Malli për ty gjatë një të diele

Autorja: Ilirjana Stringa

E diel, ora 10.00

Vetëm Zoti mund të ndërhyjë për t’ia dhënë lirinë popullit shqiptar, ka thënë Nënë Tereza. T.ka vdekur.P.T.ka bërë poezi për Nënë Terezën. Aia bën poezi sa herë vdes ndonjëri. Do bëjë poezi P.T.kur të vdes unë? E kam seriozisht! Jo! Por jo vertëm kaq: dynjaja do thotë që unë s’kam pikën e respektit për vdekjen e Nënë Terezës. Tamam! Pikën e respektit!

E diel, ora 12.00

Liri! Demokraci! Liri! Demokraci! ci! ci! ci!
Poshtë diktatura! ra! ra! ra!
Duam paret tona! na! na! na!
Na ktheni kufomat! at! at! at!

E diel ora 19.30

Zoti na ka krijuar për një jetë tjetër. Kjo jetë është kalimtare. Gjithësia po zgjerohet. Dielli ynë është një diell i zakonshëm me madhësi mesatare. Kur ai të shuhet ne këtë do ta mësojmë pas 8 minutash. Kaq i duhet ngjarjes të mbërrrijë nga Dielli në Tokë. Unë atëherë s’do jem. S’do jem as në vitin 2040; 3059; 6002… S’është aq e thjeshtë, por dhe aq e vështirë jo! Liri! Demokraci! ci! ra! na! at!

E diel, pak para lajmeve të orës 20.00

……………..Me…………Lines atdheu është më afër se ti