Bernard Newman zbuloi që shoqëruesi i tij ishte një grua .5) Më vonë, romancierja e njohur kanadeze, Alico Muno, bëri të njohur botërish këtë nepërmjet tregimit të shkurtër “The Albanjan Virgi “ këtë dukuri tradicionale.6)
Ndonëse të dhënat për këto 150 vitet e fundit kanë provuar ekzistencen e “swarn virgins” në krahinat e Malit të Zi dhe Kosovës në kufi me Shqipërin e Veriut, studimi i tanishëm përqendrohët kryesisht në Shqipërinë e Veriut.

Vendosja e fenomenit historikisht

Pikërisht në këtë zone malore veriore ku njerëzit ende jetojnë me kanunin ose ligjet e Lekë Dugagjinit, ky fisnik i shekullit 15 difikoj ligjet ekzistuese të malësisë. Kanuni i Lekë Dugagjinit rregullon çdo aspekt të jetës së njerzëve. Bile gjatë katër shekujve të sundimit otoman njerëzit e zonave veriore u ndikuan shumë pak nga jashtë. Këto ligje gojore që u përqafuan gjatë shekujve u shkruan për herë të parë në fillim te shekullit XX (dhe u përkëthyen ne italisht me 1943 dhe anglisht 1989). Ato përbëjnë 1263 zëra në lidhje me jetën fshatare pëfshirë:
Kishën, familjen, pronën, tokën, punën, nderin dhe martesën. Kanuni jep gjithashtu në mënyrë të hollsishme ndarjen e prerë të punëve sipas gjinisë. Do të doja të paraqitja detyrat e zakonshme sipas gjinisë për burrat dhe gratë:
Punët tradicionale të burrave përfshijnë:
Gjithë punët e rënda të dorës (prerje drush, sything, transport, punët në bujqësi,mbrojtjen e kafshëve dhe të pronës); bisedat me mysafirët, pirja e pijeve alkoolike dhe duhanit me mysafirët, marrja e hakut per të mbrojtur nderin e familjes.
Punët tradicionale të grave, hyjnë:
Lindja dhe rritja e fëmijve; gatimi dhe pastrimi i shtëpise; shërbimi ndaj burrave dhe mysafirëve (përfshirë këtu larjen e këmbëve të tyre); bajtje e ujit dhe druve te zjarrit; kujdesi për prodhimin e bulmetit dhe çuarjen e tij ne treg; larja dhe riparimi i rrobave:qendisja e veshmbathjeve dhe të linjtave; prodhimi i veshmbathjes për familjen, për pajë
dhe për shitje. Gjithashtu ato duhet të bëjnë punën e burrave në kohën e korrjeve, dhe njëkohësisht gjatë kësaj pune të tjerrin leshin ose të punojnë me shtiza për të kryer punët e shumta.

Shoqëria tradicionale fshatare në Shqipërinë e Veriut

Antropologjikisht kemi të bëjmë me një shoqëri patriarkale, patrilokale dhe patrilineal
ku presioni shoqëror i fisit luan rol të madh. Tradita përcakton nevojën për household heads (=burra, që mbante armë dikur ). Rëndësia e “nderit” është gjithashtu vendimtare për këtë nevojë.
Gjakmarrja /Bloodfens është ritualizuar shumë në përputhje me kanunin, në mënyrë që vrasjet e veçanta tëmos shikohen si krime, por si shprehje e dinjitetit të madh të gjakmarrësit (avenge)
Për të shpëtuar nderin e familes ndonëse e di që së shpejti ai ose farefisi i tij do të ketë të njëjtin fat.

Shkaqet e mungesës së burrave

Vdekjet me dhunë për shkak të kthimit të gjakëmarrjes pas rënjes së komunizmit (1991), dhe emigrimi i të rinjëve meshkuj për të kërkuar punë kanë shkaktuar mungesën e burrave.

Nevoja për të pasur një burrë përgjegjës

Roli i kryetarit të familjes është një detyrë me prestigj të lartë; qoftë ky dhe një burrë i zakonshëm /Ai duhët trashëguar pronën (ndonëse grate e kanë këtë të drejtë me ligj, pak do të guxonin të kërkojnë këtë të drejtë në kundërshtim me kanunin 7); për të përfaqësuar familjen me një mbledhje; për të kontrolluar familjen; për të marrë vendime për të gjithë familjet e cila tradicionalisht ka pasur 60-100 anëtarë kurse sot 10-15 në mënyrë të vaçantë në lidhje me nderin e familjes, martesat, edukimin dhe punësimin, për të drejtuar mirëmbajtjen dhe mbrojtur pronën dhe për të shitur ose blerë.

Prestigji i burrit dhe humbja e identitetit të gruas

Neni 29 i kanunit thotë:” një grua njihet si një thes i bërë për të duruar aq kohë sa jeton në shtëpinë e burrit. Prindrit e saj nuk ndërhyjnë në problemet e saj,por ata janë përgjegjës për të dhe duhet të japin llogari për çdo gjë të pa ndershme që bën ajo,”
Riti i qarjes me dënesë i nuses kur largohët nga shtëpia e prindërve nënkupton humbjen e identitetit të saj. Tradicionalisht prindërit e nuses i japin dhëndërit një plumb duke e inkurajuar atë që ta vrasë nusen në një nga këto dy raste: by adulteri shkelje kurore, tradhti bashkëshortore ose duke shkelur /tradhtuar zakonin e mikëpritjes. Si nusen (emër që merr sa kohë që në shtëpi nuk martohët edhe ndonjë djalë tjetër )ajo do të bëhet njeriu më i nënshtruar i familjes së burrit (qoftë e bukur apo e shëmtuar Ajo duhët të ngrihet e para në mëngjes dhe të shërbejë gjatë gjithë ditës në mënyrë të vazhdueshme 9). Ajo nuk duhet të komunikojë asnjëherë me të shoqin, nëse një gjë e tillë duhet bërë, kjo lejohët vetëm duke pëshpëritur 10).
Nusja fiton statusin e saj vetëm kur lind djalë, por megjithatë djali është i gjithë familjes kurse ajo mbetet si e huaj. Giusepe Alentini 11) ka folur për një burrë që besonte se nuk do të mund të shkonte në parajsë pa pasur një djalë.

Ndryshime të shpejta shoqërore

Tani në shumë zona të cilat s’kanë ujë të vazhdueshëm, ka një shtim të televizionit (në saje të planeve pesëvjeçare të E. Hoxhës që sollën elektrifikimin në këto zona të largëta)
Megjithatë ndikimi në zonat e veriut është shumë më i vogël se në zonat e tjera për arsye se infrastruktura është shumë e varfër(MTV duket si një përrallë nga një planet tjetër).Por ndryshime sigurisht se kanë ndodhur por shpërndarja e tokës nuk është zgjidhur. Kritere të ndryshme janë zbatuar, kooperativat janë plaçkitur dhe prishur. Dekreti qeveritar u premtoi të gjithëve një cope tokë, por qe i pa aftë që të bënte ndarjen. Disa kërkojnë atë që e kanë punuar për 50 vjet , të tjerë kërkojnë tokën që u është marrë gjatë 50 vjetëve. Shumë kanë mbetur pa tokë dhe janë detyruar të emigrojnë. Si pasojë e këtyre veshtirësive për shpërndarjen e tokës dhe të drejtjen për ujitje, kanë shpërthyer grindje dhe po rishfaqen gjakëmarrja, që thuhet se përfshinë rreth 60.000 njerz në rreth 2000 feuds, 5000 vrasje 12) në 5 vitet e fundit. Tani do të ndalemi te fenomeni “Swarn Virgins”, grate që zënë vendin e burrave kur nuk ekziston asnjë prej tyre. Lidhur me emërtimin, janë përdorur terma të ndryshëm që i referohën termit “Swarn Virgins”, ndonëse asnjë nga ato që kanë takuar nuk është e vetëdishme që quhet me një term të vaçantë, ato preferojnë ta quajnë veten thjesht burra.

Termat

  1. vaizë e betuar (shumë i përhapur sot) ku vendimi është bërë në fëmini ose që në lindje të saj nga prindërit që s’kanë djem (ndeshet sot afër Shkodrës).
  2. Virgjireshë (te qenët e virgjër) vendim i mëvonshëm
    virgjireshe (Shirokë, 1988)
    verginesa(Greamux, 1989) gjithashtu virgjireshat e Ballkanit
    virgjin (Gjergji, 1979)
    verghinesha (Cozzi, 1912 )
    Albanian virgin (Durham,1909)
    Swaru virgin/ avowed virgin
  3. murgesha, marga (sipas breamux:gjysëm fetar) 1715-1912 (e veshur me të zeza, sillet si murgesh por jeton me prindërit)
  4. Në gjuhë të tjera: serbisht:muskobanë (burrë-grua) muskobaray (si burrë) ostajnica (ajo që Stays) Mali i Zi: tombelija,basa, harabasa;Proshkja tonelija (e lidhur në një botim); Kroacia;zavjetovna devojka
    Turqi: Sadik (i ndershëm) Sta
    Antropologu, prof. Milderd Drekeman thotë që ato janë: individ që kanë ndërruar gjinin dhe janë kthyer në burra shoqërisht dhe bëjnë një jetë mashkulli” 23) Rene Gremaux vëren: Në virgjinat e ballkanit egziston një ambiguitet i brendshëm dhe një ambivalence që është pakësuar në thelb në sajë të klasifikimit të tyre si “social men “ si dhe në sajë të detyrimeve dhe të kufizimeve që në fakt ekzistojnë në lidhje me jetën e tyre seksuale 14).
    Sapo është marrë vendimi, shpesh i shoqëruar nga një betim për të mos pasur jetë seksuale, presjonet shoqërore bëjnë të mundur që ky ndryshim të mos përmbyset. Përparësitë e statusit të “sworn virgin” janë se e lejon atë të trashëgojë emrin dhe pasurinë, “të mbrojë shtëpinë,oxhakun dhe qirin të mos shuhen”. Virgjinat e betuara i përshtasin të folurit dhe gjestet në mënyr të tillë që shumë njerëz nuk mund të përcaktojnë identitetin e tyre të vërtetë seksual. Njerëzit e tjerë i konsiderojnë burra, duke përdorur zakonisht përemra mashkullore, qoftë kur iu drejtohën atyre qoftë kur flasin me to.
    Antropologu Andrew Shryock thotë: Karakteri thelbësor i virgjinës shqipëtare është aseksualiteti, mosgadishmëria për t’u martuar … në planin kulturor ajo ishte mashkull’( gjithashtu “jo-femër”15). Regjizori Srdjan Karanavic që ka bërë filmin Virgjina 16) thotë: një virgjinë e betuar nuk është burrë nga ana seksuale, por është burrë nga pkëpamja e fuqisë shpirtërore.
    Ajo që ka rëndësi është bartja e emrit =dhe e trashëgimisë.

Tri rastet

Unë kam takuar të paktën 10 “virgjina të betuara” të cilat i kam intervistuar, por do të ndalem të diskutoj vetëm për tri raste.

10) Jetime në moshën 10 vjeçare, Diella jeton me xhaxhanë e saj invalid Dedën, në një fshat të largët malor ku ajo u rrit nga gjyshja dhe Deda. Menjëherë pas vdekjes së gjyshes kur Diella ishte 18 vjeç, xhaxhai i saj u shtrua në spital në Shkodër 50 mile larg. Diella e vogël udhëtonte dy herë në muaj për 7 muaj me radhë për të parë xhaxhanë në spital, zakonisht duke ecur.
Megjithatë Diella nuk kishte takuar kurrë një “virgjinë të betuar” ajo dinte për të drejtat e saj sipas ligjeve të Kanunit nën ndikimin e të cilave njerëzit e saj kishin jetuar për shekuj. Për të bërë udhëtimet e gjata Diella vendosi të heqë dorë si grua: një grua vetëm nuk mund të bënte udhëtime të tilla” tha ajo “dhe po të vishesh si burr fiton respect”. Diella ka qenë punëtore gjatë rgjimit komunist.
Kur doli nga spitali, Deda i qe mirënjohës mbesës së tij që tani punon në token e vogël. Xhaxhai thotë për të që “ajo/ është djalë që ai s’e ka patur kurrë- unë nuk do ta punoja token për të”. Një fqinj thotë “ata janë një familje shumë korrekte, por unë nuk mund ta konsideroj Diellën si grate e tjera, sepse ajo është si burrë”.
Diella e pranon që është e vetmuar, duke harxhuar pjesën më të madhe të kohës me Dedën dhe me një tjetër Xhaxha plak, Zefin. Argëtimet shoqërore(në grup) janë të pakta në fshat,megjithatë Diella pi duhan dhe pi raki me burrat në dasma, funerale dhe mbledhje të rastit në fshat.
2)Lulja më tregoi mua fotografitë e saj si një burrë i ri:duke ngarë traktorin dhe kamionin (-profesione të saj që kur ishte 14 vjeç -) në dasma e veshur me veshje të bukur burri. Për mua nuk ishte mënyra e veshjes me pantallona por mënyra si sillej që e bënte atë të dukej si burrë. Mënyra si sillej ishte e ekzagjeruar po të krahasohej me veshjen dhe sjelljen e grave të ndrojtura të fshatit.
Lulja ishte fëmija e dhjetë në 11 fëmijë. Pas shtatë vajzash, nëna e saj lindi dy bonjake,njera prej të cilave vdiq menjëherë. Pjetri, ky që mbijetoji, ishte shumë i përkëdhelur dhe nuk do të mund të merrte përsipër përgjegjësinë si djalë i vetëm i familjes me nëntë vajza. Gjithmonë sillej si djalë. Motra e saj e madhe, Drania,që nuk u martua kurrë për shkaqe shëndetsore , thotë: ne u përpoqëm ta veshim Lulen me funde, por ajo refuzonte gjithmonë. Dhe ne e përkëdhelëm Pjetrin kur ai ishte i vogël: ai u bë i pa aftë për t’i bërë gjërat vetë “lulja e dinte gjithmonë se ajo nuk donte të marohej. Ajo thotë: “Unë gjithmonë largohesha kur isha fëmijë nëse dikush po vinte për të bërë një martesë”.U bë e qartë se Pjetri ishte i pa zoti për t’u bërë kryetar i familjes dhe përfaqësues në mbledhjet e fshatit edhe në çdo rast ai më pranonte mua si një vëlla të madh thotë Lulja. Në vdekjen e prindërve të tyre vetëm një vit pas martesës së Pjetrit, Lulja ub ë natyrisht udhëheqse e shtëpisë /drejtuese ,tani ajo drejton një biznes në makinën e saldimit. Ajo asnjëherë nuk u pendua për zgjedhjen e saj. “Nuk mund të bëja ndryshe…
Këtu unë drejtoja çdo gjë, unë kam një familje të madhe. Ne kemi mjaft tokë për të jetuar kur shfrytëzohët mire. Puna është gjëja më e rëndësishme në jetën time, ndonëse e ndjej mungesën e shoqërisë që nga koha që u bëra traktorist.” Gruja e Pjetrit e konfirmon nevojën e të qënit të Lules si drejtues i familjes thotë ajo: Unë gjeta një situatë të çuditshme kur u martova, por shpejt mësova dhe tani Lulja për mua është si vëlla. “Pjetri më ndihmon pak për familjen, e cila e shikon Lulen si burim të ardhurash dhe si njeri që merr vendimet në familje. Lulja çan drutë, mbjell, korr barin për të siguruar ushqim për kafshët. Tani ka gjashtë fëmijë në familje. Disa prej tyre pyesin “përse duhet ta quajmë Lulen “teto”kur ajo është një burrë?”
3) Në një fshat tjetër të vogël, afër Bajram Currit,84 vjeçarja Dilor drejtonte familjen Bujari. Kur e takova në 1984, nipi i saj Gjoka më tha: Ai akoma gëzon respect të madh nga të gjithë, ndonëse nuk mundet më që të luajë rolin aktiv që ka luajtur gjatë gjithë jetës së saj”. Kur ishte 6 vjeç,duke ecur në pyll, Dila takoi një doktor herbalist nga i cili mësoi vetitë e bimëve të zones. Ajo pas kësaj u muar me përgatitjen e ilaçeve nga bimët medicinale, dhe doktorët e spitalit këshilloheshin me të. Rreth moshës 8-vjeçare, me dy motrat e saj dhe pa vllëzër,Dila i shtoi emrit të saj prapashtesën -or që të tngëllonte si mashkullore (duke formuar Dilor ) dhe e ruan që kur vendosi të bëhet djalë, të
mos martohet kurrë, dhe të ketë avantazhet e jetës së burrit. Ajo bëri një takim me gjithë kushërinjët e saj, dhe pavarësisht nga mungesa e entuaziazmit në ldhje me zgjedhjen e saj, Dilor nuk hoqi dorë dhe shpejt fitoi respektin e familjes dhe të fqinjëve. Pas vdekjes së nënës , babai u martua shpejt dhe pati një djalë, Nikollën, por lindja e tij nuk ndryshoi vendimin e Dilarës. Më vonë prindërit e Nikollës vdiqën, Dilare dhe Nikolla ndërtuan shtëpinë e tyre. Nikolla u martua, djali i tij gjithashtu u martua, dhe familja tani përbëhej nga 7 vetë, Dilora vazhdonte të jetë përfaqësuese në mbledhjen e fshatit. Gjatë komunizmit kjo familje ishte nga të fundit që humbi token, e cila eventualisht u muarr me force. Dilora, një katolike e devodshme, shpesh vizitohej nga policia për këtë gjë, dhe ajo vazhdonte të vepronte si burrë në këto konfrontime të fuqishme:” Unë dija si të flisja me këta burra shpesh u jipja bakshish; unë përpiqësha që familja ime t’i priste sipas traditës, mire, por në fumd ishin zyrtarët nga larg që bënë konfiskimin e tokës sonë”. Nilolla kujton:’ata nuk guxonoin ta arrestonin Dilarin, sepse ai respektohej shumë nga fshati”. Dilari kërkohej shpesh që ta përfaqësonte fshatin në dasmore (zakon tradiciomal i shoqërimit të nuses në dasëm ). Sipas këtij zakoni Dilare duhej të vishte xhamadanin (xhaketë e qendisur që përdorët në ceremoninë e martesës që vishet nga burrat)
Por gruja e Gjokës fillimisht ishte e çuditshme, por u pajtua me gjendjen. Ajo thotë:është detyra ime të punoj për Dilor, ndonëse ajo është shumë e çuditëshme, e veçantë (Whimscial) “kapriçioze”, shumë njerëz bënin komente për përdorimin e fjalëve të ashpra nga Dilare, (deemed) të menduar si të përshtatshme për burrat. Dilara (veshja burrërore e së cilës ishte e stilit tradicional, përfshirë qeleshën) shpesh bënte rrugë të mëdha për të vizituar njerëzit.
Duhet një sqarim që rasti i “virgjinës së betuar” nuk duhët ngatërruar me homoseksualitetin. Unë asnjëherë nuk takova një virgjinë të betuar që kishte një partner (burrë ose grua).Mgja në Serb Rene Greamaux ka ndeshur raste të tilla.
Një “virgjinë e betuar” është betuar të mbetët e virgjër dhe ndodhët në një persion që ta mbajë këtë betim. Kjo është në përputhje me ligjet tradicionale, (kanunin). Witaker shkruan për shqiptarët e Shqipërisë së Veriut që ata “duhët
të jenë shumë/ të rezervuara në shprehjen hapur të emocioneve seksuale… në të vërtetë virgjina është një nga konceptet bazë në vargun e të
drejtave që përcakton nderin e familjes, mbi bazën e cilit qëndëron gjakmarrja”/
Ndonëse përfundimet e mija janë subjektive, do të thosha që të paktën ekzistojnë 100 raste. Unë kam takuar edhe një fëmijë që po rritet për t’u bërë “virgjinë e betuar” e brezit të ri. Më e reja që kam takuar është 22 vjç, por ajo dukej shumë e çorientuar, parashikimi im është që në sajë të ndryshimeve shoqërore të shpejta, kjo praktikë tradicionale pas një ose dy brezash.

SHËNIME

  1. Edhe antropologia e shquar shqiptare, Andromaqi Gjergji, në një artikull të saj për virgjinat, e ka përshkruar fenomenin: si një traditë të zhdukur :” Gjurmë të matriarkatit në disa doke të dukshme të jetës familjare”, Buletini i Universitetit të Tiranës (shkencat shoqërore), Nr. 2, 1963, f.284-292.
  2. Shih p.sh.Fatos Baxhaku,”ja pse preferova të jetoj si një mashkull “, Gazeta shqipëtare, 21 maj, 1996, f. 7; shih gjithashtu Antonia Young “Sworn Virgins of Albania”, Cosopolitan, Decembre,1995.
  3. Shih Shpëtim Mema: Albanica I , Albanica II, Tiranë ; Bibloteka Kombëtare, Sektori i Albnalogjisë, 1987; j. Allcock dhe A.Young (botues): Black Lambs and Grey Falcons: women trawellers in the Ballkans, Bradford University press, 1991; Valentina Duka: Albania as viwwed by English travelers of nineteenth centur në Bradford Studies of south Eastern Europe, gazeta periodike nr. 2, Univerziteti i Bradfordi 8, Bradford.
  4. Botuar për here të parë nga Edward Arnold, Londër,1909: ribotuar nga Virago Press, Londër, 1985; Beacon Press, Boston 1987.
  5. Albanian Back- door, Herbert Jenkins, Londër 1936.
  6. Botuar për herë të parë në New Yorker, 27 qershor- 4 korrik, 1994.
  7. Neni XX: “ Gruaja shqipëtare nuk trashëgon asgjë nga prindërit e saj; as prone e as shtëpi; kanuni e konsideron gruan si një gjë të tepërt në familje; dhe neni XXX VI. 88; kanuni njeh djalin si trashëgimtar dhe jo vajzën.
  8. Neni XXI i kanunit:”prindërit… e gruas së tij… E dhamë atij( dhëndërit) një fishek për t’u mbrojtur nga dy veprime (për të cilat) një grua mund të vritet: a)për tradhëti b)për shkelje të zakonit të mikëpritjes.
  9. a) Rose Wilder Lane, Peaks of Shala, Harper, New York, 1993, f.25.
    Kur nusja arrin në shtëpinë e burrit apo zë vend në një qoshe duke qëndruar në duar të mëbshtetura në gjoksin e saj,me sytë ulur, për tri ditë e net ajo është e detyruar të qendroj në këtë pozicion, pa ngrën epa pirë. Ditën e dytë ajo lëvizë nëpër shtëpi, duke iu urdhërave të të moshuarve, gjithënjë në këmbë derisa ata ta lejojnë të ulet duhë ulet duhët të rrijë. Gjashtë muaj nuk duhët t’i flasë njeriu.me prejashtim të rasteve kur të tjerë i drejtohën asaj.
    Bert Backers “Behind stone walls” dissertacion për marrjen e gradës “Dokor në filozofi”,1979, f.147.
    Nisja e re lëviz lirisht në fshatin e ri, vetëm pas një viti. Si një nuse e re, status që zgjatë rreth tre ose deri pesë vjet, ajo është nën një gjykim të vazhdueshëm. Ajo nuk ka shumë liri dhe duhët të jetë e bindur dhe në dispozicion të pjestarëve të tjer të familjes. Ajo përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të fitojë miratimin e familjes së saj të re.
    10) Francois-Charles-Hugues-Laurent Pouqueville,
    Travels through the Morea, Albania and Several other parts of the Ottoman Empire, London Richard Philips, 1806.
    11) Përmendur nga Paul H. Stahl në Household, village and village conferedation in Southeastern Europe, New York: East Europian Monographis 1986
    12) Përmendur në Parlamentin Shqipëtarë (1995)
    Branko Jolis,” Honour Killing makes a comeback”, The Guardiar 14 august, përkëthyer nga Delo, një e përjavshme sllovene.
    13) Kapitull në librin e botuar nga Bollough Ver, Bollough and Bonnue,1996.
    14) Rene Gremaux, “Woman becomes man in, the Balkans” në Gilberd Herdt, Third sex,Third Gender, New York, Zone Books, 1994.
    15) “ Autonomy, Entanglement, and the feud: prestige structures and gender values in highland Albania”, Anthropolgical Ouarterly, vol.61,n=1, January, 1988.
    16) Bërë më 1991 si rezultat i bashkëpunimit të shoqërive kroare, serbe e franceze, ky është filmi i fundit jugosllave që njihet zyrtarisht si i tillë. Subjekti është marrë nga një gazetë e cila bënë fjalë ndër të tjera për jetën e një gruaje në 1994. Karanoviç besonte që ky ishte rasti i fundit ekzistues.
    17) Ian Whitecker, “A sack for carrying things: the tradicional role of women in northern Albanian society” në Anthropologial Quarterly,vol.54,1981.

BIOGRAFI

Ka pasur studime për Shqipërinë në përgjithësi, por gjithashtu edhe libra kushtuar marrjes dhe organizimit të saj në të shkuarën dhe në periudhën e tanishme.
The Albanians of Rrogam, video made by Granada Television of England, deries”Disappering World”, first shown, July 1991.Allcock, J, and Antonia Yong, eds.Black Lambs and grey Falcons women travelers in the Balkans, Bradford university Press,1991.
Amnesty International, Albania: political inprisonment law, 1984 Baxhaku,Fatos Gazeta Shqipëtare,21 Maj, 1996,p.7.
Backer, Berit,”Behind the stone walls; changing household organization among
the Albanians of Kosovo”, Ma Thesis,University of Oslo,1979. Begolli,Valbona,Pozita e gruas në Kosovë me një vështrim të posaçëm në të
drejtën zakonore (The position of women in Kosova with special
attention to costmary law), Pristina,Rilindja,1984.
Benzenberg, Jutta and Ardian Klosi, Albanisches Uberleben (Albania
Survival), Salzburg, Otto Muller Verlag,1993.
Biber,Mehmet,”Albania alone against the world”,National Geographic,vol.158,
No.4,Octombr,1980
Boehem, Christopher, Blood Reveng: the encatement and management of
conoflict in Montenegro and other tribal societies. Univers ty Press of
Kansas,1984.
Buda, Aleks,principal editor, Edrejta e zakonore shqipëtare,
Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës
Popullore,1989.
Buvinic M.and n. Youssef,Women-headed Households; the ignored