Përse ne nuk duam që burrat të votojnë

Autorja: Alice Duer Miller

Përkthyesja: Sazana Çapriqi

1. Sepse burri e ka vendin në armatë.
2, Sepse çdo burrë i vërtetë dëshiron t’i zgjidhë të gjitha duke luftuar e kurrsesi ndryshe.
3, Sepse sikur burrat të përvetësonin metodat paqësore atëherë gratë nuk do t’i respektonin.
4, Sepse burrat e humbin sharmin e vet po të dalin nga sfera e natyrshme e tyre dhe të interesohen për gjëra të tjera përveç ushtrimeve me armë, uniformave dhe daulleve.
5, Sepse burrat janë tepër emotiv për të votuar. Sjellja e tyre në lojërat e bejsbollit dhe konventat politike e dëshmon këtë, ndërsa për shkak të prirjes së lindur që kanë, të joshen nga forca, ata bëhen të papërshtatshëm për qeverisje.