Sociologjia e romanit «Sikur të isha djalë»

Autorja: Fatbardha Hoxha

Vepra e parë e llojit të romanit që njohim nga Stërmilli «Sikur të isha djalë» pati fatin të botohet dhe të përhapet e lexohet si rrallë ndonjë vepër tjetër. Horizonti i gjerë i pritjes që pati kjo vepër flet si për vlerat e saj, aq edhe për faktin se ajo kishte prekur një nga plagët më të dhimbshme të shoërisë shqiptare dhe joshqiptare. Dalja e veprës nuk ishte thjeshtë një ngjarje letrare. Ajo ishte më shumë se kaq. Dhe kjo u ngjet zakonisht veprave që arrijnë të prekin probleme të mprehta sociale e humane. Romani erdhi dhe u receptua si roman i dhimbjes dhe i shqetësimot social e human. Për të kuptuar rezonimin e veprës me aktualitet social të kohës së vet, do të duhej të sillnin në mënyrë qoftë të ngjeshur përmes një digresioni burimet e këtij shqetësimi, që do të ishte aq jehonë në kohë dhe më tej.
Interesimi për fatin, jetnë dhe të drejtat e femrës, lufta për njohjen e tyre kanë një histori të gjatë. Prekursorët e feminizmit i takojnë Francës së pas Revolucionit të Madh, në fundin e shekullit XVIII. Lëvizja feministe njohur martirët e saj që në hapat e para. Në shekullin XIX ajo përfshiu Amerikën. Lufta kundër skllavërisë në kontinentin e ri e vuri në spikamë pozitën e poshëruar të femrës në jetë e shoqëri.
Kulmet e veta kjo lëvizje me sens progresiv do t’i arinte në vitet ‘20 të shekullit tonë, kur femrat fituan të drejta politike, si e drejta e votës në shumë vende të Evropës e më tej, por që isht ende larg arritjes së një barazie reale. Se sa aktual mbetet ky problem mjafton të thems e edhe këtë fundshekulli shqeësimi më imadh që vjen nga shoqëritë civile të rruzullit tokësor është se edh fillimshekullin e ri bota rrezikon ta presë me dy njerëzime që ka në bazë ende pabarazinë reale midis dy sekseve. Do të mjaftonte të kujtonim se në repertorin e Bitëllsave në vitet ‘70 do të tingëllonte fort kënga «Gruaja skllavi i botës». Ndërsa bashkëshortja e një kandidati për president të SHBA në vitet ‘70 do t’i drejtonte këto fjalë burrit të saj: «Unë dëshiroj që të mos harroni zonjat dhe të jeni në favor dhe më bujar ndaj tyre, se sa paraardhësit tuaj. Kini parasysh se të gjithë burrat do të ishin tiranë apo të mundnin».
Është kjo atmosferë evropiane e botërore që u reflektua edhe në realitetin shqiptar. Është kjo klimë interesash për fatin dhe pozitën e pa kurrfarë të drejtë të femrës që kishte përfshirë edhe mendimin shqiptar.
Shekujt e gjatë të mesjetës edhe në Shqipëri kishin lënë femrën në skllavëri të vërtetë. Asaj i mohoj çdo e drejtë njerëzore, bile edhe emri. Mendimi i ngurtësuar se gruaka ka lindur dhe duhet të jetë e nënshtruar ndaj burrit kishin krijuar raporte të tilla midis sekseve, ku graja duhej të pranonte, bile të dëshironte burrin si dominant në të gjitha kuptimet e fjalës, ajo duhej të manifestonte një tërheqje të përjetshme dhe mungesë të protagonizmit që shkonte deri në vetësakrifikimin e saj për dashurinë e fëmijëve dhe të burrit.
Këtë pozitë të nënshtruar të femrës e kisthe kodifikuar qenia e Shqipërisë provincë e Perandorisë Osmane, ku vepronin ligjet e lindjes. Megjithatë edhe pse Shqiopëria me kodet e saj të shkruara dhe të pashkruara nuk i rezervonin ndonjë fat të lumtur femrës shqipotare si krijesa më e shtypur e më e dhunuar dhee përbuzur, shqiptarë të ditur, tepër sensibël ndaj atyre dramave dhe tragjedive që ndodhnin në jetën e tyr,e por edhe të ndieshëm ndaj zhvillimeve progresive të njerëzimit, do të arrinin të reagonin drejt nga pozita humane e demokratike.
Është me iners të thuhet, s si rrjedhim i një paradoksi të çuditshëm, shqiptari do të reagonte krejt ndryshe nga ç’reagonte në jtë ndaj femrësnë këngët e tij të bukura. Në këngë që të befasojnë dhe të habisin për bukurinë e tyre shqiptari do të fiksonte atë që ndiente thellë në shpirt për femrën, ku ajo ngrihej si një objekt dhe subjekt i hijshëm dhe madhështor.
Nga fondi i hershëm i folklorit shqiptar ngrihet sublime Rozafa si mishërim i vetësakrifikimit dhe i vazdhimësisë dhe lulëzimit të fisit njerëzor. Shqiptari përmes figurës së një gruaje të thjeshtë kishte përjetësuar si në përmendore gruan-simbol, gruan-kështjellë. Epika legjendare dhe historike e shqiptarave dëshmon se shqiptari është ngritur mbi paragjykimet e ngurtësuara, kur gruaja i është bërë krah në luftë e në qëndresën kundër armiqve shekullorë. Ai jo vtëm që nuk e ka përjashtuar, por e ka pranuar dhee ka pavdeksuar në këngë devocionin e saj.
Këngë që i këndojnë trimërisë së femrës shqiptare ndesh gjeografikisht kudo në Shqipëri. Por më fatlume dhe e preferuar do të shfaqej femra në lirikën popullore, sepse aty gjenia krijuese e shqiptarit shpërfaq habitshëm origjinalitetin, virtuozitetin qartësisht të mvehtësishëm të artit të vet.
Por ndërsa dëshmitë artistike të krijimit popullor shpalosin poezinë e shpirtit shqiptar, jeta e zakonshme, përditshmëri e saj ishte e zymtë, e mvrenjtur, e vrazhdtë.
Në raportet midis dy sekseve, dominant i dëshiruar apo i padëshiruar mbetej burri dhe e përulur, e ndrydhur deri e dhunuar në dinjitetin e saj mbetej femra.

Interesimi për femrën, për të drejtat e saj në mendimin dhe letërsinë reflekse shqiptare

Përveç se në artin anonim, mendimin shqiptar për femrën e gjejmë të fiksuar heret, që në hapat e parë të letërsisë reflekse shqiptare.
Në veprën «Rrethimi i Shkodrës» (1504), Barleti nuk mund të mos vëjë në dritë kontributin e grave dhe vajzave të qytetit të vet, që megjithëse seks i butë, nuk iu shmangeshin sakrificave në mbrojtje të qytetit të vet. Ndër të parët që me intuitë e vërejti dhe e fiksoi fatin e rëndë të femrës ishte vjershëtari i shekullit XVIII Hasan Zyko Kamberi që u qan hallin atyre se «Ymër në dorë s’kanë» dhe «i martojnë më pahir», duke dhënë tabllonë e një jete anadollake që ndrydh dinjitetin femëror.
Në klimën emancipuese të Rilindjes Kombëtare, që shkrinte në një lirinë e atdheut me lirinë e njeriut, interesimi për femrën njohu një shqiptim dhe publicitet të lakmueshëm, çka përbën një nga faqet e ndritura të atij mendimi dhe do të shënonte parahistorinë e asaj lëvizjeje, që do të merrte në mbrojtje të drejtat e femrës dhe që do të përfshinte shoqërinë shqiptare të shekullit të ri.
Nuk është thjesht rastësi që në veprat e Jeronim de Radës, Gavril Darës, Zef Serembes, Naimit, Mjedës, Fishtës e të tjerëve që erdhën më pas, figura e gruas do të zërë një vend të gjërë dhe me vlerë. Nuk është rastësi që romani shqiptar, si ai që flet shqip apo në gjuhë të huaj ve në qendër figurën e femrës. Kujtojmë «Siofia kominante» dhe «Bija e mallkuar» të F.A. Santorit apo «Bardha e Temalit» të Pashko Vasës.
Në vitet ‘20 e ‘30, kur lëvizja feministe njihte kulmet e veta në Botë, nis të konturohet e të marrë jetë një lëvizje e gjerë edhe në mendimin shqitpar që u shfaq sidomos në shtypin dhe letërsinë e kohës. Tregues i saj ishte edhe botimi i një radhe organesh shtypi nga publiciste femra si «Ylli i mëngjezit» (Boston, 1917), «Zana» (Durrës, 1914(, «Shpresa kombëtare» (Vlorë, 1921), «Grueja shqiptare» (Shkodër, 1922), «Mbleta shqitpare» (Korçë 1922).
Për fatin e femrës, për të drejtat e saj e ngrenë zërin jo vetëm organet e botuara nga femra. Vështirë të gjendet ndonjë organ (edhe këto janë aq të shumtë dhe, ç’është më e rëndësishme, botohen brenda vendit) që të mos shqiptohet për problemin e femrës, që të mos i kushtojë asaj një shtyllë apo të mos hapë një rubrikë. Ishte ky interesim provë e integrimit të shqiptarëve në rrjedhat e zhvillimit të perëndimit evropian e më tej.
Problemi i të drejtave të femrës do të hynte në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar, në mars 1923. Këshilli do të diskutonte pa marrë asnjë vendim çështjen e heqjes së mbulesës së femrës. Në fjalën e mbajtur aty, Fan S. Noli, theksonte: «Se a duhet të dalë gruaja e zbuluar apo e pazbuluar, kjo nuk na intereson shumë, por duhet të na tërheqë vëmendjen gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare…». Duke e parë problemin më thellë se sa vetëm në pamjen e jashtme, Noli theksonte: «Një komb që e ka gruan në një gjendje të tillë nuk mund të jetë një komb i fortë që të mund t’i japë shtetit ushtarë të shëndoshë e të mirë. Gjendja e mjerë e guras shqiptare është një çështje që duhet të na interesojë se është vitale për jetën tonë».
Këtij fakti i bën jejonë Fishta në poemën satirike të botuar atë vit, «Gomari i Babatasit». Ai nuk duron dot pa vënë në bisht të lahutës javashllëkun anadollak që dikton pas debatit parlamentar dhe që pengon përparimin real të vendit me fytyrë nga qytetërimi perëndimor.
Fishta shkruan:
Se ish çilë fjala në Parlament
Që për të dajtë na liberala
Njerëz tamam oksidentala
Do të bajshin sot zanat
Me na usjellë pa perde gratë.
Është me interes të theksojmë se opinionet e shfaqur në shtypin e kohës ndryshojnë në përmbajtje dhe në formë. Rol të spikatuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të femrës luajtën disa organe si «Bashkimi», «Rilindja», «Bota e re» etj.: «… Në qoftë se duam që fjalët e mëdha të lirisë dhe të përparimit të mos mbeten të kota, duhet t’i lirojmë nënat, motrat tona, duhet t’ua zbukurojmë e t’ua lehtësojmë shpirtin dhe mendjen dhe t’i sigurojmë të drejtat e tyre në shtëpi dhe në shoqëri», – shkruhej në «Bashkimi».
Ndërkohë kur edhe monarkia bënte përpjekje me anë të reformës për të thyer normat e ngurtësuara në trajtimin e femrës, nuk mungonin edhe mendime dhe qëndrime konservatore që ndesheshin sa në shty, aq në ndonjë botim të paktë të kohës: «… Natyra e gruas i ka imponuar disa shërbime që nuk mund të bashkohen me të drejta politike. Vendi i gruas është rreth vatrës, ajo është mbretëria e saj dhe atje ajo i ka të gjitha rasjet të rrëfejë gjitha mirësitë e shpirtit dhe të natyrës së saj…».
Është kjo lëvizje mendimesh e qëndrimesh nga më të ndryshmet, që e detyron monarkinë që në kuadrin e atyre reformave të rrihnin të institucionalizonin «rrugën e përvetësimit ma të shëndoshë e më modern të jetës shoqnore në Shqipni», të shpallë kodin civil dhe dekretin për heqjen e perçes, për të cilat nuk munguan lavdërimet e elozhe si nga shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt.
Në një botim të kohës shkruhej: «Vdiq çarçafi, simbol i një të shkuare. Ai ra nga shtrëngimi i pamëshirshëm i një qyeërimi nivelues, ky simbol i fundit i jetës orientale…».
Në debatin publik nuk munguan edhe polemikat që vërtetojnë diversitetin e mendimit.
Përpjekjet për të sjellë një fllad lirie në jetën e femrës, që od të gjallëronte të drejtat e saj u përallën me mendime skeptike si këto: «… tue u orvatë m’e pshtue gruen shqiptare prej robnije, mos rrehemi me e qitë qemerit. Sa asht për t’u ankue robnija e grues, aq të neveritë e asht për t’u dënue emancipacioni i saj».
Skepticizëm apo maturi as sens mase në përpjekjet për të drejtat e femrës shpreh edhe ky mendim: «Por sot, misionin e drejtë të kësaj kreature kaq të çmueshme duen me e ndrrue tue i dhanë nji eduatë e drejtim krejt të ndryshëm që nuk përkon me seks të saj: s’duen me i lanë tjetër, por format e femnës. Lypin të përzihet ndër të gjitha veprat e mbledhjet e burrnimit, të marrin zyrë e t’u rrijë sa ma larg punëve të shtëpisë që e shmangin krejt prej qëllimit të rritjes së fëmjës dhe të mbarështimit të shtëpisë».
Por lëvizja në mbrojtje të të drejtave të femrës, e ndihmuar nga lëvizja e fuqishme feministe në Evropë, kërkonte të evidentonte gjendjen pa asnjë farë të drejte të femrës shqiptare. «Në të gjitha anët e vendit tonë, thuhej në një revistë të viteve ‘30, në fshatra e qytete, gratë po rënkojnë nga padrejtësitë dhe paragjykimet që i kanë rrënjët në shekujt e kaluar dhe po presin shpëtiin».
Në një organ tjetër thuhej: «Duhet të mos e lëmë gruan shqiptare të mbetet si gjer tan, spektatore e heshtur e jetës sonë shoqrëore, por të thërrasim të hyjë edhe ajo në shoqëri si pjestare e dobishme. Duhet ta kuptojë edhe ajo vetë se është e vlefshme në shoqëri…».
Është për t’u theksuar se problemi nuk shtrohej në mënyrë sentimentale, por duke përvetësuar fjalët e Naimit «Si mund të vejë mbroth një komb, kur gratë, dmth gjysma e popullsisë rrinë mbyllur si në kuvli?» lëvizja ndikonte drejtpërdrejtë në vetëdijësimin e femrës për të drejtat e saj.
«Duhet të rindërtojmë jetën tonë nga fillimi (themeli) se problemi i çlirimit të gruas është një problem njerëzor, shpirtëror, kulturor, shetëror e kombëtar», shkruante revista «Bota e re».
«Le të isha burrë thërret duke psherëtitur çdo grua… Por në vend të kësaj fraze që tregon njëkohësisht dëshpërim dhe dobësi do të jtë më mirë që ajo të punojë, të përpiqet të luftojë që të arrijë në një shkallë me burrin».
Mendimi i kohës kërkon jo vetëm vetëdijësimin e femrës, por vetëdijësimin dhe sensibilizimin e gjithë opinionit shoqëror për këtë plagë shoqërore që dhemb aq shumë. Pa iu shmangur një vështrimi human, mendimi i jep edhe përmasë sociale problemit.
«Gruaja, zotërinj që keni fuqinë në dorë, është një njeri si dhe juve dhe do të rrojë si njeri. Për qindra e qindra vjet e keni mbajtur nën thundrat tuaja në pamundësi që të kuptojë këtë gjë. Ajo sot e ka kuptuar mirë e më mirë dhe nuk do më të jtë rob i këtij sistemi, që padrejtësisht keni rregulluar».
Është po kaq me rëndësi fakti se në faqet e shtypit midis Luftrave u b9otuan artikuj që e shihnin problemin e lirisë së femrës në shumë plane dhe se këta artikuj patën për autorë edhe publiciste femra, çka flet për progresin e lëvizjes dhe të vetë femrës. Të tillë ishin artikujt: «Problemi i prostitucionit’, «KUsh ka veshë për të dëgjuar», «Modernizma dhe çarçafi», «Problemi i gruas ka mbrojtje’, «Zi apo barbarizmë» etj.
Letërsia u tregua e ndieshme ndaj shqetësimit shoqëror për fatin e femrës dh e jetën e saj. Kjo sigurisht vinte për dy arsye që buronin nga kahje të ndryshme, po që konvergonin në një pikë, së pari ajo vinte nga përjetimi i fatit të rëndë të femrës shqiptare, që edhe më shumë se simotrat e saj evropiane dhunohej e nëpërkëmbej, por vinte gjithashtu nga një interesim i shtuar për fatin dhe të drejtat e saj si në Evropë edhe kudo në Botë, veçanërisht në periudhën midis dy Luftrave.
Dhimbja dhe shqetësimi shoqëror për fatin dhe të drejtat e gruas u bë motiv i mjaft veprave dhe shkrimeve të shkrimtarëve shqiptarë.
Serio Spasse, në romanin e tij «Pse?» (1935) dhe në shuëm tregime, skaliti në art femrën – viktimë të mendësive dhe të zakoneve të egra barbare tek e cila ai evidenton një botë të pasur shpirtërore. «Litari duhet të zhduket për femrën – këlthet S. Spasse, – … nuk durohet skllavëri e litarit. Poshtë sklalvëria! Poshtë litarët!». Një krijim «Deri kur?» të Veli Stafës dhe «Kënga e shtëpisë përdhese» të Qemal Stafës, autorët arrijnë të japin vizatime realiste të gjendjes së mjeruar të femrës shqiptare, këto simotra të «Dijes» së Haki Stërmillit janë të paradënuara të shuhen nga vuajtjet ose të provojnë tragjedinë e braktisjes së familjes, siç ndodh me shkrimin e Andrea Varfit «Ajo iku» (1937).
Shkrimtari që e pa më gjerë dhe që depërtoi më thellë në tragjeidnë njerëzore e sociale të femrës në shoqërinë e kohës dhe që e pasqyroi atë me realizëm është Migjeni. Poetin nuk ta joshte zulma e heroizmit të saj atdhetar përcjellë brez pas brezi. Si një vëzhgues i hollë i shoqërisë së kohës së vet, ai do të kapërcente pragun e shpirtit të saj të mbushur plot e për plot me dashuri të brishtë për jetën, për burrin, fëmijën, por edhe me neveri që sjell vrazhdësia e jetës, që e detyorunë atë të cënohet në gjënë më të vyer për shqiptarin, nderin e saj. «Mëkati» i saj ka arsye jetike. Në emër të dashurisë për jetën ajo pranon edhe «turpin». Tek ajo shkrimtari zbulon shumë më tepër ndjenjë, se sa tek shoqëria që «drejt apo zhdrejt» e detyroi. Poeti numëron rrahjet e dhimbjeve të shpirtit të saj në një shoqëri të pashpirt. E rrahjet e tyre janë shumë, janë ato të malësores që zgjatet të shuajë urinë me qershija, të malësores që bashkë me barrën e druve që duhet të shesë, i duhet të ndiejë dhimbjet e shpirtit, të malësores që provon puthjet e cubit rebel, të saj «që vallëzon valle në rrugë të madhe», e nënës që tmerri se mos po i vdes fëmija e çon në skandal, e të tjera, e të tjera. Shkrimtari që më drejtpërdrejtë cek problemin e lirisë së femrës është «Të çelen arkapiat» që Migjeni shkroi më 1936, por që u botua si vepër postume. Prozën «Të çelen arkapiat» e përshkon tej e tej një ironi e thellë ndaj mjedisit patriarkal e fanatik dhe reagimittë tij ndaj çdo hapi sado të paktë për të sjellë ndonjë fllad emancipues. Zgjidhja e gjetur përmes «çeljes së arkapijave» si mjet shpëtimi, do të shuajë kureshtjen e do të mbushë jetën «me përfolje si qëndron lagja në pikëpamje të reformave» apo do të sjellë efektet e «ligjës së dekretueme për zbulimin e grave». Ka në këtë tregim të Migjenit aq tharm komik për të mbrojtur një vepër të përmasave të mëdha që do të kishte nëntekst të fortë mesazhin emancipues të poetit, që qëndron në opozitë jo vetëm me mjedisin anadollak anakronik dhe zgjidhjet me marifetet e tij, por edhe me vtë institucionet e kohës, të cilat shkrimtari nuk i gjen në nivelet e dëshiruara.
Në këtë udhë ecën edhe shkrimtari Haki Stërmilli që përjeton dhe bashkon gjithë dhimbjen dhe shqetësimin e tij me kahet më të avancuara të kohës. Edhe pse zë jo i vetmuar në kohën e vet, ai me veprën e tij manfieston vokacionin e talentin e tij për këtë dhimbje dhe shqetësim shqiptar, por edhe jo vetëm shqiptar, duke shprehur e shpërfaqur individualitetin e tij krijues dhe në një kuadër më të gjërë ballkanik e evropian, origjinalitetin e shqetësimit shqiptar për femrën që i jepte tipare origjinale edhe veprës së tij.
Romani pati jo vetëm fatin të botohej, por edhe të ketë edhe një horiyont të gjërë pritjeje. Dëshmi për receptimin e tij janë shkrimet që u botuan në shtypin e kohës. Vepra doli nga shtypi në nëntor 1936 dhe shkrimet e para për të u botuan në dhjetor të po atij viti. Ato vazhduan edhe dy-tre vjet pas botimit.
Lexuesit e veprës, njerëz të zakonshëm apo të letrave në kohë e vlerësuan me objektivitet romanin në shkrimet që botuan në shtyp apo në letrat që i drejtuan autorit. Është kjo që e nxiti autorin të ribotojë veprën e vet dy vjet më pas, pra më 1938, një gjë e rrallë për kohën, por që flet për receptimin e veprës në kohë.
Entuziazmi i lexuesve rridhte në vlerësime të sinqertë e të hovshme, çfarë dëshmonte për horizontin e ngrohtë të pritjes. «Meritoni mijra bravo, sepse është një vepër origjinale, nga ato që nuk do të vdesin për shumë kohë, ndoshta për jetë…», i shkruante në letrën që i dërgon shkrimtarit Ramiz Harxhi, i cili frymëzuar nga fati i protagonistes së romanit, thur vargje për të.
Shënimet e botuara, si dhe letrat e dërguara autorit, vlerësojnë problemin që romani ve në qendër si problem «i shtruar në shesh të bisedimit» dhe pikërisht për këtë «ai nuk është roman dëfrimi por shqetësimi».
Edhe për shkrimtarin u shprehën konsiderata të çmueshme. Ai u quajt «mjeshtër i urtë», «mbrojtës i të drejtave të gruas». U vlerësua qëllimi fisnik e human. Në to nuk u shmang mjeshtëria e shkrimtarit, i cili u quajt «një studiues i thellë i shoqërisë sonë», «një psikolog i vërtetë», trajtimi «i temës aq bukur dhe interesantshëm», «një kryevepër, e para e këtij llojit», «që jep fytyra aq të gjalla, sa të duket sikur i njohim dhe i kemi rreth nesh».
Sadoqë, pothuajse të gjitha shkrimet e shënimet që u botuan apo letrat që mori autori ishin entuziaste, në to nuk munguan edhe vërejtjet për ndonjë të metë të veprës, siç është shkalla e vërtetësisë në konceptimin e figurës kryesore si dhe në ndërtimin artistik të saj.
Është me interes të veçantë që në receptimin e vlerave të veprës mendimi për femrën e të drejtat e saj shihte tek romani vetëm një pamje të jetës së saj të privuar nga të drejtat fillestare njerëzore.
Receptuesi i kohës shihte tek romani vetëm pikënisjen e atij problemi që kishte sensibilizuar gjithë opinionin shoëror të kohës. Ky mendim thekson fort nevojën e vetëdijësimit të femrës në luftën për të drejtat e saj dhe është po kaq i rëndësishëm edhe fakti se këtë mendim ashtu siç ndodhte në vendet më të emancipuara në kohë kishin arritur ta pohonin e ta mbronin me vetëdije të qartë përfaqësuese femra. Në letrën e të resë me pseudonimin «Flaka» që autori botoi në botimi ne dytë të veprës, pasi ajo vlerëson veprën dhe autorin shkruan: «Do të vijë dita që ne, pa qenë nevoja të bërtasim «Sikur të isha djalë», të bashkueme nën flamuri ne lirisë» do të gjejmë «vetë rrugën e drejtë, rrugën e shpëtimit’. Edhe publicistja Olga Plumbi do ta zhvillonte më tej mesazhin e veprës teksa shkruante: «Thirrja e vajzës «Sikur ë isha djalë», kallëzon dëshpërim dhe dobësi…» dhe «… se shpëtimin duhat ta presim prej vetë vajzës…».
Pati edhe ndonjë shkrim në formë letre që iu drejtua shkrimtarit në shtyp, ku i kërkohet që ai të os e ndërpriste veprën e tij fisnike në shërbim të çlirimit të gruas në rrethana shoqrëore, që nuk ndihmojnë, por vetëm pengojnë.
Në botën e «vrazhdë, të ligë dhe plot gënjeshttra», shkrimtari nuk «u kuptua», sepse Dija dhe shoqet e saj vuajnë.
Në përgjigjen që dha Haki Stërmilli po në shtypin e kohës, afirmoi sërish qëllimin që e ka shtyrë të shkruajë romanin. Shkrimtari e ka kuptuar kritikën e tërthortë dhe të dyfishtë ndaj realitetit «shurdh dhe të verbër» dhe ndaj atij vetë që, siç thotë, po e kuptonte gjithnjë e më mirë se «… zani i saj lypsej të ishte kushtrimi ma i fortë për botën intelektuale që duket si e mpit përpara problemeve me rëndësi kryesore të vendit.
Mendimi kritik i kohës afirmonte se shkrimtari ia kishte arritur qëllimit, se kishte arritë të sensibilizonte ndienjën e mendimin e receptuesit dhe ç’është më e rëndësishme, t’i vinte në lëvizje ato. Prandaj edhe vlerësimet për të, për vlerat estetike të veprës, do të provonin se ai kishte hyrë «në rrjeshta të luftëtarëve për mbrojtjen e të drejtave të gruas», dhe «jo vetëm si përshkrim i një periudhe që po zhduket, po edhe si «lajmëtar i nji periudhe që po lind».