Po hëna ku është në vargun tim

Autorja: Xheraldina Vula

Prehje të varfër kam mëngjesin
tërë mendime të lagura vesë
lakuriq për të drithëron në mua
dëshira si zog i trembur në natë
dikush tjetër përqafimin më fal
tërë epsh dhe ipem si e marrë
po hëna ku është në vargun tim
them si e trembur për vitet
në të folurën që nuk e njoh
majë gjuhe më rri akti i fundit
ma djeg qafën belin qartë si fillim
lakuriq për të drithëron në mua kur
rrënjët mi zhduk tërë egërsi ndarja