Ç’është eseja?

Autorja: Floresha Dado

Përcaktimi i këtij lloji krijues, vazhdimisht dhe në periudha të ndryshme historike, ka ngjallur interes midis teoricienëve të artit letrar dhe shkrimtarëve. Pikëpamjet janë shprehur si në tajtesa të mirëfillta teorike, ashtu dhe në ese të veçanta. .
Ky krijim kapriçioz, me mënrën e organizimit të brendshëm dhe të jashtëm, ka provokuar intepretime kontradiktore, jo vetëm midis teoricinetëve që kanë pikëpamje të dallueshme, por edhe bendapërbrenda sistemit krijues të vetë atyre që e kanë lëvruar. Energjike, e befasishme, e pasur në mënyrat se si i shfaqet lexuesit, eseja që në fillimet e saj e deri sot varion në mënyrat më interesante dhe të larmishme, duke shkrirë në vetvete tipare të artit letrar, por dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Për këtë arsye problemi themelor që është diskutuar vazhdimisht ka qenë dhe mbetet:

Eseja, një zhanër letrar?

Ata që e përfytyrojnë esenë si lloj letrar janë krejtësisht shkrimtarë, të cilët në praktikën e tyre krijuese, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme i fshijnë kufijtë midis letërsisë artistike dhe krijimit eseistik. Madje jo rrallë eseja është shfaqur edhe si pjesë përbërëse e ndonjë romani, p.sh., te romanet e Cervantes-it e Filding-ut ndeshen pjesë eseistike, te Stern-i eseja merr një funksion të veçantë, duke nxitur mendimin e veprës. në mendimin krijues të tyre ajo bëhet një nga format më të ndjeshme të ndërtimit artistik.
Prirja për ta shkrirë esenë me letërsinë ka shkuar deri aty sa të propozohet një lloj i veçantë letrar, që u quajt roman-ese.
Nëse do të pranohej identifikimi i esesë me letërsinë, atëherë tek ajo do të kërkoheshin ato tipare specifike që e dallojnë letërsinë, si lloj arti, nga format e tjera të veprimtarisë intelektuale, të cilat përdorin metodën shkencore të analizës dhe argumentimin logjik. Pra, eseja duhej të angazhohej dhe interpretohej njëlloj siç veprohe me një vepër letrare.
Pikëpamja që i shkrin këto dy lloje të krijimtarisë e sheh esenë si një krijim të lirë, thellësisht subjektiv, që me strukturën e vet krijon hapësirën e një pafundësie interpretimesh, që e çliron krijuesin nga çdo rrgull dhe parim normatizues.
Por është e ditur tashmë, se çdo lloj letrar, që i përket një gjinie letrare, me gjithë pasurimin dhe evoluimin që ka pësuar gjatë zhvillimit historik, me gjithë thithjen e elementeve nga lloje e gjini të tjera, dallohet prej veçorish tipologjike, që, në njëfarë mase, janë të qëndrueshme dhe që përcaktojnë specifikën e dallueshme të tyre (qofshin këto lloje të gjinisë epike, lirike apo dramatike). Atëherë, nëse do ta konsiderojmë esenë si një ndër llojet letrare, cilat do të ishin tiparet thelbësore që do ta fusnin atë në sferën e letërsisë? Ç’është letërsia? Një pyetje që duket e lehtë, por që gjithsesi rreth saj diskutohet vazhdimisht.
Sidoqoftë tiperat qenësore të letërsisë, që e bëjnë plotësisht të dallueshme nga format e tjera të krijimtarisë, janë të mjaftueshme për të gjetur raportet e vërteta të saj me esenë. Ky ka qenë dhe mbetet problem i diskutueshëm, krahas raportit të veçantë q ka eseja edhe me sfera të tjera të krijimtarisë.

Eseja, lloj i kritikës letrare?

Pikëpamja që e quan esenë si llojin më tipik të kritikës letrare, e sheh atë shumë më të hapur ndaj fushave të tjera të dijes, si filozofisë, psikologjisë, etikës, sociologjisë, historisë etj. Madje kjo interpretohet si prirje për të forcuar bazat filozofike dhe shkencore të kritikës letrare. Kjo prirje përbën atë krah që kritikën letrare e pranon si një ndër disiplinat e shkencës letrare dhe që, si e tillë, përfaqëson në vetvete një vlerësim të ndërlikuar, sa shkencor, aq dhe individual, të papërsëritshëm.
Por, krahu më i vendosur në identifikimin e esesë me kritikën letrare është ai që niset nga pikëpamja se kritika është një veprimtari e pavarur krijuese, pra është një lloj «letërsie për letërsinë». Duke qenë se kjo lloj kritike ka cilësi që dallojnë krijimtarinë letrare, si ekspresiviteti, karakteri figurativ, lirizmi, subjektivizmi etj., po këto tipare i shfaq edhe eseja, e cila identifikohet me kritikën letar të përfytyruar pikërisht me këtë specifikë.
Këto qëndrime kanë bërë që eseja të konsiderohet edhe si një zhanër i ndërmjetëm midis letërsisë dhe shkencës letrare, si një nga urat, përmes së cilës kritika, nga njëra anë, zgjeron përmbajtjen e saj me problematikë të jetës njerëzore, nga sfera të shumanshme, qofshin dhe të kundërta; nga ana tjetër, pasuron shprehësinë artistike. Pikërisht mbi bazën e këtij konceptimi është folur edhe për procesin e eseizmit të kritikës.

Cili është raporti midis esesë dhe kritikës letrare?

Për t’iu afruar një përcaktimi sa më të qartë mund të shtrohej pyetja: Cili është destinacioni i këtyre dy llojeve të krijimtarisë?
Eseja nuk ka si qëllim të analizojë dhe të gjykojë një vepër, siç bën kritika letrare. Sigurisht edhe ajo mund t’i kushtohet një vepre, një krijuesi apo një dukurie letrare, por nuk është ky tipari themelor që e përcakton atë si zhanër të veçantë, madje, edhe nëse e bën këtë, qëllimi dhe mënyra është e ndryshme.
Kritika letrare, ndonëse e ka të theksuar elementin subjektiv, gjithsesi ka një metodë, e cila mund të jetë e shumëllojshme (biografike, psikologjike, strukturaliste, impresioniste, etj.). Në të mund të dallohen dy elemente strukturore:

  • elementi i përgjithshëm teorik, që ka të bëjë me pikëpamjet teorike të kritikut (estetike, filozofike, tekniko-letrare etj.)
  • elementi i perceptimit subjektiv, që shpreh aspektin ndjesor, subjektiv, atë çka kritiku e plotëson, e interpreton përmes intuitës apo përjetimit individual.
    Ajo që shkakton eseistin me kritikun e ka bazën pikërisht në momentin e interpretimit të lirë subjektiv. Sa më shumë theksohet subjektivizmi, aq më tepër afrohet kritika me esenë. Në mënyrë të veçantë kritika impresioniste është ajo që pothuajse zhduk kufijtë me esenë, sepse kritiku jepet pas mendimeve e ndjenjave të veta, ai bëhet në njëfarë mënyre shkrimtar, duke u përpjekur të shprehë sa më bukur përjetimet që i lindin gjatë leximit të veprës. Kjo lloj kritike shkruan për veprën sipas shijes perosnale, pa i dhënë rëndësi njohjes së parimeve teoriko-estetike. Ajo vlerëson mbi gjithçka bukurinë e komunikimit, që lidhte si me gjuhën që përdor, ashtu edhe me aftësitë krijuese të kritikut. Në stilin figurativ, ajo kërkon të gjejë përgjithësisht ato cilësi që e dallojnë krijimtarinë artistike. Është pikërisht kjo lloj kritike (me përfaqësues Baudelaire, Eliot, Lemaitre etj.) që krijoi njëfarë shkrirjeje midis përfytyrimit të esesë dhe kritikës letrare.
    Por, në të vërtetë, lidhjet midis esesë dhe kritikës duhen parë jo vetëm në aspektin e karakterit subjektiv të krijimit, por edhe në një drejtim tjetër. Pikëpamja që e sheh kritikën si një sintezë të artit me shkencën, krijon një hapsirë më bindëse për të kuptuar edhe natyrën e esesë.

Eseizmi si sistem mendimi e shprehjeje artistike

Jashtë krahasimeve me zhanre të tjera, ëshë më mirë që esenë ta njohim si një mënyrë të veçantë krijimi, që është e lirë, që ka karakter «të hapur».
Eseja njihet përgjithësisht si një kompozim në prozë (pak ese janë shkruar në poezi), që mund të trajtojë probleme të ndryshme të jetës, të artit,të moralit, pra një tematikë pafundësisht të gjerë.
Eseja shfaq në mënyrë të theksuar veçanësitë e arsyetimit dhe intuitës krijuese të autorit, i cili shpreh pikëpamjet vetjake ëpr një problem, synon të prezantojë një tezë rreth një subjekti të çfarëdoshëm.
Në mënyrën e konceptimit mund të lëvizë midis letërsisë, gazetarisë dhe shkencës.
Ajo nuk përdor medotën shkencore të analizës ose të argumentimit shkencor. Kjo nënkupton që eseisti shkruan për një auditor të gjerë, jo të kualifikuar, ndaj të cilit nuk ndjen përgjegjësi përtë argumentuar pikëpamjet e shtjelluara. Në dallim nga një artikull shkencor, ku është i domosdoshëm argumentimi, referimi bibliografik, korrektësia e trajtimit dhe e parashtrimit të tezave, në ese autori është i lirë në pohimet dhe interpretimet e veta, t cilat mund të jëne thellësisht subjektive.

Në aspektin tipologjik esenë e kanë dalluar në dy lloje:

Ese formale, që është relativisht «impersonale» dhe kjo do të thotë se autori shfaqet si një autoritet, njohës i mirë i temës që trajton. Duket sikur elementi subjektiv nuk është «i shfrenuar» dhe pa bazë mbështetjeje.
Eese joformale, që mund të quhet edhe «ese perosnale», ku autori krijon më shumë intimitet me lexuesit e tij. Tematika e kësaj lloj eseje nuk është shumë e specializuar. Autori është i lirë të shprehë pikëpamjet e veta në pozicione nga më të lirat. Zakonisht këtë ese e preferojnë shkrimtarët.
Ky dallim tipologjik mund të përcaktohet edhe ndryshe, duke iu referuar qëndrimit të autorit ndaj temës që trajton:
Ese analitike, kur eseisti trajton një temë të shkëputur, analizon një dukuri të caktuar, duke synuar të hartojë tezën e vet, të bëjë një interpretim «logjik» mbi bazën e disa analizave (e tillë do të ishte eseja e Kadaresë në parathënien e veprës së Migjenit).
Ese krijuese, kur autori mund të mbështetet në përovjën e tij personale për të trajtuar një çështje. Ai, gjithashtu, mund të «trillojë», të imagjinojë një proces apo dukuri. Hartimi i kësaj eseje është kryesisht një proces prodhues dhe më pak një informacion i grumbulluar. Imagjinata e autorit del në plan të parë dhe ai ka mundësi të shumta të zbulojë personalitetin e tij, kulturën, pasurinë e gjuhës, etj. Pikërisht në këtë tip eseja, duket si një zhanër «i lirë».
Pavarësisht nga këto përcaktime, formale ose joformale, analitik ose krijuese, eseja duhet kuptuar si një zhanër më vete, me veçoritë e saj, si një proces specifik i të menduarit dhe shprehjes artistike. Ajo s’mund të identifikohet as me letërsinë, e cila ka veçanësinë e saj si lloj arti, as me kritikën letrare, e cila ka objektin dhe metodat e veçanta të analizës së veprës letrare. Objekti i esesë është jo thjesht shumë më i gjerë, por pafundësisht i larmishëm.
Eseja nuk duhet identifikuar gjithashtu me asnjë nga format e tjera të njohjes shkencore (filozofia, publicistika, historia etj.), të cilat jo vetëm kanë objekte të caktuara, por janë trajtime dhe vlerësime teorike, që veprojnë me nocione logjike, etj.
Eseja qëndron më vete. Por karakteri i theksuar subjektiv, liria e imagjinatës së autorit, pafundësia e temave që mund të trajtohen në të e bën gjithashtu një zhanër të vështirë për t’u përcaktuar. Tekanjoze në natyrën e saj të brendshme, ajo sikur luan me autorin dhe me lexuesin. Ajo është pranuar si një ndër krijimet më të këndshme, si për autorin, i cili e ndjen veten mirë në lirinë dhe intimitetin që krijon me këtë zhanër, ashtu edhe për lexueisn, i cili provon kënaqësi estetike nga «tezat», hamendjet, interpretimet origjinale, shpesh befasuese, nga stili i këndshëm i komunikimit, etj.

Pak nga historia e esesë

Shumë shekuj para se zhanrit t’i jepej emri «Essais» (1580), nga eseisti i njohur francez Michel de Montaigne (1533-1592), atë e gjejmë të lëvruar në botën antike nga Sokrati (469-399) e Platoni (429-347), Theofrasti (372-288) e Ciceroni (106-3), në moralistikën epistolare të Senekës (4-65), të Plutarku (46-127), në vetërrëfimet e Augustinit (354-430), etj., që dëshmonin për një traditë të pasur në filozofimin e problemeve të ndryshme të jetës së njeriut, prmes një forme të lirë.
Shekuj më vonë, në shkrimete Michel de Montainge-it u vu re përpjekja për një lloj kryqëzimi të traditës së filozofisë së lashtë me traditën e kritikës. Duke bërë bashkimin e këtyre dy llojeve të dijes, esetë e Montaigne-it i dhanë edhe mendimit kritik një drejtim të ri, dhe pikërisht kalimin nga karakteri filologjik i saj në vështrimin e poetikës, retorikës, stilistikës etj.
Në shkrimet e para të eseistit të shquar francez shprehej dëshira për të bërë një ndryshim themelor në mënyrën e diskutimit, trajtimit të subjekteve të ndryshme, duke iu larguar parashtrimit sistematik, formal. Sipas këtij koncepti ato ishin meditime të lira për anë të ndryshme të qenies njerëzore, për përvojën e tij jetësore, etj. Pikërisht te këto shkrime të Montaigne-it lindi eseja si zhanër i veçantë, si një formë individuale e shprehjes.
Pas tij, në kalimin midis shekujve 16-të dhe 17-të, një tjetër eseist i shquar angley, Francis Bacon (1561-1626), inauguroi përdorimin e termit në esetë e tij, shumica e të cilave ishin komente të shkurtra mbi temat rreth martesës, së vërtetës etj. Në krahasim me Montaigne-in, esetë e Bacon-it ishin me më pak fjalë, ndonëse ai i quante ato «figuracion i këndshëm, që të jep më shuëm oreks sesa ngopje», toni i tyre ishte më solemn, struktura më senticiale, me gjykime për tema praktike të karakterit moral, politik, etj.
Në 1660 Abraham Coëley shfaqet si pionieri i dytë i esesë angleze, që vazhdon traditën e esesë së tipit personal dhe reflektvi. Ai trajtoi tema të tilla, si liria, vetmia, korpacia, shkurtësia e jetës etj.
Në shekullin e 18-të Alexandre Pope (1688-1744) e përdori termin «ese» për kompozimet e tij në vargje «Ese për kritikën» dhe ‘Ese për njeriun», por mbas këtij shekulli eseja në vargje e humbi pëlqimin e eseistëve dhe ajo u lëvrua përgjithësisht në prozë. Eseja mori një pamje më moderne tek autorë të tillë, si JOhn Milton (1608-74), John Dryden (1631-1700), Dr. Samuel Johnson (1709-1784), etj. Në këtë përiudhë esetë shkruhen shpesh me qëllim që në mënyrë të këndshme të ndikonin në arsimimin; ato shfaqen si vijëzime humoristike ose dhe reportazhe, si skica karakeresh, si kritika letrare e trajtime estetike. Të përbashkët kishin fjalorin e zgjedhur por të thjeshtë.
Në këtë shekull eseja lulëzon edhe në Gjermani, përmes emrave të njohur të Shchiller-it (1759-1805), vëllezërve Schlegel; më vonë eseja preferohet nga Heine dhe shkrimtarë të tjerë, në shkrimet e të cilëve ndjehet shpesh një ton ironie gazmore, e hareshme.
Lulëzimi i esesë në shekullin e 19-të, i përkiste përsëri jo vetëm Francës, por edhe Anglisë, edhe Amerikës. Kryesisht ajo mund të karakerizohej e tipit «personale», dhe preferohej si nga shkrimarët ashtu edhe nga kritikët letrarë. Kritikët priren ta shfaqin veten si shkrimtarë, ndërsa shkrimtarët si kritikë. Portretet e Sainte – Beuve-it, Brander-it, Lemaitre-it, etj., të shekullit të 19-të ndiqen nga një plejadë e tërë eseistësh të mëdhenj të shekullit 20, gjatë të cilit bëhen botime më vete esesh, ku shfaqen emra tashmë të njour, si E.M. Forster, V. Ëoolf, T.S. Eliot, Ë. Benjamin, G. Orëell, S.de Beauvoire, E.B. Ëhite, S.Zveig, A. Gide etj.
Në Europë eseja u përdor nga eseistët kryesisht për diskutim idesh, për polemika dhe qëllime politike, ndryshe nga tradita angleze, e cila kish përcjellë më shumë ese të tipit joformal dhe familjar.
Edhe në ditët e sotme eseja vazhdon të mbetet një ndër llojet më të preferuara për kritikët letrarë, për shkrimtarët dhe publicistët, që me shkrimet e tyre i kapërcejnë kufijtë e këtij lloji. Duke qenë se është zgjeruar shumë hapësira e letërsisë, e kritikës letrare, e formave të shkurtra të publicistikës letrare, e fejtonit, etj., ajo mbetet gjithsesi, midis tyre, forma më e lirë krijuese, pra, dhe lloji më i vështië për t’u kanonizuar.